Nëse jeni duke aplikuar për një punë, pasi e keni parë përshkrimin e punës, nuk keni nevojë që të shkoni shumë larg për ta ditur se çfarë të shkruani në CV. Vetë përshkrimi i punës ofron të dhënë të vlefshme se çfarë fjalësh të përfshini në dokumentet e aplikimit, që të bëheni kështu kandidatë konkurrues.
Përshkrimet e punës mund të ndryshojnë nga kompania në kompani, madje edhe nëse jeni duke aplikuar për të njëjtën pozitë pune. Prandaj është mirë që ta dini sesi ta interpretoni informacionin që gjendet përballë jush.
Këshilla e parë: Shënoni fjalët kyçe që janë përdorur në përshkrimin e punës dhe përdorni të njëjtat në dokumentet e aplikimit!
Pse? Sepse shumë rekruterë dhe profesionistë të burimeve njerëzore përdorin sisteme të përzgjedhjes se aplikantëve për t’i klasifikuar CV-të e aplikantëve që janë më të përshtatshme me atë që ata po kërkojnë. Pra, duke i përdorur të njëjta fjalë në CV-në tuaj që i shihni në mënyrë të spikatur në përshkrimin e punës, i rrisni mundësitë që ta kaloni pjesën e shqyrtimit e të dilni në një nivel tjetër të procesit të punësimit.
Ku t’i gjeni fjalët kyçe në përshkrimin e punës?
Përshkrimin e kompanisë
Përshkrimi i kompanisë ju ndihmon që të mësoni më shumë për kulturën e kompanisë dhe si ato përputhen e me personalitetin tuaj. Me anët të këtij përshkrimi kompania e përshkruan veten, tregon se çfarë vlerash ka kompania, për çfarë duhet të hulumtoni si dhe çfarë lloj pyetjesh duhet që t’i bëni në intervistën e punës.
Për shembull, nëse nje kompani e përshkruan veten si “markë atletike me rritje të shpejtë si dhe e zënë në kërkimin e profesionistëve të rinj”, mund të dilni në përfundim se kompania e sheh veten si energjike, rinore dhe e gatshme për të pasur sukses. Nëse kjo përputhet me personalitetin tuaj, atëherë përshkruani veten në mënyrë të ngjashme ne letrën motivuese! Ndërsa, në CV duhet që ta përshkruani veten me frazat si “në rritje të shpejtë” ose “profesionist i ri”!
Pikat e para kyçe
Këto pika zakonisht “i vizatojnë” pjesën më të madhe të detyrave tuaja. Rekruterët në mënyrë të vazhdueshme i përfshijnë në përshkrimin e punës përgjegjësitë themelore të asaj pozite. Kështu që, për të qenë në listën e kandidatëve potencialë, sigurohuni që në CV i shënoni aftësitë që i pasqyrojnë ato pika kyçe që janë përmendur!
Për shembull, nëse pikat kyçe në të përshkrimit të punës përfshijnë edhe “njohuri e avancuar e terminologjisë mjekësore” kjo frazë duhet cekur në përmbledhjen e karrierës ose historinë e punës.
Aftësitë/përvoja e kërkuar
Ato tregojnë se çfarë të hidhni në pah në CV-në dhe letrën tuaj motivuese. Ashtu si edhe me detyrat e kërkuara, përshkrimet e punës do të listojnë aftësitë dhe përvojat më të vlefshme në listë. CV-ja dhe letra juaj motivuese duhet ta ndjekin atë. Pse? Sepse shumica e punëdhënësve do të përpiqen që të punësojnë një punonjës që e ka të paktën një sasi të trajnimeve që po kërkohen.
Kështu që, është me vend që t’i përdorni arritjet që i adresojnë secilën prej aftësive të kërkuara ose përvojat e punës dhe t’i vendosni këto informacione fillimisht në CV. Për secilën arritje krijoni pika kyçe që i përshkruajnë: