Pse punonjësit nuk e dinë misionin e kompanisë dhe si të mësohet ai?

24 Shtator '21

Pse punonjësit nuk e dinë misionin e kompanisë dhe si të mësohet ai?
	 	 

Sa punonjës me të vërtetë mund ta përshkruajnë misionin e kompanisë ku ata punojnë? Po ju a jeni ndalur ndonjëherë ta mendoni se cili është misoni për të cilin po punoni çdo ditë? Bazuar në një studim të MAI, rreth një në tri kompani të mëdha dështojnë në kompletimin e misionit të tyre. Kjo për shkak se ka shumë punonjës të cilët nuk e kuptojnë pse shkojnë në punë.

Pse është kritik të kuptuarit e misonit

Njohja e punonjësve me “pse-në” e kompanisë është diçka sfiduese, po që ia vlenë të bëhet. Komunikimi i vogël, përfshirja minimale dhe fiksimi në përfitime në vend të dhënies është mendësi e epokës industriale, por është shumë jo efektive në njohuritë e sotme ekonomike. Punonjësve u duhet ta dinë dhe të jenë të lidhur në çdo çështje në mënyrë që të kenë sukses.

Me çështje të qartësuara, punonjësit ndihen më të lidhur me punën e tyre, e gjejnë kuptimin pas çdo kontributi dhe japin rezultate që përputhen me qëllimet e përgjithshme të kompanisë. Prandaj, ka ndryshim në mes të punonjsve që punojnë për ta përfunduar orarin e tyre tetë orësh dhe, atye që punojnë për të punuar në detaje të vogla që e plotësojnë tablon e madhe.

Imagjinoni që ta shumoni punonjësin i cili është i lidhur me misonin e kompanisë! Në këtë mënyrë shpejt do ata kuptoni që njohja e misionit ka ndikime pozititive në të gjithë kompaninë. Në fakt, sipas PwC’s Strategy&, më shumë se 90 për qind e organizatave të drejtuara nga misioni përfitojnë në ose mbi mesataren e industrisë.

Si të rregulloni mospërputhjen?

Rreshtimi i misionit është po aq i dobishëm sa është sfidues për të strategjizuar dhe vendosur. Vendosja e misonit që e karakterizon kompaninë dhe i vendosë vlerat në pah, është e nevojshme që të komunikohet në mënyrë të vazhueshme të punonjësit, bazuar në pozitën e tyre, ekipën, departamentin ose vendosjen gjeografike. Madje, duke e biseduar misionin me secilin në organizatë, do të zhduken pengesat, nuancat kulturore dhe paqartësitë pa qëllim.

Si do të siguroheni që vendosja e misioni frymëson të gjitha akitivitete e kompanisë, ndërveprimet dhe vendimet? Përveç kësaj, në çfarë mënyre qëllimi do të bëhet shtylla kurriozre e përgjegjësive për secilin punonjës?

Si të matet suksesi?

Bilanci i misionit të kompanisë: Të behët lidere e industrisë me shpërndarje të 50% në tregun vendor/global.

Objektivi: Të depërtojë nga niveli vendor në atë global.

Rezultatet; Fillimi i pesë kampanjave ndërkombëtare

Flsini për t’i eliminuar paqartësitë

Është e rëndësishme që ta filloni transparencën dhe ta bëni të qasshme metodën e BOR te të gjitha nivelet e organizatës. Në epokën industriale udheheqësit u kanë treguar punonjësve se çfarë të bëjnë, pastaj e kanë bërë atë, por ne kemi evoluar tashmë. Çfarë ka funskionuar para 40 viteve, sot i demotivon punonjësit.

Bashkëpunimi, krijimi dhe shkathtësitë që i përdorim sot në vendet moderne të punës, i shtyejnë bizneset përpara – duke i bërë që t’i përmbushin misionet e tyre. Në epokën e “punonjësit të njoftuar”, duhet që t’i identifikoni punonjësit me detyrat profesionale t’i zbuloni lidhjet e tyre në punën organizative dhe ta gjeni misionin e vërtetë! Vetëm atëherë do ta gjeni potencialin e vërtetët të fuqisë punëtore. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC