Përmes 4 hapave mësoni sesi të mbledhni kandidatë të shkëlqyeshëm

27 Shtator '21

Përmes 4 hapave mësoni sesi të mbledhni kandidatë të shkëlqyeshëm
	 	 

Punonjësit janë pasuria më e madhe që e ka një biznes. Liderët e mirë e kuptojnë që anëtarët e talentuar brenda kompanisë së tyre janë burimet më të mëdha të sukseseve dhe të të ardhurave. Madje, ata nuk kursejnë asgjë për të arritur deri tek ata. Por, nganjëherë është e vështirë krijimi i rrugës deri të këta persona.

Një prej mënyrave më të sigurta është shkrimi i reklamave të punës, për t’i tërhequr kandidatët më të shkëlqyeshëm.

Çfarë është reklamimi i rekrutimit?

Reklamimi i rekrutimit përfshinë proceset, metodat, dizajnet dhe parimet e brendit që i përdorin punëdhënësit kur publikojnë punë në internet apo kudo tjetër. Ky nuk e mbulon vetëm publikimet e punës, por gjithashtu edhe marrëdhëniet me publikun dhe informacione të tjera të dizajneve të ndërmarruara për të krijuar interes, po aq sa për të gjetur punonjës për kompaninë.

Akademi Pune, iu tregon katër këshilla sesi të bëni reklamën e duhur të punës, në mënyrë që lista juaj e kandidatëve t’i ketë kandidatët më të kërkuar.

Përdorni një titull të thjeshtë dhe të pastër

Titujt e punës të thjeshtë dhe konvencional janë mënyra më ë mirë për të gjetur kandidatë. Duke u bazuar në një gjetje të Indeed, 26% e punëkërkuesve e përdorin të njëjtin titull që ata janë duke kërkuar nëpër faqet e kërkimit. Për shembull, nëse ata janë duke kërkuar për punë si agjent i thirrjeve, ata do të kërkojnë kështu “agjent i thirrjeve” ose “call center agent”. E nëse jeni duke përdorur titull më pak tradicional aplikantët rrezikojnë që të mos ju gjenë.

Po ashtu ëshë mirë që t’i shmangni edhe shkurtesat, sepse aplikantët nuk do të kërkojnë me shkurtesa.

Jini të qëllimshëm

Përpara se ra shkruani një reklamë pune është mirë që ta merrni parasysh sesi do ta formatoni secilën pjesë. Përdorimi i paragrafëve të shkurtë dhe të përmbledhur e bën tekstin tuaj më të lehtë dhe të kuptueshëm për kandidatët.

Njëra ndër dizajnet më të fuqishëm që mund t’i zgjidhni është të përdorni hapësirë të bardhë. “Bombardimi” i kandidatëve me tekst të gjatë, “të shpërndarë” me informacione mund t’i dekurajojë ata. Po ashtu, sipas “digital22”, hapësira e bardhë i bën njerëzit që ta memorizojnë më lehtë atë që janë duke e lexuar.

Jini origjinalë

Çfarë bëjnë shumica e kompanive kur shkruajnë reklama të punës? Thjesht i marrin “copy dhe paste” tekstin e përshkrimi i punës nga kompanitë e tjera. Një gjë duhet pasur parasysh: Secila puna është unike për biznesin. Edhe nëse titulli i punës është i njëjtë, përgjegjësitë e një punonjësi dhe mjedisi i punës dallojnë në mënyrë ekstreme nga organizata në organizatë.

Për të kërkuar që kandidatët të aplikojnë për një punë me përshkrim të punë “të vjedhur” është diçka e turpshme, e pa menduar mirë dhe dembele. Për më shumë, një përshkrim pune i kopjuar mund të mos përshtatet me rolin që do ta kenë punonjësit. Kjo nuk është një mënyrë e duhur për t’i prekur personat e duhur.

Shisni kompaninë

Procesi i rekrutimit ka të bëjë mbi të gjitha me shitjen. Përveç shitjes se produktit dhe shërbimit, jeni duke shitur punën dhe kompaninë. Qëllimi është që të frymëzoni interes në një audiencë dhe ta bëni atë që ta blejë atë që po e ofroni.

Reklama e punës duhet të jetë informuese fillimisht, por duhet të jetë edhe bindëse po ashtu. Qëllimi i reklamave tuaj është që t’i konvertoni kandidatët e interesuar në aplikantë. Optimizimi i reklamave të punës duhet të jetë aq i thjeshtë sa t’i largojë të gjitha mëdyshjet dhe paqartësitë e aplikantëve duke jua qartësuar rrugën atyre aq mirë, sa të dinë se çfarë kanë për të bërë saktësisht në hapin e radhës. /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC