Si mund t’i përdorni grupet në Facebook për t’u rrjetëzuar dhe gjetur punë?

27 Korrik '21

Si mund t’i përdorni grupet në Facebook për t’u rrjetëzuar dhe gjetur punë?
	 	 

Rrjeti social, Facebook sot përdoret nga miliona përdorues në gjithë botën, për çështjet nga më të ndryshmet. Dikush poston shkrime personale, dikush poezi, dikush fotografi të familjes e dikush të kafshëve shtëpiake. Të gjitha këto mund t’i bëni, por a e keni menduar ndonjëherë që ky rrjet është i fuqishëm për të krijuar lidhje dhe për të kërkuar punë?

Në mesin e qindra miqve që keni në facebook, sa prej tyre që punoj kanë postuar që kompania e tyre është duke kërkuar punëtorë? Sa grupe i njihni që ekzistojnë që lidhen me fushën tuaj? Kështu që nëse asnjëherë më parë nuk e keni menduar këtë rrjet social në këtë mënyrë, është koha që ta shihni me një sy tjetër.

Bashkohu në grupe që kanë të bëjnë me interesa të karrierës

Përdoreni Facebook-un që të gjeni grupe në të cilat diskutohet rreth industrisë tuaj. Psh., nëse merresh me marketing, në pjesën ku bëhen kërkimet kërko për “marketing”, paski ta keni shkruar fjalën kyçe, shkoni te pjesa “see all results” (apo shiko të gjitha rezultatet), pastaj zgjidhni ato grupa që ju interesojnë!

Disa grupe janë sekrete ose të mbyllura. Në këto raste kërkoni nga ndonjë shok apo koleg/e që t’ju rekomandojnë! Për këto grupe në Facebook, mund të kërkoni edhe jashtë tij, për të parë se çfarë grupesh ka në Facebook.

Jini aktivë në këto grupe

Nuk është e thënë që të jeni “moderator” i grupit, personi i cili duhet ta kontrollojë çdo postim, me rëndësi është të jeni një anëtar aktiv, i cili rregullisht i lexon postimet. Komentoni në postime kur keni mendime apo këshilla për të dhënë! Mund gjithashtu edhe ta promovoni veten duke ndarë artikuj dhe foto për atë fushë.

Komentoni në postime duke kërkuar ndonjë këshillë: Pëlqimi i ndonjë postimi mund të duket si gjë e cila nuk çon peshë, por ato ju ndihmojnë që të jeni në vëmendje të moderatorit të grupit apo anëtarëve të tjerë.

Ndani storje të rëndësishme: Postimi i lajmeve interesante që lidhen me qëllimin e grupit është një mënyrë e lehtë për të qenë pjesëtarë aktivë.

Bëni pyetje; Pjesëtarët e grupit janë zakonisht të gatshëm për t’u përgjigjur në pyetje dhe të japin këshilla. Përpara se të bëni ndonjë pyetje, hulumtoni fillimisht në historinë e grupit nëse një gjë e tillë është kërkuar më herët nga dikush tjetër!

Kërkoni ndihmë gjersa po kërkoni punë: Nëse jeni duke kërkuar punë në një lokacion të afërt, apo të takoni njerëz në qytetin tuaj, mundtë postoni për këtë me disa pyetje të drejtpërdrejta. Do të befasoheni sesa shumë njerëz ka që i ndajnë këshillat e tyre ose dëshirojnë që të takohen me ju.

Tentoni të merrni pjesë në evente

Nëse dikush poston dicka për ndonëj event rrjetëzimi, konferencë apo takim për kafe, mos e humbisni mundësinë! Lidhja duke e takuar dikë është më e fuqishme sesa krijimi i tyre online.

Sigurohuni që profili juaj nuk ka diçka të papërshtatshme

Zakonisht qëllimi i parë i Facebook-ut është lidhja me miqë dhe familje. Kur mendoni që të gjeni punë përmes tij mendoni që njerëzit do të duan t’ua shohin profilin. Kështu që është mirë që ta shihni përmbajtjen që keni. A keni paraqitje jo profesionale, psh ndonjë fotografi kur keni qenë i dehur, veshtje të papërshtatshme, gjuhë të urrejtjes etj.

Kjo është sidomos shumë e rëndësishme, sepse rekruterët pothuajse çdo herë i kërkojnë profilet e kandidatëve si pjesë të procesit të punësimit./Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC