Edhe pse në është më mirë që njoftimi për dorëheqjen është t’i jepet punëdhënësit personalisht, nganjëherë kjo nuk është e mundur, prandaj mënyra më e mirë është që të dërgoni email. Për shembull, nëse po punoni për ndonjë pozitë nga shtëpia dhe shefi është në një qytet apo shtet tjetër atëherë nuk do të jetë e mundur që ta takoni.
Çfarë të përfshini në emailin e dorëheqjes?
Nëse jeni të detyruar që të jepni dorëhqeje me anë të emailit, atëherë sigurohuni që mesazhi te jetë i sjellshëm dhe profesional dhe që i përfshinë të gjitha informacionet që duhet të përfshihen për rrethana të tilla! Duhet që ta njoftoni punëdhënësin tuaj se kur do të jetë dita juaj e fundit e punës.
Në këtë mënyrë ju do ta lini punën tuaj në një mënyrë sa më pozitive. Në fund të fundit, kurrë nuk e dini se për çfarë do të keni nevojë në të ardhmen për atë kompani dhe punëdhënës. Prandaj, mësoni disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh kur shkruani një email për dorëheqjen tuaj! Akademi Pune po ashtu ua bën gati disa shembuj sesi të duket një email i tillë.
Njoftoni dy javë më parë: Nëse është e mundur njoftoni punëdhënësin dy javë më parë, me paralajmërimin se kur do ta lini punën. Nëse është e pamundur, atëherë njoftojeni atë sa më parë që të jetë e mundur, në këtë mënyrë do të mbani ende raport të mirë me punëdhënësin.
Pjesa “subject” të jetë e qartë: Përdoni përshkrim të thjeshtë psh., “Dorëheqje – Emri dhe mbiemri”!
Mos jepni shumë detaje: Nuk është nevoja që të jepni detaje në atë se ku do të shkoni dhe çfarë do të bëni më pas. Nëse dëshironi që ta jepni një shpejgim të shkurtër pse po e lini punën, mund ta bëni. Për shembull. Mund të thuani që po e lini për shkak të disa rrethanave në familje, sepse po e ndryshoni karrierën, apo për shkak të studimeve.
Shprehni mirënjohje: Kjo është një mundësi e mirë për të falënderuar për kohën që e keni kaluar në kompani. Por, nëse nuk ishit të kënaqur me kompaninë, mos u ankoni, mos thoni gjëra negative në emailin tuaj! Vazhdoni të mbani marrëdhënie të mira!
Korrigjoni email-in para se ta dërgoni: Duhet që të keni kujdes me gabimet drejtshkrimore, kështu që hapi i fundit është ta kontrolloni emailin përpara se ta dërgoni. Pasi ta keni krujar një lloj distance nga teksti, sigurohuni që nuk keni përdorur ton armiqësor dhe subjektiv, që mund t’ju shkaktojë probleme më vonë! Për t’u siguruar plotësisht, atëherë kërkoni nga dikush tjetër që ta lexojë atë!
Shembuj sesi duhet të shkruhet një email për dorëheqjen
Subject: Dorëheqje – Agron Gashi
E nderuar znj. Bujari,
Po shkruaj për t'ju informuar se jam duke dhënë dorëheqjen nga pozita ime këtu si redaktore. Dita ime e fundit do të jetë 21 gusht 2021.
Faleminderit shumë për të gjitha mundësitë që më ka ofruar kjo kompani! Kam mësuar kaq shumë këto tre vitet e fundit dhe nuk do ta harroj kurrë mirësinë e të gjithë kolegëve të mi!
Mos hezitoni të më tregoni nëse ka ndonjë gjë që mund të bëj për ta bërë këtë tranzicion më të lehtë!
Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe inkurajimin tuaj shumëvjeçar!
Me respekt,
Agroni