7 këshilla për të pasur sukses në video - intervista

23 Korrik '21

7 këshilla për të pasur sukses në video - intervista
	 	 

Mos e humbisni mundësinë për t’u punësuar për shkak se nuk i kushtoni mjaftueshëm rëndësi intervistave online! Kjo është një gjë e shpeshtë e cila ndodhë nga kandidatët, nganjëherë duke u ndjerë më “rehat” sesa duhet, nganjëherë nga mungesa për t’u bërë pjesë e intervistës, për shkak se nuk e kanë idenë se çfarë duhet të bëjnë për t’u kyqur në intervistë. Madje kjo, pavarësisht udhëzimeve që i marrin nga rekruterët.

Akademi Pune ka disa këshilla të rëndësishme se çfarë duhet të keni parasysh dhe si duhet të përgatiteni para se të “hyni” në video intervista.

Përgatiteni veten

Është po aq e rëndësishme që ta përgatitni veten edhe për video intervistë po aq sa edhe për intervistën me prani. Duhet të hulumtoni rreth kompanisë, industrisë, produkteve dhe arritjeve. Keshtu që do të jeni të gatshëm që t’i diksutoni të gjitha në intervistë.

Jini i përpiktë

Ashtu si edhe në intervistat përballë rekruterëve edhe në intervistat online është mirë që të jeni në intervistë 10 minuta më herët. Kjo tregon që jeni person i përpiktë. Hyrja në intervistë përpara me herët ju jep kohë dhe mundësinë që t’i rregolloni çështjet me të cilat mund të përballeni në ndërkohë, për shkak të rrjetit apo probleme të tjera në program.

Testoni teknologjinë

Mund ta humbisni një ofertë të jashtëzamkonshme të punës, vetëm për shkak të disa problemeve që lidhen me teknologjinë. Prandaj, për të mos ndodhur kjo është mirë që t’i kontrolloni këta katër përbërës:

Audio Settings

A ju punon mikrofoni? Bëni disa tprova për të parë nëse po ju funksionin mikrofoni dhe nëse e keni zërin kualitativ për të vazhduar intervistës.

Camera Settings

A është ambienti shumë errët apo shumë dritë, si është prapavija? Është mirë që të uleni në një pjesë ku nuk ka shumë detaje, apo që nuk krijoni hije, sepse kështu rekruterët do të përqendrohen më shumë te ju.

Interneti

Nuk do të mundta zhvilloni intervistën në qoftëse nuk ju funskionin interneti, apo ai është shumë i dobët.

Video platforms

Ju duhet që të familajrizoheni me softuerët e intervistave si Zoom, Google Meet, Microsoft Team, Skype etj.

Flisni ngadalë dhe pastër

Për shkak të rrjetit dhe ndërmjetësimit teknologjik gjatë bisedës mund të ketë vonesa apo dobësime të zërit, prandaj duhet të siguroheni që t’i shqiptoni fjalët mirë dhe të mos flisni shumë shpejt!

Dëgjoni me kujdes

Dëgjimi aktiv duhet të jetë i pranishëm edhe në video intervista. Për shkak të problemeve të mundshme që i ka intervista onlinë duhet ta mbani gjithë vëmendjen.

Vishuni profesionalisht

Gabimi më i madh që bëhet në intervista të punës është mungesa e kujdesit të treguar për ta zgjedhur veshjen. Të veshurit në mënyrë profesionale gjithashtu ju bën që të përgatiteni psiqikisht dhe ta merrni atë seriozisht.

Kushtoni kujdes edhe për gjuhën e trupit

Kontakti me sy është një element shumë i rëndësishëm, por çfarë të bëni kur mbani video intervistë? Të shikuarit në fytyrën e intervistuesit në ekranin e kompjuterit do të thotë që në fakt nuk po bëni kontakt të syve. Shikoni në kamerë sa më shpesh që është e mundshme, sidomos gjersa filsni! Kjo i jep intervistuesit ndjesinë që jeni i përfshirë.

Si të kyqeni në takim në platformën Google Meet?

Së pari, identifikohuni duke përdorur llogarinë tuaj të Google!

Tjetra, do të duhet të kontrolloni në Gmail Inbox dhe të hapni ftesën me email të Google Meet!

Nga ftesa në email, klikoni në linkun e Google Meet!

Disa dritare mund të shfaqen nëse nuk keni miratuar përdorimin e mikrofonit, kamerës dhe njoftimeve tuaja. Klikoni “Allow” për këto dritare që shfaqen.

allow

Para se të hyni në takim, mund të vendosni cilësimet që dëshironi t’i përdorni. Mund të zgjidhni të hyni në takim me mikrofonin dhe kamerën tuaj të ndezur ose të fikur duke klikuar në ikonat e tyre. Këto opsione mund t'i ndryshoni gjithmonë edhe brenda thirrjes video.

Tani që i keni cilësimet gati, klikoni “Ask to join”!

Nëse e keni marrë ftesën në Google Calendar në vend të një ftese me email, klikoni në ngjarje për të parë më shumë informacion. Pastaj, kliko në butonin Join with Google Meet!

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC