Nuk ke vetëbesim? Ja disa mënyra për t’u dukur të tillë

20 Gusht '21

Nuk ke vetëbesim? Ja disa mënyra për t’u dukur të tillë
	 	 

Shumë persona e zotërojnë artin e të dukurit me vetëbesim, por a janë ata me të vërtëtë të tillë, apo vetëm arrijnë ta stimulojnë këtë anë? Vetëbesimi i tillë ka të bëjë me përdorimin e qëndrimin dhe gjuhën e trupit.

Nocionin “fake confidence” e popullarizoi profesiori i Harvardit, Amy Cuddy. Sipas tij, duke u bërë sikur keni vetbesim, mund ta bëni veten të ndiheni më të fortë dhe të fuqishëm.

Mirëpo, një studim nga Universiteti i Standfordit ka gjetur se, është e vështirë që të fshihen ndjenjat e vërteta. Personat që u morën për studim, që t’i fshehin emocionet e tyre, raportuan që ndiheshin të sëmurë, të hutuar dhe të preokopuar me emocionet. E gjithë kjo u vërtetua nga rritje e vazhdueshme e presionit të gjakut. Por, rritje të presionit të gjakut pati edhe tek ata që po i dëgjonin subjektet e përzgjedhura. Pra, stresi i shtypjes nuk ishte vetëm i dukshëm, ishte edhe ngjitës.

Pra, çfarë duhet që të bëhet në raste të tilla, kur persona të caktuar mbajnë intervista, ose ndonjë takim të rëndësishëm të punës? Si duhet të veproni për të nxitur vetëbesim?

Bëni kontakt të syve

Mënyra e parë për të nxitur vetëbesim është ta përdorni fuqinë e syve. Më shumë se 70% e receptorëve shqisorë janë në sytë tanë. Sytë i dominojnë të gjitha shqisat, ata janë më të fuqishëm se të gjitha shqisat të bëhen së bashku. Kështu që, kur i shikoni njerëzit në sy, do të krijoni domosdoshmërisht lidhje.

Nëse jeni në takim me shefin tuaj, shikoni në sy kohë pas kohe. Apo edhe nëse jeni në takim me kolegët krijoni kontakt të syve me secilin prej anëtarëve në atë zyre! Ky kontroll i dhomës do t’ju japë aurën e një personi shumë me vetbesim.

Mos bëni lëvizje

Nëse bëni vazhdimisht dhe shumë lëvizje, ka të ngjarë që të tregoni konfuzion, nervozë mungesë të përgatitjes. Kështu që, shmangni lëvizjet e kokës, ose shenja që jeni duke menduar, lëvizje të këmbëve ose shenja të tjera nervoze. Po ashtu shmangni prekjen e vetes dhe shenjat si rregullimi i flokëve! Duke i kontrolluar lëvizjet do të jepni ndjenjën e vetëbesimit te audienca.

Ngadalësoni

Një mënyrë tjetër për të treguar vetëbesim është që të flsni ngadalë mjaftueshëm atë që e flisni. Njerëzit zakonisht kanë tendecë që të nguten kur janë nervozë dhe ngutja tregon që jeni duke u ndier jo rehat, prandaj kjo ndjenjë përcillet edhe te dëgjuesit. Kur ngadalësoni mjaftueshëm, atëherë tregon që po i jepni shumë rëndësi ideve që keni dhe atyer që po i thuani, kështu që edhe dëgjuesit do t’i vlerësojnë ato.

Janë dy mënyra të ngadalësimit

  1. Lini hapësirë të mjaftueshme në mes të fjalëve;
  2. Krijoni pauza kur flisni

Kjo i bën dëgjuesit që t’i absorbojnë të gjitha përgjigjet dhe idetë që i jepni.

Rregulloni zërin tuaj

Një mënyrë tjetër për të dhënë përshtypje të vetëbesimit është që të flisni me zë më të shtruar. Ky ton i zërit ju bën që të dukeni më të fortë dhe më udhëheqës, edhe në qoftëse mund të jeni dke u ndjerë të pasigurt.

Artikuloni fjalët

Shqiptimi i fjalëve është po aq i rëndësishëm për vetëbesim sa edhe çdo pikë tjetër. Të gjithë kemi dëgjuar folës të cilët i mjegullojnë fjalët. Ju do të tingëlloni më me vetëbesim bëse i thoni fjalët mirë dhe u jepni atyre energji. Edhe dëgjuesit do ta kuptojnë çdo fjalë.

Sekreti i artikulimit të mire, është të mos e lejoni që energjia të bjerë në fund të fjalës ose në fund të fjalisë!

Vishuni në atë mënyrë që ju bën të ndjeheni mirë

Veshja është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, në mënyrën sesi do ta shfaqni veten përpara të tjerëve. Kujdes se cilat veshje i zgjedhni për veten! Mund të jetë veshja më e bukur dhe më profesionale, por në qoftëse nuk do të ndiheni mirë në të, nuk do të jepni përshtypjen më të mirë te dëgjuesit. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC