Çfarë duhet të shkruani në email kur i dorëzoni dokumentet e aplikimit?

29 Korrik '21

Çfarë duhet të shkruani në email kur i dorëzoni dokumentet e aplikimit?
	 	 

Sa shpesh ju ka ndodhur që të mos dini se çfarë të shkruni në email, kur aplikoni në një punë? Çfarë të bëni, të shkruani vetëm përshëndetjen dhe t’i bashkëngjitni dokumentet e aplikimit, apo të mos përshëndesni fare, për shkak se mund t’u merrni kohë rekruterëve? As njëra as tjetra. Akademi Pune ka disa këshilla që duhet secili aplikues t’i ketë parasysh.

Sot kompanitë kanë sisteme automatike për aplikimet e punës, mirëpo një numër i madh i punëdhnësve që kanë biznese më të vogla, pranojnë ende aplikime me anë të emailit.

Si të aplikoni me anë të emailit?

Gjithmonë lexoni me vëmendje postimin e punës së kompanisë! Dërgoni vetëm CV-në dhe letrën motivuese nëse punëdhënësi e ka kërkuar atë! Kur dërgoni CV është e rëndësishme që të përfshini edhe një letër motivuese të përqendruar, kur aplikoni – ajo mund të jetë edhe vetë mesazhi emailit.

Çfarë të përfshini në email kur aplikoni për punë?

Mesazhi i emailit kur aplikoni për punë është letra motivuese. Kjo do të thotë që qëllimi i këtij lloji të emailit është që t’i jep marrësit të kuptojë:

  • Pse po i shkruani?
  • Për cilën punë po aplikoni?
  • Cilat kualifikimi që i duhen asaj pune i keni?
  • Çfarë keni për të ofruar?
  • Si mund të jeni në kontakt me marrësit në vazhdim?

Këshilla sesi ta shkruani një letër të mirë aplikimi

Vërejtje: Emaili nuk duhet që të jetë shumë i gjatë.

Pjesa e “subject”: Përderisa rekruterët pranojnë një numër të madh të emaileve, lehtësojeni këtë pjesë për ta! Përfshini emrin tuaj dhe pozitën për të cilën po aplikoni!

Shembull: Teuta Gashi – Pozita Social Media Marketing Assistant

Përshëndetja: Nëse është e mundur, drejtoni email–in tuaj te një person i caktuar. Ndonjëherë ju mund ta përcaktoni këtë duke rishikuar faqen e internetit të kompanisë ose duke telefonuar zyrën e tyre kryesore për të pyetur se kush menaxhon kërkimet e tyre të punës. Nëse një emër nuk është i disponueshëm, mund ta filloni emailin me "të nderuar rekruterë".

Paragrafi i parë: Në paragrafin e parë të mesazhit tuaj. Është shumë e rëndësishme që ta shpjegoni pse u keni shkruar. Përmendni se ku e keni parë aplikimin, datën kur është postuar dhe mënyrën sesi e keni parë atë! Madje, edhe nëse ndonjë kolegë apo ndokush prej miqve ju kanë referuar edhe këtë duhet që ta përmendi.

Paragrafi i mesëm: Kjo pjesë e emailit është një mundësi në të cilën mund të bëni një hap për kandidaturën tuaj. Pse do të jeni përshtatje e mirë për kompaninë? Çfarë mund t’i ofroni kompanisë? Theksoni punët dhe përgjegjësitë më të rëndësishme, ashtu si edhe arritjet! Sigurohuni që të mos citoni fjalë për fjalë se si keni shkruan në CV!

Paragrafi i fundit: Përdoreni këtë pjesë që ta falënderoni marrësin për kohën që e ka ndarë për ta lexuar dhe përmendni gjithashtu që CV-ja juaj është e bashkëngjitur! Po ashtu edhe kontaktin tuaj se ku ata mund të jenë në kontakt me ju gjatë vazhdimësisë.

Mbyllje e sjellshme: Jini të sjellshëm kur e mbyllni mesazhin, për shembull “Gjitha të mirat” ose “Sinqerisht”, pastaj shkruani emrin e plotë!

Kontaktet: Listoni emrin, numrin e telefonit, email adresen dhe linkun e profilit tuaj në LinkedIn, nëse keni!

Teuta Gashi

Teuta.gashi@gmail.com

Numri i telefonit

Linkedin.com/in/teutagashi

Bashkëngjiteni CV-në: Pasi i keni bërë të gjitha këto, mos harroni që ta bashkëngjitni edhe CV-në në formatin që është kërkuar në përshkrimin e punës! Nëse nuk është kërkuar ndonjë format specifik, atëherë dërgojeni atë si PDF ose Word document. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC