Si t’i qaseni një punonjësi që iu shikon shtrembër?

8 Shtator '21

Si t’i qaseni një punonjësi që iu shikon shtrembër?
	 	 

Mëritë në vendin e punës mund të kenë pasoja për kompaninë. Një person që ka inat me një punonjës tjetër nuk ka asnjë mundësi që të bashkëpunojë mirë me të. Madje, ata edhe mund ta acarojnë atmosferën në zyrë dhe t’i kthejnë punonjësit e tjerë kundër njëri tjetrit. Dikush mund ta justifikojë “hakmarrjen” e tij ndaj kolegut dhe kjo të jetë e dëmshme për kompaninë.

Afrimi me një punonjës që mban inat kundër jush mund të jetë dhe të duket shumë e ndërlikuar dhe duke situatë konfrontuese. Sidoqoftë, nëse gjendeni në një situatë të tillë ku një koleg/e iu mban mëri dhe nuk e keni idenë përse, atëherë Akademi Pune ka disa këshilla si të afroheni me të për të biseduar.

Merruni me çështjen sa më shpejt

Kur është fjala për një punonjës që mbanë inat është ide e mirë që ta merrni rastin menjëherë në duar. Grindejt e lëna, të pakundërshtuara ose të pazgjidhura mund ta dëmtojnë dhe acarojnë moralin e ekipit. Nëse nuk ndërmerrni diçka atëherë gjërat do të fryhen dhe do ta gjeni veten përballë një problemi më të madh.

Përdorni gjuhë jo konfrontuese

Kur të takoheni me punonjësin që ka armiqësi me ju, përpiquni të mos e përdorni fjalën “ju”! Kjo e pengon çdo përpjekje në komunikim, në vend të kësaj përdorni gjuhë jo konfrontuese duke thënë “unë nuk mendoj që po punojmë aq mirë sa dikur”!

Mendoni për shembuj specifikë të sjelljes

Kur e merrni vendimin që të flisni me atë punonjës, merrni shembuj kur ata janë sjellur keq. Duke i dhënë raste specifike do ta kenë më të vështirë që ta mohojnë se kanë ndonjë problem me ju apo me dikë tjetër. Por duhet që të jeni të kujdesshëm t’i jepni ata si shembuj e jo si akuza, në mënyrë që ta parandaloni ndjenjën e konfrontimit!

Dëgjoni

Asnjë punonjës nuk krijon mëri kundër juve pas asnjë arsye. Kështu që, kur punonjësi juaj fillon t’ju tregojë për burimin e ndjenjës së keqe që e ka mbledhur, është shumë e rëndësishme që ta dëgjoni dhe të përpiqeni t’i kuptoni gjërat në bazë të këndvështrimit të tyre.

Pranoni gabimet tuaja

Nëse kolegu/kolegia ju thotë që keni bërë diçka për t’i ofenduar ata, bëni çmos për ta korrigjuar këtë. Nëse jeni udhëheqës i ekipit dhe e keni anashkaluar atë punonjës nga promovimi, atëherë përpiquni që të jeni më transparentë gjatë përzgjedhjes herën tjetër. Nëse nuk keni qenë atje kur kanë pasur më së shumti nevojë për ju, ose i keni fyer aksidentalisht, pranoni që keni gabuar dhe vendosni masa për t’i siguruar që nuk do të ndodhë më!

Mundohuni të ecni përpara

Pasi që ta keni diskutuar çështjen që ju shqetësonte, mos vazhdoni me sjelljen e vjetër, por mundohuni që të keni së bashku detyra dhe të tentoni të flsini për tema të ndryshme! Kjo do të fillojë që t’i rregullojë raportet tuaja. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC