Pyetja më e shpeshtë është si ta fillojmë bisedën me dikë të ri, çfarë të flasim? Por pasi të jemi përfshirë në bisedë e kuptojmë që biseda po stërgjatet dhe është pakëz e vështirë për t’u shkëputur prej saj, e në anën tjetër takimet e punët e tjera po presim. Kjo është pjesë e vështirë, sepse shumica e njerëzve ndihen keq për ta përfunduar bisedën të parët. Prandaj, mëso që në hapa të sjellshëm t’i japësh shenjat që bisedat tashmë ka përfunduar!
Si t’i përfundoni bisedat e eventeve?
Ka disa metoda për “mirupafshim” të sjellshme, gjatë eventeve të rrjetëzimit.
Si ta përfundoni ndonjë bisedë në zyre?
“Përshëndetje, si je?” është përshëndetja më e zakonshme që bëhet në vendet e punës, por çka nëse kolegu/kolegia ju zë në një kënd duke ua shpjeguar gjithë fundjavën?
Pasja e ndonjë projekti urgjent ose ndonjë takim që duhet të shkoni është mënyra më e lehtë për t’u shkëputur. Po ashtu, mund ta rezervoni një kohë tjetër për bisedë duke i thënë atij/asaj “Do të dëshiroja ta dëgjoja pjesën tjetër rreth udhëtimit! A mund të takohemi për kafe pasditë?”
Si ta përfundoni bisedën në telefon?
Shkëputja e një bisede telefonike, me arsyetimin që keni një thirrje tjetër, apo takim është arsyeja më e pranueshme për bashkëbiseduesin. Sigurohuni që edhe njëherë ta përsëritni qëllimin e telefonatës, psh “Pra do të shihemi të martën në orën 2:00” ose “Do të shoh që ta siguroj sa më parë atë raport”! Në këtë mënyrë biseda përfundon duke u thirrë në veprim.
Një formë tjetër është edhe që koha e bisedët të caktohet që nga fillimi, psh “Kam takim në orën 1:30, kështu që më duhet që të bëhem gati në oren 1:15” ose “Sa kohë keni për të biseduar?” janë mënyra të mrekullueshme për ta përfunduar biseden.
Si ta përfundoni ndonjë thirrje me video?
Është pak më e vështirë për ta përfunduar thirrjen me video. Kjo mënyrë është pak a shumë si bisedat e eventeve, vetëm se nuk keni ku të shkoni.
Si t’i përfundoni emailet e vazhdueshme?
Bisedat me email mund të jenë me grackë nganjëherë. Nëse emaili është shumë i detajuar dhe fillon të bëhet i pakapshëm, sugjeroni që atë bisedë ta vazhdoni në telefon apo me video! E nëse keni një kohë për të arritur në takim, atëherë sigurohuni që t’i zgjidhni ato fjalë që tregojnë fundin e bisedës! “Epo shumë mirë, faleminderit shumë për detajet! Do të dëgjohemi në vazhdim!
Por, mos harroni që gjithmonë emailin ta përfundoni me përshëndetjet si: “Faleminderit”, “Sinqerisht”, “Gjitha të mirat” etj. /Akademi Pune