Nëse keni gënjyer në CV dhe tashmë keni filluar që të shqetësoheni që keni bërë gabim e po ashtu po frikësoheni që punëdhënsi do t’ju kapë, atëherë po mendoni gjënë e duhur. Gënjeshtra në CV është ide e keqe për shumë arsye, por më e rëndësishmja prej tyre është se ka të ngjarë që mund të zbuloheni dhe do t’i bëni dëm vetes për një kohë të gjatë.
Mund ta kaloni “pragun” e intervistave dhe të punësoheni, por edhe nëse ndodhë kjo nuk jeni të sigurt që nuk do të zbuloheni më asnjëherë. Madje raste të shumë tregojnë që madje edhe drejtuesit e niveleve të larta kanë humbur pozitën dhe reputacionin e tyre pasi u kuptua që ata e kishin zbukuruar CV-në dhe jetëshkrimin e tyre.
Janë dy gjëra që mund t’ju ndodhin në të tilla situata:
- Nëse kapeni para se të punësoheni, nuk do të merrni ofertë pune.
- Nëse e zbulojnë pasi të jeni punësuar, do t’ju pushojnë.
Gënjeshtra në CV mund të ndikojë edhe në punësimin tuaj të ardhshëm. Askush nuk do të dëshirojë që ta punësojë një punonjës i cili ka tentuar të mashtrojë punëdhënsin dikur. Por, pavarësisht kësaj ju tashmë keni gënjyer. E mira është kur ka filluar që t’ju brejë ndërgjeja dhe tentoni të bëni diçka në mënyrë të ndershme për ta rregulluar atë.
Gënjeshtrat më të zakonshme që bëhen në CV
Fatkeqësisht numri i atyre që gënjejnë në CV është i madh. Sipas një anketimi të CareerBuilder, 75% e punëdhënësve kanë hasur ndonjë gënjeshtër në CV. Madje disa nga ata thanë që disa nga gënjeshtrat e tyre ishin shumë të çuditshme dhe të papërputhshme me CV dhe atë që ata thonin në intervista të punës. Sipas studimit të tyre këto ishin gënjeshtrat që bëheshin më shumë:
Çfarë të bëni nëse edhe ju keni gënjyer?
Pavarësisht që gënjeshtra është diçka e shëmtuar në çdo sferë të jetës, ju tashmë e keni bërë. Por çfarë të bëni nëse doni që të mos zbulohet dhe i premtoni vetes që nuk do ta përsërisni më?
Rifreskojeni CV-në
Nëse keni aplikuar dhe jeni në procesin e intervistimit, atëherë largoni gënjeshtrat nga CV-ja juaj! Rregulloni datat, ndryshoni disa formulime e kështu me radhë dhe i thoni intervistuesit që i keni vërejtur disa gabime në CV-në tuaj dhe e keni një kopje tjetër të rregulluar.
Tregoni të vërtetën
Një mundësi tjetër është që ta merrni guximin dhe t’ia tregoni të vërtetën rekruterëve. Ata mund t’ju heqin nga lista, por së paku nuk do të shqetësoheni nëse dikush do ta zbulojë këtë fakt pasi të jeni punësuar.
Tërhiqeni aplikimin tuaj
Një mënyrë tjetër është tërheqja e aplikimit që keni bërë. Nuk është e nevojshme të jepni ndonjë arsye, thjesht mund ta falënderoni punëdhënësin dhe të thoni që nuk jeni më të interesuar pozitën në atë kohë. Padyshim që e keni humbur atë mundësi për punë, por mund të aplikoni diku tjetër ose edhe ndonjëherë tjetër më CV pa gënjeshtra e, pa frikën që dikush mund t’ju zbulojnë dhe të mbeteni në mes të rrugës. /Akademi Pune