Si të shkruani letër për të kërkuar punë dhe çfarë të përfshini në të?

15 Shtator '21

Si të shkruani letër për të kërkuar punë dhe çfarë të përfshini në të?
	 	 

Çfarë janë letrat e kërkesës për punë, pse duhet që t’i dërgoni dhe kur është koha e duhur? Akademi Pune do të përgjigjet në të gjitha pyetjet tuaja rreth kësaj forme të të kërkuarit punë.

Një letër kërkimi për punë, e njohur gjithashtu edhe si letër interesi, ose letër e sjelljes së ftoftë, u dërgohet kompanive që mund të punësojnë, por të cilat nuk kanë bërë shpallje pune për ndonjë pozitë.

Kjo lloj letre është një mënyrë që ta paraqisni CV-në tuaj te rekruterët dhe ndoshta që të konsiderohet për punsim, përpara se ata të hapin shpallje për ndonjë pozitë. Prandaj, një letër kërkimore e shkruar mirë mund t’ju ndihmojë që të bini në sytë e një punëdhënësi, edhe pse mund të mos jetë duke rektrutuar në mënyrë aktive.

Pse të shkruani një letër kërkuese?

Një letër e tillë është një mënyrë e mirë për t’u lidhur me një kompani. Kjo sepse ajo nuk sëhtë kërkuar nga punëkërkuesi, prandaj dërgimi i saj do të thotë që jeni proaktiv dhe keni interes të veçantë për kompaninë. Përveç pyetjes për pozitat e hapura ose ato që do të hapen në të ardhmen, kjo letër përdoret gjithashtu për të krijuar intervistë informative me burime njerëzore ose punonjës të një niveli më të lartë.

Pra, do të jeni nën llupën e kompanisë si një mundësi shumë e mirë për ta.

Si të gjeni një person kontaktues?

Sa herë që është e mundur, është mirë që ta drejtoni letrën te një person specifik, pra në vend që të përshëndesni në mënyrë të përgjithshme si “Të nderuar” është më mirë që ta keni një emër pas përshëndetjes.

Për të arritur te dikush kontrolloni në mes të miqve tuaj, familjarëve dhe rrjetin profesional për të parë se mos ndoshta ata njohin dikë në atë kompani! LinkedIn mund të jetë i dobishëm për gjurmimin e lidhjeve, si dhe për t'ua siguruar një kanal komunikimi.

Çfarë të përfshini?

Letra e interestit duhet të përmbajë informacion se për çfarë arsye kompania iu intereson, si dhe të jap detaje pse aftësitë dhe përvoja juaj do të ishte një thesar për kompaninë. Çfarë duhet që të keni parasysh? Mirësjellja dhe shkurtësia e tekstit duhet ë jenë kryesore për të shkruar një letër të tillë. Mos harroni se po synoni t’i tregoni kompanise se çfarë përshtatje e mirë do të ishit! Ndiqni të njëjtat udhëzime që i përdorni kur aplikoni për ndonjë pozitë të hapur!

Ndryshe nga një letër motivuese për shkrimin e të cilës përdoret përshkrimi i punës për të ditur se cilat kualifikime dhe përvoja duhet të theksohet, në këtë letër theksoni sesi aftësitë dhe përvoja juaj do të ishin të dobishme për kompaninë në përgjithësi!

Përdorni atë për ta vënë veten në qendër të vëmendjes me pikat e forta që do t’i ofronit për kompaninë dhe përse misioni dhe qëllimet e kompanisë ju tërheqin!

Shembull

Pasi t’i keni përcjellur të gjitha udhëzimet, përfshini një kopjë të CV-së tuaj! Gjithashtu jepni informacion sesi mund të ju kontaktojnë më vonë! Kur e përfshini edhe CV, përmendeni atë në mesazh dhe bashkëngjiteni në email!

Subject: Njohje – Aplikanti “Emri”

E nderuar znj. Teuta,

Në pesë vitet e fundit, unë e kam ndjekur karrierën tuaj përmes ngjarjeve të lajmeve, intervistave dhe kërkimeve në internet.

Përkushtimi juaj ndaj mediave dhe kuptimi juaj i rolit të rëndësishëm që luajnë gazetarët në autostradën e sotme të informacionit të shpejtë, së bashku me besimin tuaj në fuqinë e shtypit, janë shembullore.

Kam pasur privilegjin të përmirësoj aftësitë e mia gazetareske në tre mediume shumë të ndryshme. Kur i përfundova studimet, menjëherë shkova të punoja për gazetën më të mirë të qytetit dhe mësova të gjitha aspektet e marrjes së gazetës tek njerëzit në kohën e duhur. Pastaj u transferova për t'u bërë gazetar në kompaninë mediatike XX e përbërë nga gazeta e shtypur dhe elektronike por edhe televisioni. Tash jam korrespodent për një television në njërin nga vendet e rajonit.

Do të doja një mundësi për t’ju vizituar si dhe për të marrë njohuri dhe sugjerimet tuaja se ku përvoja dhe aftësitë e mia do të ishin vlera të mëdha për juve. E po ashtu të pyesja se kur do të ketë hapje të mundshme të ndonjë pozite tek ju?

Mezi pres të më kontaktoni! Ju falënderoj për shqyrtim tuaj!

Agron Gashi

Agron.gashi@gmail.com

Numri i telefonit

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC