Shikoni gjendjen tuaj, pastaj zgjedhni njërën nga mënyrat e lënies së punës!

28 Shtator '21

Shikoni gjendjen tuaj, pastaj zgjedhni njërën nga mënyrat e lënies së punës!
	 	 

Të gjitha llojet e ndarjeve janë të ndryshme, bazuar në raportet që i kemi me palën me të cilën jemi përballur. Nganjëherë ndihemi të lirë pasi jemi ndarë më dikë e nganjëherë ndihemi shumë keq dhe ndarja është gjëja e fundit që e kemi menduar. E njëjta ndodhë edhe me largimet nga puna.

Është e rëndësishme që të dini secilën prej llojeve të dorëheqjeve dhe cilat duhet ose jo në situatat tuaja dhe raportet që keni me punëdhënësit ose kompanitë.

Dorëheqja me takim

Ky lloj i dorëheqjes nga puna përfshinë takimin ballë për ballë me menaxherin për ta njoftuar që jeni duke e lënë punën, për t’i treguar për kohën si dhe për t’jau shpjeguar arsyet e largimit nga puna.

Si do të dukej përgjigja: “Kam pranuar një pozitë në kompaninë XY, më është përshtatur dhe jam duke shikuar për sfida të reja. Dita ime e fundit do të jetë dy javë që prej tani.”

Kur duhet kjo dorëheqje: Përdorni këtë përgjigje kur raportet në atë punë janë përgjithësisht pozitive dhe kur keni respekt për punën tuaj.

Kur nuk duhet ta përdorni: Shmagni këtë metodë nëse koha juaj në atë kompani është e mbushur me përvoja negative dhe i frikësoheni largimit nga supervizori juaj!

Dorëheqja falënderuese

Kjo formë e largimit është paka a shumë e ngjashme me dorëheqjet me takim, por përqendrohet më shumë në atë sesa falënderues dhe me fat jeni që e keni pasur atë mundësi për të punuar në atë kompani dhe nganjëherë mudn të bëni edhe ndonjë ofertë për ta tranuar një person të ri.

Si do të dukej përgjigjja: “Nuk mund ta besoj që ka ardhur koha që ta them këtë, sepse e kam dashuruar cdo sekond të kohës time këtu dhe jam shumë i nderuar për mundësinë që ma keni dhënë, por e kam pranuar një pozitë diku tjetër. Do të ndihmoja me kënaqësi në gjetjen e dikuj tjetër për të më zëvedësuar!”

Kur duhet ta përdorni: Kjo mënyrë përdoret kur dëshironi që ta përfundoni një përvojë pune në mënyrë pozitive dhe ta bëni me dije që menaxheri ose punëdhënësi juaj ka ndikuar që ajo përvojë të jetë shumë e mirë për aq kohë sa ka zgjatur. Duke u rekomanduar dikë, ose duke u ofruar ndihmën për ta trajnuar dikë në vendin tuaj, do ta bëni punën dhe jetën më të lehtë pë rata më të cilët ke punuar. Kjo ju bën shumë profesional.

Kur nuk duhet ta përdorni: Shmangni këtë opsion kur ka energji negative në mes jush dhe shefit tuaj! Madje, kjo vetëm që do të shtojë tension dhe mosbesim në mes jush.

Në pritje

Si është kjo mënyrë dorëheqjeje? Kjo formë e parapërgatitë punëdhënësin përapara se të ndodhë largimi juaj. Pra, i thoni shefit që jeni duke shikuar për një punë tjetër, ose jeni duke menduar që të largoheni. Kështu që, nuk do ta lini atë gojë hapur.

Si duket përgjigja: “A të kujtohet që të pata treguar që jam duke kërkuar për një punë? E kam gjetur një dhe po mendoj që ta pranoj ofertën e tyre. Faleminderit shumë që jeni kaq i kuptueshëm!”

Kur ta përdorni: Kjo tregon transparencë midis jush si dhe i ndihmon punëdhënësit që ta bëjë një plan ptë shpejtë për të ardhmen.

Kur nuk duhet: Shmangni këtë mënyrë nëse jeni duke e lënë punën për konkurrentin më të madh të kompanisë ku jeni duke punuar!

Dorëheqja sipërfaqësore

Kjo është një formë e njëjtë si dorëheqja me takim, por pa shpejgimin.

Si duket përgjigja: “Jam duke e lënë kompaninë. Dita ime e fundit është pas dy jave.”

Kur duhet ta përdorni: Kjo është mënyra më e mirë, nëse mendoni që shefi do të bëjë problem rreth punës tuaj të ardhshme dhe do të fillojë që të punojë në drejtimin për t’ua ndryshuar mendjen.

Kur nuk duhet që ta përdorni: Ikni nga kjo formë, nëse keni raporte të mira me shefin dhe dëshironi që ta mbani ende atë raport!

Dorëheqja shmangëse

Këtu i lini menaxherit shënim ose i dërgoni email, ose i tregoni burimeve njerëzore.

Kur duhet ta përdoni: Përdorni këtë mënyrë për t’ua komunikuar, nëse menaxheri është i paqasshëm, po ashtu edhe nëse janë në pushim për shkak të ndonjë sëmundjeje, në udhëtim ose thjesht asnjëherë nuk ka pranuar që të takohet me ju!

Kur nuk duhet ta përdorni: Mos e përdorni këtë formë vetëm sa për ta shmangur bisedën e sikletshme! Nëse jeni të shqetësuar që supervizori do të reagojë në mënyrë të paparitshme, mund t’i tregoni fillimisht dikujt nga burimet njerëzore dhe të kërkoni që dikush nga ai department të jetë me ju gjatë takimit, kur e takoni punëdhënësin.

Dorëheqja impulsive

Nuk keni menduar si ta lini punën. Nuk keni madje as plan, nuk kenilënë shënim dhe në vend të kësaj vetëm e lini punën në mënyrë të ngutshme, pa u shqetësuar sesi do të plotësohet vendi juaj në atë kompani.

Kur duhet që ta përdorni: Nëse punëdhënësi juaj ka sjelle jo etike ose ka krijuar mjedis toksik dhe të pasigurt të punës, atëherë “zhdukja” është e pranueshme.

Kur nuk duhet: Nëse raportet tuaja janë mjaft të mira dhe profesionale dhe dëshironi që t’i mbani ende, atëherë kjo fromë vetëm sa do ta vrasë këtë. Gjithashtu, nëse keni shumë fatura për të paguar, nuk është momenti i duhur.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC