Shenjat që tregojnë se nuk keni punë aq sa e meritoni dhe si ta menaxhoni atë?

10 Shtator '21

Shenjat që tregojnë se nuk keni punë aq sa e meritoni dhe si ta menaxhoni atë?
	 	 

A e keni dëgjuar ndonjëherë fjalën nënpunësim? Mbase kur ta kuptoni se çfarë do të thotë do ta gjeni që bëni pjesë aty. Kjo fjalë vlenë për ato raste kur punonjësit nuk ndihen të plotësuar me atë që aktualisht po bëjnë në vendet e tyre të punës, për shkak se mendojnë që mund të bëjnë shumë më shumë dhe kanë aq përgatitje sa që detyrat të cilat i bëjnë nuk përshtaten plotësisht më ta. Patjetër që nëse ndiheni kështu duhet që të bëni diçka. Prandaj, Akademi Pune ka disa këshilla se cilët janë hapat e duhur.

Cilat janë shenjat?

Kur jeni në një punë por nuk ndiheni mjaftueshëm, kjo do të thotë që keni më pak orë se që dëshironi, ose bëni punë në të cilat nuk keni nevojë që t’i shprehni të gjitha aftësitë, përvojën dhe arsimin që keni. Për një punonjës i cili ndihet i tillë, nuk do të thotë që merr vetëm pagë më të ulët, por edhe kryera e detyrave u duket më e shurdhër dhe të panevojshme për të dhënë gjithçka nga vetja.

Është shumë e vështirë të përcaktohet sesa njerëz ndihen kështu, por sipas një vlerësimi 4 në 10 punonjës me kohët të pjesshme mund të ndihen të nënvlerësuar.

Më poshtë, janë disa sugjerime të nevojshme dhe strategji për t’ju ndihmuar që ta arrini atatusin e punonjësit që dëshironi.

Po bëni më pak para se që e meritoni

Disa pozita nuk paguhen mirë, por për ta kuptuar bëni disa hulumtime në platforma që e mundësojnë këtë (psh., Rroga.com). Nëse ai titull i punës që e keni ka mesatare më të lartë të pagës, atëherë në atë punë ku jeni diçka është duke shkuar keq.

Kualifikimet tuaja janë më të larta seç i kërkon pozita

Nëse një punë kërkon diplomë të shkollës së mesme, por ju tashmë keni përfunduar shkollën pasuniversitare, atëherë ka shumë mundësi që të jeni të nënpunësuar. Gjithashtu nëse keni aftësi që dëshironi t’i përdorni në punë, por nuk ju kanë ofruar mundësi për t’i shfaqur mjeshtëritë tuaja në një fushë, si aftësitë e ndërtimit të ekipit ose ndonjë aftësi tjetër, atëherë ka shumë mundësi të jeni përsëri në nivelin e lartpërmendur.

Si ta përmirësoni?

A jeni të kënaqur me këtë pozitë, pavarësisht se keni kualifikime që ju lejojnë që të punoni diku tjetër? Nëse ndiheni atëherë nuk ka asgjë për të ndërmarrë. Por nëse ndiheni të paplotësuar dhe ndiheni se talentet tuaja po zbehen, atëherë kërkoni punë që përputhen me kualifikimet tuaja.  

Synoni të bëni një deri në dy detyra në lidhje me kërkimin tuaj të punës çdo ditë, të tilla si:

  • Freskimi i CV-së
  • Përditësimi i profilit në LinkedIn
  • Krijimi i lidhjeve për intervista informative
  • Përdorni faqet e kërkimit të punës si: KosovaJob dhe Oferta Pune, për të gjetur punë që përputhen me kualifikimet tuaja!

Praktikimi i përgjigjeve për pyetjet e zakonshme të intervistës!

Jeni mërzitur

Nëse e shihni veten që jeni duke e shikuar vazhdimisht orën për të parë edhe sa kohë ka mbetur deri në përfundim të ditës, në përgjithësi kjo do të thotë që jeni mërzitur nga puna. Po ashtu, është një shenjë që jeni duke dëshiruar një rol me tërheqës dhe sfidues.

Pjesa më e keqe në lidhje me ndjenjën e pamotivuar dhe të paplotësuar në punë është se kjo mund ta shkatërrojë energinë tuaj. Pothuajse të githë njerëzit ndonjëherë mërziten në punë. Shumë njerëz nuk presin me padurim të shkojnë në punë, kjo edhe quhet “frika e së dielës”. Por, nëse keni frikë të shkoni në punë dhe ditët e punës ju duken të gjata, kjo është një shenjë tjetër që roli është i papërshtatshëm.

Si ta rregulloni?

Nëse e shihni se në këtë punë nuk mund të bëni asgjë të re, është koha që të kërkoni diçka tjetër. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC