Rëndësia e drejtshkrimit gjatë aplikimit për punë

19 Nëntor '19

Rëndësia e drejtshkrimit gjatë aplikimit për punë
	 	 

Mënyra se si komunikohet thotë shumë. Komunikimi është pjesë integrale e jetës së njeriut mirëpo shumë njerëz e mendojnë atë vetëm në formë verbale.

Gjatë jetës suaj, do t'iu duhet të shkruani shumë, prandaj rëndësia e drejtshkrimit nuk është e vogël. Drejtshkrimi bën që tekstet e shkruara të kuptohen drejtë apo gabimisht. Në çdo fazë të punësimit, drejtshkrimi mbetet ndër elementet kryesore.

Nëse gjatë një aplikimi, CV-të dhe letrat motivuese nuk qëndrojnë gramatikisht mirë, rëndësia e tyre zbehet qoftë edhe nëse përmbushën kriteret e tjera. Gabimet drejtshkrimore në një aplikim pune mund të shtyejnë një punëdhënës t'i shqyrtojë disa gjëra.

  • Prezantimi i kandidatit. Mënyra se si ju e prezantoni veten nëpërmjet shkrimit në një aplikim pune, pra nëpërmjet letrave të motivimit apo CV-së, tregon shumë. Një kandidat i cili në aplikacionin e tij ka përfshirë një letër motivimi apo një CV e cila përmban gabime drejtshkrimore, do të duket shumë jo serioz dhe i papërgjegjshëm në sytë e punëdhënësit.
  • A mund t'i japë atij kandidati përgjegjësi në punë? Dikush mund të mendojë se kualifikimi luan rolin kyç në përzgjedhjen e një kandidati për një pozitë të caktuar pune. Kjo vërtetë që ka shumë rëndësi, prandaj CV-ja është elementi i parë përmes të cilit një punëdhënës krijon përshtypjet e tij. Mirëpo, nëse po ajo CV përmban gabime drejtshkrimore, kualifikimeve të kandidatit do t’i humbasë rëndësia. Dokumente të shkruara gramatikisht keq mund të përçojnë mesazhin se ju nuk jeni mjaftueshëm të motivuar apo detajistë, prandaj nuk i keni kushtuar rëndësi pjesës së drejtshkrimit. Kësisoj, kompania do ta ketë të vështirë të sigurohet nëse mund t’ua japë juve përgjegjësinë për projekte të mëdha, të cilave duhet t'u kushtohet kohë.

Gabimet gramatikore po ashtu mund të ndikojnë që punëdhënësi i ardhshëm të mendojë se ju nuk keni lexuar mjaftueshëm, apo nuk jeni i përgatitur sa duhet dhe si rrjedhojë nuk do të tregoni sukses në punë.

Ndër metodat më të mira për të mësuar drejtshkrimin është leximi. Në mënyrë indirekte, leximi ndikon në mësimin e drejtshkrimit apo rregullave gramatikore.  Leximi i vazhdueshëm i librave mund t'ua përmirësojë lehtësisht aftësitë gramatikore.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC