Mos e lini Sindromën Impostor që ta thyej vlerën tuaj!

11 Tetor '21

Mos e lini Sindromën Impostor që ta thyej vlerën tuaj!
	 	 

A keni dëgjuar më parë për Sindromën Impostor? Një shkrim i “Frontiers in Psychology” i i identifikon disa karakteristika kryesore të personalitetit që janë të lidhura me Sindromën Impostor, ose tendenca për ndjerë që nuk jeni mjaft të mirë në përpjekjet profesionale si përvoja, trajnimi, çmimet, mirënjohjet apo edhe mendimet e të tjerëve.

Sipas autorëve të studimit në Univeristetin Helmut Schmidt në Hamburg të Gjermanisë, njerëzit që shfaqin Sindromën Impostor kanë prirje të kenë vetëbesim të ulët dhe një shkallë e lartë neurotizmi. Personat me karakteristika të tilla janë të prirur që sukseset e tyre t’ua atribojnë faktorëve të jashtëm si fati dhe mundësia, ndërsa dështimet ose reagimet negative faktorëve të brendshëm si mungesa e intelegjencës dhe potencialit të tyre.

A është e njëjtë si ndjenja e ankthit?

Kjo sindromë shkon përtej “flururave në bark”, është një zë negativ që iu përfshin pavarësisht sesa kolegë, shokë dhe familjarë mundohen që t’ju vlerësojnë.

Çfarë të bëni?

Nëse përballeni më të tilla sindroma, atëherë duhet hapa për të bërë, të cilët ndihmojnë që në mos për ta kthyer, për ta marrë kontrollin.

Ndaloni së krahasuari veten me të tjerët

Përqendrohuni në triumfet tuaja, pavarësisht se sa të mëdha apo të vogla të jenë, e jo në arritjet e atyre që të rrethojnë. Natyrisht që do të ketë më të mirë se ju, po aq sa edhe më keq. Personi vetëm që mund ta kontrolloni është vetja juaj.

Ndani ndjenjat nga faktet

Kur ju “godet” sindroma, për ta bërë atë të pavlefshme duhet që t’ia rikujtoni vetes që është vetëm një iluzion. Nuk do të thotë që është e vërtetë nëse e shihni veten që nuk i keni meritat në suksesin tuaj. Kujtoni rrugëtimin tuaj dhe hapat që i keni bërë dikur për të mbërritur ku jeni sot! Merrni frymë thellë dhe respektojeni çdo gjë që keni arritur deri në këtë pike!

Filloni të flisni

Qoftë me shoqërinë, familjen apo terapistin thuani mendimet me zë të lartë , kjo mund t’ju ndihmojë që ta kuptoni që kjo sindromë nuk është e bazuar në realitet dhe është shumë në rregull. Ndarja e përvojave në këtë mënyrë mund të mos jetë vendimtare, por i nxitë edhe të tjerët që të tregojnë se po ndihen pikërisht në të njëjtën mënyrë.

Kuptojeni pse po ndiheni në atë mënyrë

Në fund të ditës, ndjenjat e paligjshmërisë ndihen zakonisht tek njerëzit me arritje të larta, kështu që mos jini aq të ashpër me veten! Mos e harroni një fakt: Mashtruesit e vërtetë nuk do ta përjetojnë kurrë këtë ndjenjë!

Mund t’ju marrë ditë, javë ose muaj për të kuptuar diçka. Për këtë nevojitet guxim, por më shumë guxim duhet për të ndryshuar. Kështu që mos harroni që nëse e merrni këtë hap, ju jeni shumë të guzimshëm, ashtu siç keni qenë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj të suksesit. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC