Gjërat kryesore që duhet t’i dini rreth kontratës së punës

14 Nov, 2019

Gjërat kryesore që duhet t’i dini rreth kontratës së punës
	 	 

Çka është një kontratë pune?

Kontrata e punës është një marrëveshje me shkrim në mes të një punëtori dhe punëdhënësi, me ç’rast në detaje përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e të dy palëve. Një kontratë pune gjithmonë duhet të jetë në përputhje me ligjin e punës dhe aktet e brendshme të punëdhënësit.

Pse është e rëndësishme kontrata e punës?

Kontrata e punës si një akt individual që ka për qëlllim krijimin e një raporti në mes të një punëtori dhe punëdhënësi, ka një rëndësi specifike në krijimin e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.

Kontrata e  punës është e rëndësishme sepse nëpërmjet saj një punëmarrës dhe një punëdhënës i kanë të definuara saktë të drejtat dhe detyrimet e tyre - punëmarrësi i njeh të drejtat e tij dhe kushtet e punës ashtu siç është dakorduar me punëdhënësin qysh nga momenti i  lidhjes së kontratës. 

Kur flasim për kontratën e punës dhe rëndësinë e saj në themelimin e marrëdhënies së punës, është e rëndësishme t’i cekim përparësitë që kontrata ka në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës.

Kontrata e punës ka peshë sepcifike edhe në rast ndërprerjeje, çka jo vetëm që paraqet detyrim ligjor të punëtorit që ta lajmëroj paraprakisht punëdhënësin në rast të lëshimit të vendit të punës por njëkohësisht paraqitet edhe si detyrim për punëdhënësin, i cili assesi nuk guxon ta ndërpresë kontraten e punës pa ndonjë paralajmërim.

kontrate e punes

Një gjë e tillë ndodhë vetëm në rastet kur punëmarrësit i është bërë me dije që nëse përsëritet ndonjë sjellje e papërshtatshme, e njejta pastaj pason me ndërprerjen e marrëdhënies së punës .

Prandaj, kontrata e punës ka shumë rëndësi edhe gjatë kohës kur jeni duke punuar por edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës apo lëshimit të vendit të punës në një kompani apo institucion të caktuar.  

Kontrata e punës është e rëndësishme edhe për shkak se nga ajo rrjedhin edhe të gjitha detyrimet financiare në favor të punëmarrësit dhe një punëdhënës nuk mund t’i shmanget detyrimeve të parapara me ligj në momentin që lidhet kontrata, ngase ajo duhet të jetë në frymën e ligjit të punës.

Çka duhet të përmbajë një kontratë pune?

Kontrata e punës duhet të ketë disa elemente kryesore. Një kontratë e mirëfilltë pune duhet të përmbajë:

  • Specifikimin e llojit të kontratës.
  • Të dhënat për të dy palët kontraktuese.
  • Pozitën e punës.
  • Orarin brenda së cilit duhet të kryhet puna.
  • Shumën e pagës dhe datën kur paguhet punëmarrësi.
  • Ditët e pushimit brenda javes për punëmarrësin.
  • Obligimin e punëdhënësit për njoftimin paraprak të punëmarrësit në rast ndërprerjeje të kontratës së punës.

E njejta pastaj duhet të përmbajë edhe detyrimet e punëmarrësit si për shembull: respektimin e orarit të punës, njoftimin me kohë nga ana e punëmarrësit në rast se i njejti dëshiron të largohet nga vendi i punës, detyrimet e punëmarrësit për t’i respektuar kushtet e punës dhe elemente të tjera detyruese që i parasheh marrëdhënia e punës – si p.sh punën jashtë orarit.

Cilat janë llojet e kontratave?

  • Kontrata e punës për një periudhë të caktuar kohore.
  • Kontrata e punës për një periudhë të pacaktuar kohore.
  • Kontrata e punës për detyra specifike / shërbime të veçanta.

KosovaJob ju sjellë një shembull se si duket një kontratë pune:

Kontrata e punes

Çka duhet të dijë një punëtor para se ta nënshkruaj një kontratë pune?

Cilido person që themelon marrëdhënie pune është e rëndësishme që paraprakisht t’i lexojë të gjitha të drejtat dhe detyrimet të cilat rrjedhin nga kjo marrëdhenie, duke filluar së pari nga elementet kyçe e deri tek ato më të përgjithshme.

Këto elemente, jo vetëm që mbrojnë punëtorin dhe punëdhënësin në rast të ndonjë kontesti eventual por edhe dizajnojnë raportin e punës, çka preferohet të jetë sa më  i përshtatshëm për punonjësin.

Të gjithë personat që ndodhen në marrëdhënie pune, para se të lidhin kontratë është e rëndësishme që hollësisht të ndalen dhe studiojnë të gjitha elementet e saj, me kusht që pas nënshkrimit të mos mbesin të painformuar për ndonjërin nga elementet.

Punëmarrësi, në momentin që lidhë një kontratë pune duhet të ketë parasysh disa gjëra thelbësore.  Ai duhet të ketë kujdes dhe të sigurohet se a është kontrata e bazuar në kushtet e parapara me ligjin e punës për themelimin e marrëdhënies së punës dhe a janë respektuar me kontratë të drejtat elementare në momentin e krijimit të marrëdhënies së punës.

Kontrate pune: Për kohë të caktuar - Të pacaktuar - Shkarko Kontraten.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili është termi mjekësor për fjalën “vjellje”?
    A
    Emesis
    B
    Syncope
    C
    Aspirating
    D
    Arrhythmia
  • Cila fjalë e përshkruan “njeriun që nuk merr frymë“?
    A
    Apnea
    B
    Edema
    C
    Emesis
    D
    Aphasic
  • Cili term mjekësor i përshkruan qelizat e kuqe të gjakut?
    A
    Leukocitet
    B
    Eritrocitet
    C
    Limfocitet
    D
    Asnjëra nga këto
  • Cili term mjekësor përshkruan gjakun në urinë?
    A
    Hematuria
    B
    Hematocrit
    C
    Uremia
  • Kujt i referohen parashtesat cardi dhe cardio?
    A
    Mushkërive
    B
    Pankreasit
    C
    Zemrës
    D
    Veshkave
  • Çka është osteoporoza?
    A
    Poret në lekurë
    B
    Dobësimi i eshtrave
    C
    Humbja e dëgjimit
    D
    Humbja e shikimit
  • Cili term përdorët për ta përshkruar “skuqjen e lekurës”?
    A
    Cyanosis
    B
    Jaundice
    C
    Ephelides
    D
    Erythema
  • Cili është termi për “dhimbjen e kokës”?
    A
    Cephalgia
    B
    Diaphysis
    C
    Eisinophil
    D
    Migraine
  • Cili term mjekësor e përshkruan zmadhimin e gishtit ose shputës?
    A
    Kyphosis
    B
    Diaphysis
    C
    Dactylomegaly
  • Cili sistem i trupit lidhet me parashtesën neuro?
    A
    Nervor
    B
    Endokrinor
    C
    Qarkullues
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
6 shenja që ju tregojnë se është koha për ndërrim të karrierës
Si ta dini kur është koha për të lënë punën tuaj, të lini një ekip, një kompani, dhe të bëni një ndryshim në karrierë? Po pyesni veten nëse është koha për të ndryshuar shtigjet e karrierës? Është koha për një ndërrim të karrierës nëse vazhdimisht keni në mendje një gjë të tillë por ende hezitoni ta merrni vendimin final. Akademi Pune ju sjell 6 shenja që ju tregojnë është koha për një ndryshim në karrierë. 1.Nuk po mësoni gjëra të reja Nëse nuk po sfidoheni me gjëra të reja dhe puna juaj ka kaluar në monotoni, mund të jetë koha për të bërë një ndryshim. Ju nuk po mësoni më nga detyrat, projektet apo gabimet tuaja. Puna juaj nuk është duke ju ofruar njohuri ose aftësi të reja. Kur nuk sfidoheni më në punën tuaj, ju nuk e jepni më të mirën nga vetja. Ju nuk po e shtyni më veten të bëni dhe të provoni gjëra të reja jashtë zonës suaj të rehatisë. 2. Nuk po vlerësoheni ose shpërbleheni Një nga arsyet që njerëzit kanë sukses dhe e shtyjnë veten për arritje edhe më të mëdha është për shkak të kënaqësisë që ata marrin pasi të kenë arritur diçka. Kjo gjithashtu ka të bëjë me vlerësimin që merrni duke parë punën e vështirë dhe të shpërbleheni për të. Prandaj edhe ekzistojnë promovimet, ngritjet e pagave, shpërblime dhe çmime të ndryshme për të shpërblyer dhe motivuar punonjësit që tregojnë rezultate. Nëse një punonjës nuk pranon asnjërën nga këto, atëherë edhe dëshira për punë zvogëlohet. 3. Nuk shihni mundësi për zhvillim Ju mund të doni një punë, ekipin dhe mjedisin. Ju madje mund ta doni atë që bëni, por kur ka zero mundësi për t’u zhvilluar, ju vetëm se po e dëmtoni karrierën tuaj. Nëse qëndroni në një punë ku nuk ju mundëson zhvillim të aftësive dhe njohurive të reja, kësisoj ju po ndaloni së zhvilluari dhe nuk do të jeni në gjendje t’i shihni mundësitë e mahnitshme që mund të ketë e ardhmja për ju. Nëse e shihni veten të gatshëm për zhvillim por nuk mund ta bëni këtë nga pozita juaj aktuale, është koha të bëni një vlerësim dhe të kaloni në diçka që do t'ju lejojë të rriteni në kohën e duhur. 4. Puna aktuale po ndikon negativisht në vetëbesimin tuaj Nëse filloni të dyshoni për veten dhe punën që bëni, atëherë duhet të ndryshojë diçka në mjedisin tuaj të punës. Nuk ja vlenë ta vazhdoni qëndrimin në një punë ose karrierë që nuk ju bën të ndjeheni mirë për veten tuaj, pavarësisht se cilat janë përfitimet financiare. Një karrierë përmbushëse duhet të jetë një nxitje për besimin dhe vetëvlerësimin tuaj, jo e kundërta e kësaj. 5. Ju ka humbur dëshira për punë Kur ju mungon dëshira për punë, ju filloni të mos jepni maksimumin tuaj dhe kjo ndikon që të mos i përfundoni punët tuaja si duhet. Kjo ndikon jo vetëm në rezultatet e punës suaj, por edhe në energjinë tuaj në zyrë, si dhe në mënyrën e bashkëveprimit me të tjerët. Nëse ndiheni të lodhur dhe jo të motivuar rreth punës/karrierës tuaj aktuale, duhet ta dini se kjo punë nuk është duke ju ndihmuar, mirëpo as ju nuk jeni duke ndihmuar ekipin dhe kompaninë. 6. Dëshironi më shumë Arsyeja më e rëndësishme pse është koha për një ndryshim është kur dëshironi më shumë. Kjo pikë bashkon të gjitha arsyet e mëparshme. Dëshira për më shumë vjen nga dëshira për të mësuar më shumë, të rriteni, të sfidoheni, të vlerësoheni dhe të jeni të kënaqur me atë që bëni. Ndryshimi ndoshta është një gjë e vështirë. Largimi nga zona juaj e rehatisë dhe hapësira juaj e sigurtë është edhe më e vështirë, por është e domosdoshme nëse doni të ngriteni dhe arrini qëllimet që ia keni caktuar vetes. Gjëja që më së paku do të donit është të zgjoheni vite nga tani dhe të kuptoni se mund të kishit korrur suksese më të mëdha, nëse nuk do t'i injoronit shenjat që ju tregonin se është koha për ndryshim./AkademiPune
Lexo më shumë
5 profesione që mund t’i ushtroni në Kosovë nëse jeni ekonomist
Ekonomistët merren me mbledhjen, organizimin dhe interpretimin e të dhënave, duke përdorur formula matematikore dhe statistika për t’i bërë llogaritjet e ndryshme. Një karrierë në ekonomi mund të rrisë mundësitë e punësimit në shumë drejtime, pavarësisht industrisë në të cilën operon një kompani e caktuar. Çka mund të punoni me një diplomë në ekonomi? Ka shumë drejtime në të cilat mund të punoni nëse keni një diplomë në ekonomi. Edhe në Kosovë, ofrohen mundësi punësimi në disa fusha të ekonomisë. Personat që kanë diplomë në ekonomi mund të punojnë në banka, institucione financiare, agjenci të ndryshme, etj. Nëse keni studiuar në fushën e ekonomisë, ka disa profesione të cilat mund t’i ushtroni. KosovaJob, ju sjellë disa prej këtyre profesioneve:  Kontabilist/e Konsulent/e Analist/e kreditor/e Analist i/e financave Auditor/e Kontabilist. Roli i një kontabilisti është të kryej detyra që lidhen me saktësinë, regjistrimin, analizat dhe prezantimin e operacioneve financiare të një biznesi, ndërmarrjeje apo organizate. Në ditët e sotme, pothuajse çdo kompani ka nevojë për kontabilistë. Konsulent/e.  Konsulentët apo këshilltarët ekonomikë duhet të kenë aftësi për të analizuar tregun dhe ndihmuar organizatën apo kompaninë ku punojnë që të përmirësojë performancën. Konsulentët mund të punojnë për kompani që operojnë në industri të ndryshme duke përfshirë financat, shëndetësinë, arsimin, etj . Analist/e kreditor/e. Një analist kreditor mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klientë të rinjë. Analistët kreditor janë profesionistë financiarë të cilët përcaktojnë mundësinë që huamarrësit të shlyejnë detyrimet e tyre financiare. Analist i/e financave. Analistët financiar si pjesë kryesore të punës kanë kryerjen e analizave financiare për klientët e jashtëm ose të bredshëm. Auditor/e. Puna e një auditori përfshin përgjegjësitë për statusin financiar dhe llogaritë e kompanive apo organizatave. Një auditor mbledh të gjitha informacionet dhe kontrollon nëse të gjitha pasqyrat financiare dhe regjistrimet janë të vlefshme, ligjore ose nëse paraqiten në mënyrë të drejtë.
Lexo më shumë
8 punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia
Me avancimin e teknologjisë, shumë punë sot mund të kryhen edhe nga shtëpia. Kompanitë e ndryshme anëmbanë botës vazhdimisht kërkojnë të punësojnë njerëz që arrijnë t'i kryejnë detyrat e punës edhe nga distanca. Numri i punonjësve që punojnë nga distanca është rritur përgjatë viteve të fundit. Nëse jeni prej atyre që ju pëlqen të punoni nga shtëpia ose jeni duke kërkuar një punë të tillë, AkademiPune ju sjellë një listë me disa prej tyre. Zhvillues webi / web developer Profesioni i parë në listën tonë është zhvillues webi. Këta të fundit krijojnë faqe interneti për përdorime të ndryshme, janë përgjegjës për pamjen e një webi, hartimin, kodimin si dhe mënyrën se si funksionon. Shumë zhvillues webi mund të punojnë nga shtëpia, gjë që  e bën këtë profesion më tërheqës për disa prej tyre. Përkthyes Përkthimi nuk është një punë që medoemos kërkon një diplomë dhe të punoni në zyrë. Mjafton njohja e të paktën dy gjuhëve. Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, shumica e përkthyesve kryejnë punën e tyre nga shtëpia, dhe shpesh nën afate të ngushta. Edhe studimet e ndryshme tregojnë se një përqindje e mirë e përkthyesve janë të vetëpunësuar.   Content writer Njerëzit që dinë të shkruajnë, janë gjithmonë të nevojshëm. Një content writer është një person i cili mund të prodhojë përmbajtje të caktuara për faqe të ndryshme të internetit, artikuj, përshkrime të produkteve, përshkrime për rrjetet sociale, etj. Ky profesion ka filluar të njihet kohëve të fundit më shumë edhe në vendin tonë.  Specialist i SEO Ndër synimet kryesore të shumicës së bizneseve është renditja në top 3she në makinat e kërkimit si psh Google. Specialistët e SEO janë ata që e realizojnë këtë. Ata janë profesionistë të marketingut që nëpërmjet kërkimeve dhe analizave përmirësojnë renditjen e një webfaqe në makinat e kërkimit. Në profesionin e specialistit të SEO (Search Engine Optimization) duhet të përdorni strategji, taktika, të gjeni fjalët kyçe, për të rritur numrin e vizitorëve në një web. Menaxher i rrjeteve sociale Rrjetet sociale janë mjeti më i mirë për marketing. Prandaj, pothuajse çdo biznes në ditët e sotme ka nevojë për një menaxher të mirë të rrjeteve sociale, në mënyrë që të arrijnë sa më shumë klientë. Edhe puna me rrjetet sociale, lehtë mund të realizohet edhe nga distanca. Punonjës në Qendra të Thirrjeve Qendrat e thirrjeve janë vende ku puna nuk ka të ndalur. Shumë Qendra të Thirrjeve kanë nevojë të vazhdueshme për njerëz fleksibilë, që mund të përgjigjen në telefon në çdo orë dhe të jenë në dispozicion të klientëve edhe nga distanca. Për të qenë një punonjës në qendër thirrjesh, krejt çka duhet është një kompjuter dhe ndonjë pajisje specifike si dhe përvojë në shërbimin ndaj klientit. Dizajner grafik Dizajnerët grafik janë ata që kujdesen për imazhin e një kompanie. Nëse keni përvojë në krijimin e logove apo dizajneve të ndryshme, krijimin e broshurave dhe reklamave, atëherë mund të përfitoni shumë edhe vetëm duke punuar nga shtëpia.  Bloger Një bloger është një person që publikon përmbajtje në një blog të caktuar. Blogerët shkruajnë, modifikojnë dhe postojnë përmbajtje të ndryshme në faqet e tyre të internetit dhe lidhen me qindra njerëz çdo ditë. Profesioni i blogerit është po ashtu një punë qe lehtësisht mund të kryhet edhe nga distanca.
Lexo më shumë
Përparësitë dhe mangësitë e punës me ndërrime
Puna me ndërrime përfshin caktimin e punonjësve për të kryer detyrat e tyre të punës gjatë gjithë 24 orëve të ditës dhe zakonisht gjatë tërë javës.Ekzistojnë lloje të ndryshme të orareve të punës me ndërrime. Punëdhënësit varësisht nga natyra e punës dhe kërkesat e tregut mund të caktojnë punonjësit në ndërrim të parë, ndërrim të dytë ose në ndërrim të tretë. Poashtu, ekzistojnë mundësitë që punonjësve tu caktohet të punojnë rregullisht gjatë atij ndërrimi, që njihet si punë me orar fiks ose të punojnë në ndërrime të përditshme apo javore. Ndërrimi i parë Këtij orari të punës ndryshe i referohemi si orari tradicional. Punonjësit që kanë ndërrimin e parë, zakonisht punojnë nga 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, por ka edhe alternativa tjera si nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, si dhe 10 të mëngjesit deri në orën 6 pasdite. Pra, të gjitha këto orare bëjnë pjesë në ndërrimin e parë. Ndrrimi i parë është një ndër ndrrimet më të favorshme për punonjësit pasi ka orare më të përshtatshme. Ndërrimi i dytë Punonjësit e ndërrimit të dytë shpesh fillojnë në orën 4 ose 5 pasdite dhe përfundojnë orarin në mesnatë ose ora 1 në mëngjes. Ndërrimi i tretë Ky orar zakonisht quhet edhe ndërrimi i natës. Punonjësit fillojnë punën ndërmjet orës 9 ose 10 të natës dhe përfundojnë orarin ndërmjet orës 6 ose 8 të mëngjesit. Puna me ndërrime në orare të ndryshme Në këtë orar përfshihen të tri ndërrimet e lartpërmendura. Në vend që të kenë të njëjtin ndërrim çdo ditë, punonjësit me ndërrime punojnë në orare të ndryshme në varësi të ditëve të javës. Për shembull, dikush mund të punojë në ndërrimin e parë tre ditë në javë dhe 2 ditë të tjera në ndërrimin e dytë. Më hollësisht, ky lloj orari përbën një përzierje të tri orareve si ndërrimit të parë, të dytë dhe tretë. Përparësitë që ka puna me ndërrime Ekzistojnë aspekte pozitive të punës me ndërrime, veçanërisht për njerëzit që punojnë gjatë ndërrimeve të dyta dhe të treta. Puna në këto ndërrime mundëson që punonjësit të udhëtojnë gjatë kohës kur trafiku është më pak i ngarkuar. Kjo do të thotë të shmanget trafiku i ngarkuar, që di të jetë mjaft stresues sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Mangësitë që ka puna me ndërrime Puna me ndërrime poashtu mund të ketë edhe mangësitë e saj, veçanërisht për ata që punojnë gjatë natës. Sipas "National Sleep Foundation" personat që punojnë me ndërrime ankohen se kanë probleme metabolike, anoreksi, pagjumësi, si dhe probleme me peshën. Profesionet në të cilat puna me ndërrime është e zakonshme Shërbimet mbrojtëse, bizneset që meren me prodhim dhe transport, si dhe kujdesi shëndetësor, të gjitha këto aplikojnë punën me ndërrime. Personat të cilët janë të punësuar në këto industri pritet të kenë orare që mund të përfshijnë ndërrime të mbrëmjes, gjatë natës, fundjavës dhe shpesh duhet të punojnë edhe për pushime dhe festa. Ja disa nga profesionet që zakonisht punonjë me ndërrime pasi natyra e punës e kërkon një gjë të tillë: Zjarrfikësit Zyrtarët e policisë Punonjësit e shëndetësisë Kontrolluesit e trafikut ajror Punonjësit e sektorit të transportit Punonjësit e shërbimit postar
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.