Mësoni 45 minutat më të rëndësishëm të ditës

14 Tetor '21

Mësoni 45 minutat më të rëndësishëm të ditës
	 	 

24 orët e ditës janë në dispozicion për të përmbushur detyrat e për të bërë shumë gjëra të tjera brenda dhe jashtë punës. Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se cila është koha më produktive e ditës?

Njerëzit e suksesshëm përqendrohen në energji pozitive gjatë jetës së tyre, pavarësisht se çfarë ndodh rreth tyre. Ata janë të prirur që t’i shohin më shumë sukseset e tyre në të kaluarën, sesa dështimet e tyre. Ata janë të përqendruar në hapat e radhës për t’i përmbushur objektivat që i kanë vënë. E produktiviteti është ai që e kanë dhe e kërkojnë gjithmonë.

Cila është koha më produktive në 24 orë?

Një kohë shumë e rëndësishme është që ta ndani një pjesë kohe përpara se të shkoni në shtrat. Kjo është koha kur e pranoni suksesin tuaj, i rishihni qëllimet, përqendroheni në një të ardhme të suksesshme dhe i bëni planet specifike për atë që do të punoni ditën e ardhshme.

Pse është pikërisht kjo? Sepse, çfarëdo që të lexoni, shihni, dëgjoni dhe flisni rreth diçkaje dhe i provoni gjatë 45 minutave të fundit të ditës ka jashtëzakonisht ndikim në gjumin dhe ditë që vjen.

Sipas autorit, motivuesit dhe sipërmarrësit amerikan Jack Canfield, gjatë natës mendja juaj e pavetëdijshme i ripërsëritë dhe i proceson këto inpute të vonshme të natës deri në 6 herë më shumë sesa gjithçka tjetër që e përjetoni gjatë ditës. Kjo është arsyeja, sipas Canfield pse përgatitja për provime gjatë natës vonë funksionin si dhe pse shikimi i filmave të frikshëm përpara se të shkoni në shtrat ju jep makthe.

Po ashtu, kjo është arsyeja pse leximi i përrallave në shtrat është shumë i rëndësishëm për fëmijët. Tregimet i ndihmojnë ata që të flenë në gjumë, t’i përsërisin mesazhet, mësimet dhe moralin e tyre, kështu që bëhen pjesë e vetëdijës së fëmijëve.

Kjo pra është koha idelae për të lexuar ndonjë libër autobiografik që ju inspiron apo libër për vetëngritje. Prandaj, autori sugjeron që të meditohet, të dëgjohen audio programe për vetë-ndihmë ose që të bëni plane për të nesërmen përpara se të shkoni në gjumë.

Më poshtë, janë disa ushtrime që i ka këshilluar Jack Canfield e të cilat do t’ju ndihmojnë që të përqendroheni dhe të ecni përpara në fund të ditës.

  • Uluni me sytë mbyllur, merrni frymë thellë dhe jepni vetes njërën nga udhëzimet e mëposhtme!
  • Shihni se ku mund të keni qenë më efektivë gjatë ditës!
  • Shihni se ku mund të kishit qenë më të ndërgjegjshëm!
  • Ku mund të ishit përshtatje më e mirë për profesionin!
  • Ku mund të ishit më të dashur!
  • Ku mund të ishit më pohues!

Duke qëndruar ashtu ulur qetësisht, një numër ngjarjesh që kanë ndodhur gjatë ditës do t’ju vijnë në mendje. Kështu që, mblidhni ato, pa ndonjë gjykim apo kritikë për veten! Kur nuk keni më asnjë ngjarje, kushtoni vëmendje për secilën prej tyre dhe mendoni se çfarë do të bënit sikur të kishit qenë më të vetëdijshëm dhe më të ndërgjegjshëm! Kjo do t’ju bëjë që të ndryshoni sjellje dhe të dini si të qaseni në situatat e ardhshme.

Përqëndrohuni në suksesin ditor

Vëmendja dhe vëzhgimi është një mjet tjetër i fuqishëm që ta mbani veten të përqenduar në gjëra pozitive. Duke e bërë këtë çdo ditë, për muaj të tërë, do të nxitni vetëbesim dhe ta nxitni paraqitjen në secilën fushë të jetës.

Hapi tjeër, merreni parasysh pse secila prej arritjeve është e rëndësishme për ju dhe shkruani ato pranë fushës përkatëse të jetës që e mendoni! Pastaj, identifikoni si do të bëni progres në fushën e njëjtë! E fare në fund shkruani veprime të posaçme që do t’ju udhëheqin në këtë progress!

Nëse jeni udhëheqës ose menaxher, merrni parasysh që i gjithë stafi juaj të bëjë këtë ushtrim 30-ditorë me ju. Kjo do t'i mbajë ata të përqendruar dhe do ta rrisë besimin e tyre.

Krijoni ditën ideale

Një mjet tjetër i fuqishëm për t’ju mbajtur të fokusuar për ta bërë jetën tuaj pikërisht ashtu që dëshironi të jetë, është të merrni disa minuta pasi të keni planifikuar orarin tuaj të së nesërmes dhe ta përfytyroni gjithë ditën duke shkuar saktësisht ashtu siç dëshironi.

Paramendoni që secili është aty kur i thirrni, çdo takim fillon dhe mbaron në kohë, të gjitha prioritet tuaja po bëhen, secila porosi po bëhet me lehtësi e kështu me radhë! Shihni veten tuaj duke e bërë më të mirën në cilën situatë që do të përballeni gjatë ditës! Kjo do të bëjë që ndërgjegjja juaj të punojë gjatë gjithë natës në krijimin e rrugëve për t’i bërë ato të ndodhin, pikërisht ashtu siç i keni imagjinuar.

Kjo do të bëjë që jeta juaj të ndryshojë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC