Sa gjatë duhet që telefoni juaj të jetë i ndalur gjatë pushimeve?

1 Shtator '21

Sa gjatë duhet që telefoni juaj të jetë i ndalur gjatë pushimeve?
	 	 

Pse punonjësit marrin ditë pushimi? Për t’u larguar nga puna. Kjo është përgjigja më e shpeshtë, por a duhet që ata të shkëputen plotësisht nga ajo gjatë kohës sa janë duke e shijuar pushimin? Pra, punonjësit nganjëherë nuk e kanë të qartë se cilat janë të drejtat e tyre kur marrin leje vjetore, derisa gjatë kësaj kohe zyra nga pushon së telefonuari, apo të dërgojë emaila? Nëse bëheni sikur nuk i shihni ato, a mund ta rrezikoni pushimin nga ajo punë përgjithmonë?

Për sa kohë që punëdhënësi sillët në mënyrë të arsyeshme dhe bëhen kërkesa të arsyeshme, atëherë punonjësit duhet të përgjigjen. Por, kur e arsyeshmja bëhet e paarsyeshme?

Niveli i së arsyeshmes varet nga lloji i punës që bën punonjësit që ka marrë pushim dhe çfarë niveli të përgjigjësisë ka në kompani. Për shembull, një punonjës që sapo ka filluar punën nuk pritet që të ketë edhe aq shumë thirrje, sesa një punonjës që ka pozitë menaxheriale.

Gjithashtu, sa më e madhe të jetë kompania, aq më lehtë është që një punonjës të distancohet nga të gjitha punën gjatë kohës sa është në pushime. Por, gjithmonë ata duhet që ta pyesin veten nëse është e arsyeshme të vendosësh që diçka duhet të presë derisa të kthehesh përsëri në zyrë.

E mira është që shumica e kompanive e respektojnë pushimin e anëtarëve të kompanisë së saj, por punonjësit duhet që të presin që ndonjëherë në ndonjë rast më të rëndësishëm edhe do të kontaktohen. Ka edhe raste kur kompania e i kërkon punonjësit që ta ndajë pak kohë për t’i shikuar disa gjëra, e kjo tregon se sa shumë nevojitet ndihma e tij, ose që askush tjetër nuk mund ta bëjë atë punë më mirë.

Çfarë duhet të bëjnë punonjësit?

Nëse ndodhë që “të shqetësoheni” pyesni se sa urgjente është kur të vendosni nëse do të përgjigjeni apo jo! Shihni se cilat janë detyrimet tuaja sipas kontratës dhe pastaj shihni sesa e arsyeshme është ajo kërkesë!

Pyeni po ashtu, nëse jeni personi i vetëm ni dispozicion për të ndihmuar, sepse mund të ndodhë që bashkëpunëtorët e tjerë të jenë pa paqasshëm! Në këtë situatë është më e drejtë dhe më e arsyeshme për ët ndihmuar.

Por, në rast se kërkesat janë rreth gjërave të zakonshme dhe të përditshme, e që nuk janë jetësore, atëherë keni plotësisht të drejtë që të thoni se do të merreni me to kur të ktheheni.

E në rastet ekstreme kur punonjësit i kërkohet që të kthehet nga pushimi, sepse kompania po përballlet me një situatë emergjente, atëherë punëdhënësi duhet që t’i sigurojë atij punonjësi një pushim tjetër.

Ndërsa kur punonjësi ka zgjedhur t’i injorojë të gjitha thirrjet edhe mesazhet nga kompania, pavarësisht gjendjes, pasojat duhet të varen nga udhëzimet që ka kompani në raste të tilla dhe sesi ajo ka bërë marrëveshje me punonjësit në fillim.

Pse punëdhënësit nuk duhet t’i shqetësojnë punonjësit?

Pushimi është kohë e çmuar për punëtorët, pavarësisht nëse kanë bërë rezervime për të shkuar diku larg, apo për të qëndruar në shtëpi. Edhe pse qëllimi i marrjes së pushimit është që punonjësit të distancohen pak nga puna dhe t’i mbushin bateritë për rikthim, nëse kontaktohen gjatë gjithë kohës nuk do të ketë efekt, përndryshe pse quhet pushim?

Thirrja e vazhdueshme e punëtorëve gjatë pushimit të tyre vjetor, krijon kulturë të dëmshme. Kjo sepse mund të bëjë që ata të mos rezervojnë fare pushim dhe të qëndrjnë në punë duke u konsumuar, si dhe duke rrezikuar kështu që të drejtat e tyre sipas Ligjit të Punës të mos plotësohen.

Duke vepruar në këtë mënyrë kompania gjithashtu tregon që angazhime personale të punonjësve shihen si më pak të rëndësishme, krahasuar me përfitimet e kompanisë, e duke i çuar ata në dorëheqje nëkërkim të një biznesi më të mirë. Për më tepër, vendosja e punonjësve nën presionin dhe stresin e punës, edhe gjatë periudhave të pushimit të tyre, mund të çojë në lodhje ose çështje të shëndetit mendor. /Akademi Pune

       Lexoni edhe:

     6 këshilla sesi të jeni produktivë në vendet e punës

     Si të kërkoni dhe të merrni pushim nga puna?

     Si ndikojnë pushimet me pagesë në biznese?

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC