Çka ndodhë nëse nuk shfaqeni në intervista të punës?

13 Nov, 2019

Çka ndodhë nëse nuk shfaqeni në intervista të punës?
	 	 

Ftesa për intervistë është padyshim një hap shumë i rëndësishëm për të fituar vendin e punës ku keni aplikuar. Kjo nënkupton që kompanisë i ka pëlqyer aplikacioni juaj dhe gjasat që ju të bëheni pjesë e asaj kompanie janë shumë të mëdha. Mirëpo, nganjëherë në periudhën mes aplikimit dhe ftesës për intervistë, dëshira juaj për t’u bërë pjesë e kompanisë mund të ketë ndryshuar.  

Sipas një studimi të CV-Library, një në dhjetë profesionistë në Britani të Madhe e kanë pranuar që nuk janë shfaqur në intervista të punës. I njejti studim zbuloi gjithashtu se 34% e kandidatëve nuk u shfaqën në intervista sepse nuk e donin punën më, ndërkaq 22% prisnin të paktën edhe një konfirmim emaili ose kishin harruar fare të shkonin.

Mos shkuarja në intervista të punës pa ndonjë paralajmërim mund të ketë pasoja të mëdha në punësimin tuaj.

Do të futeni në listën e zezë (blacklist) të kompanisë

blacklist interviste pune

Listat e zeza të kompanive vërtetë ekzistojnë, sidomos tek kompanitë e rekrutimit. Nëse keni aplikuar për punë dhe nuk jeni shfaqur në intervistë, atëherë gjasat që rekruterët t’iu fusin në listën e zezë janë shumë të mëdha. Kjo nuk përbën shumë dallim edhe po aplikuat direkt tek një punëdhënës, ngase në të ardhmen mund të keni dëshirë te aplikoni tek e njejta kompani për një pozitë tjetër.

Mos shkuarja juaj në intervistë mund t’i zhgënjejë personat të cilët ju kanë besuar si dhe rekruterët që kanë vendosur t’iu sjellin përballë klientit të tyre. Gjithashtu, kjo do t'iu bëjë të dukeni edhe shumë jo profesional.

Do të prishni urat me kompanitë

Një tjetër pasojë e mos shfaqjes tuaj në intervistë është se ju do të prishni urat që do të mund të ndërtonit me kompanitë në rast se do të ishit prezent. Sigurisht, kompania ose pozita e punës mund të mos kenë qenë të përshtatshme në atë kohë por kjo nuk nënkupton se do të jenë edhe në vitet e ardhshme. Ruajtja e imazhit profesional mund t'iu sjellë shumë dobi, pasi që rekrutuesi ose punëdhënësi mund t'iu ndihmojnë të gjeni një rol tjetër në të ardhmen, sidomos kur flitet për kompanitë e rekrutimit.

Rastet e mos shkuarjes në intervista të punës janë shumë të shpeshta edhe në Kosovë. Rekruterja nga kompania e rekrutimit HumanPower, Zanë Havolli, në një intervistë për KosovaJob tha se kandidatët të cilët nuk shfaqen në intervista të punës dhe nuk lajmërojnë, hyjnë direkt në listë të zezë.

blacklist

"Nëse një kandidat nuk shfaqet në intervistë të punës si dhe nuk na lajmëron neve si kompani, atëherë ai futet direkt në listë të zezë. Në rast se i njejti aplikon për një pozitë të re të punës, atëherë kompania merr njoftimin se ky kandidat ka qenë njëherë në listë të zezë dhe pastaj duhet ta shqyrtojmë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se kandidatët hyjnë në listë te zezë edhe nëse nuk shfaqin interes për punën e sidomos nëse janë arrogantë gjatë intervistimit.

Ndërkaq, Minire Sadriu, menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë Albi Group, po ashtu ka thënë se kandidatët të cilët nuk shkojnë në intervistë e nuk lajmërojnë, humbin shancën për t’u ftuar përsëri për ndonjë intervistë në të ardhmen.

“Ne i kemi të gjitha evidencat, me data, me orë, për të gjithë kandidatët. Ata të cilët nuk kanë ardhë në intervista të punës dhe nuk na kanë lajmëruar, nuk thirren më për intervistë. Ndërsa, sa u përket kandidatëve të cilët na japin një arsye valide, ata emra i lemë të hapur ose i kalojmë në rundin e dytë të intervistave” theksoi Sadriu.

Si të shpëtojmë nga “lista e zezë” e kompanive?

Mos shkuarja në intervistë mund t’iu shoqërojë me pasoja në të ardhmen sidomos nëse jetoni në një qytet të vogël ose ne ndonjë zonë ku ka mungesë të kompanive që veprojnë. Që të mos humbisni shancat për t’iu bashkuar kompanisë ndonjëherë tjetër, ju duhet të keni parasysh mënyrën se si refuzoni të shkoni në intervistë. KosovaJob, ju sjellë disa këshilla që mund t’i ndiqni, në mënyrë që emri juaj të mos mbetet në listën e zezë të kompanive.

blacklist

  • Tregoni me mirësjellje nëse pozita e punës ose orari nuk është i përshtatshëm për ju në atë periudhë.
  • Lajmëroni në rast se keni pasur ndonjë urgjencë.
  • Tregoni rekruterëve nëse keni pranuar një ofertë tjetër të punës e cila ju është përshtatur më shumë. 
HumanPower është kompani e themeluar në Kosovë, aktiviteti i së cilës është rekrutimi i burimeve njerëzore.  Përderisa në periudhat më të hershme ka qenë mjaft e vështirë arritja e një kontakti direkt në mes të punëkërkuesve dhe punëmarrësve, në ditët e sotme kjo është mjaft e lehtë. HumanPower për herë të parë në Kosovë bashkëdyzon fuqinë punëtore me kompanitë dhe punëdhënësit në Republikën e Kosovës. Kompania që nga themelimi por edhe në ditët e sotme vazhdon të krijojë marrëdhënie me biznese të industrive të ndryshme me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre sa i përket kërkesave për fuqi punëtore. Ky reputacion i ka mundësuar HumanPower që të tërheqë kandidatë me kualifikim të lartë. Përmes shtrirjes së gjerë të saj, HumanPower ka arritur të miqësohet dhe bashkëpunojë me kompanitë kryesore në vend për punësimin e kuadrove, duke u bazuar në nevojat e tregut. Fuqia punëtore është ajo e cila e fuqizon biznesin dhe anasjelltas, biznesi arrinë të forcojë fuqinë punëtore përmes kyçjes direkte në marrëdhënien e punës, prandaj krijimi i një raporti në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve është hapi kryesor drejt avancimit të një biznesi dhe punëtori të ardhshëm, dhe kjo mundësohet direkt nga kompania Humanpower. Kualifikimi dhe aftësia e kandidatit për pozitën konkrete si dhe mundësia dhe integriteti i biznesit konkret janë elemente në të cilat e bazon veprimtarinë HumanPower.
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili mot nuk është kërcënues për uljen dhe ngritjen e avionëve?
    A
    Vetëtima
    B
    Shiu i lehtë
    C
    Reshjet e borës
  • Në cilin vend afrikan ka më shumë reshje?
    A
    Zimbabve
    B
    Kamerun
    C
    Burkina Faso
    D
    Sudan
  • Në cilin shtet ishte ajri më i ndotur gjatë vitit 2019?
    A
    Kinë
    B
    Japoni
    C
    Indi
    D
    Kosovë
  • Cila nga këto përshkruan se sa avull është në ajër?
    A
    Lagështia
    B
    Temperatura
    C
    Asnjëra
  • Çfarë instrumenti përdoret për të matur reshjet?
    A
    Barometri
    B
    Pluviometri
    C
    Anemometri
  • Si quhen retë e bardha dhe të "gëzofta" që shihen vetmas por edhe në grupe?
    A
    Cumulus
    B
    Cirrus
    C
    Stratus
  • Ku ndodhën përmbytjet e lumit të verdhë të vitit 1887 që mbyten 2 milionë njerëz?
    A
    Austro Hungari
    B
    Meksikë
    C
    Kinë
    D
    Irlandë
  • Çka ka në jonosferë?
    A
    Më shumë oksigjen
    B
    Grimca me ngarkesë pozitive dhe negative
    C
    Asgjë
  • Cili simbol përdoret në hartën e motit për të treguar një front të ftohtë?
    A
    Simboli i reve
    B
    Një vijë e lakuar e kuqe me gjysmë rrathë
    C
    Një vijë e lakuar blu me trekëndësha
  • Cilën zonë kohore e përdorin meteorologët për të raportuar të dhënat e tyre?
    A
    UTC
    B
    PST
    C
    CST
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si t’i shmangni gabimet e marketingut në biznesin tuaj?
Marketingu ka të bëj me vendosjen e produktit të duhur, me çmimin e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Bazat themelore të marketingut janë produkti, çmimi, vendi dhe promovimi. Marketingu është procesi i menaxhimit përgjegjës për identifikimin, parashikimin dhe plotësimin e kërkesave të klientit. Shumë ndërmarrje dhe veçanërisht bizneset e vogla gabojnë kur tentojnë ta organizojnë marketingun e tyre pa u konsultuar me ndonjë ekspert. Ja disa gabime të zakonshme marketingu që bizneset duhet t’i shmangin. Mos përcjellja e performancës Teknologjia moderne ju mundëson të mbani shënime për sjelljen e klientëve tuaj dhe ta përdorni atë në avantazhin tuaj. Fatkeqësisht, shumë biznese i përdorin këto të dhëna për të krijuar fushata marketingu, për të cilat besojnë se do të funksionojnë mirë, por më pas ata nuk arrijnë të gjurmojnë performancën për të identifikuar fushat ku kanë nevojë për përmirësim. Me përdorimin e duhur të teknologjisë dhe aplikacioneve moderne, ju mund të gjurmoni çdo aspekt të fushatave tuaja të marketingut, kështu që mund të përcjellni se ku keni pasur sukses dhe ku mund të përmirësoheni. Dështim në mbajtjen e klientëve ekzistues Në përgjithësi, në biznes, 80% e shitjeve dhe fitimeve vijnë nga klientët ekzistues, ndërsa pjesa tjetër prej 20% vjen nga klientë të rinj që blejnë për herë të parë. Shitja për një klient të ri është më e vështirë sesa shitja për një klient ekzistues, kështu që mos harroni të caktoni disa nga fushatat tuaja të marketingut drejt bazës ekzistuese të klientit tuaj për të marrë shitje të përsëritur. Kësisoj, jo vetëm që do të tërhiqni një audiencë më të gjerë të blerësve të mundshëm, por gjithashtu do të siguroheni që bëni mjaftueshëm përpjekje për klientët aktual dhe ata të rinj. Jo të gatshëm për të investuar Është një pengesë e zakonshme për bizneset e vogla, pasi që ata mund të kenë buxhet, por nuk e investojnë atë në marketing. Në fakt, studimet e fundit tregojnë se në çdo fazë të jetës, pronarët e biznesit dëshirojnë të investojnë më shumë në marketing. Nga viti i tyre i parë në biznes deri në vitin e tyre 20 (ose më shumë) bizneset mesatarisht kanë ndarë 10% të buxhetit të tyre për marketing kur ata dëshirojnë të kishin investuar 25% ose më shumë. Jo të gatshëm të adaptohen Ashtu si njerëzit, bizneset duhet të rriten dhe të evoluojnë nëse duan të kenë sukses. Bizneset që nuk dëshirojnë të përfshijnë teknologji të re, të provojnë platforma të reja ose të eksperimentojnë me audiencë të re kanë pak gjasa të gjenerojnë të ardhura më fitimprurëse në botën e biznesit që është në ndryshim të vazhdueshëm. Kompanitë më të suksesshme bëjnë gjithçka që munden për të përshtatur strategjitë e tyre të marketingut për të akomoduar prirje të ndryshme, si dhe për të arritur perspektiva të reja. Duke eksperimentuar me kanale të ndryshme të rrjeteve sociale ose strategjive dhe teknikave të marketingut, mund të arrini një audiencë më të gjerë dhe të maksimizoni fitimet tuaja të mundshme.Si ta promovoni më mirë biznesin tuaj? E vërteta është se ne të gjithë jemi të bombarduar me mesazhe për shitje pothuajse çdo ditë. Ne vazhdimisht shohim reklama në lidhje me produktet dhe shërbimet që bizneset ofrojnë dhe pse ne duhet t'i blejmë ato. Normalisht që  duhet të flisni fare për produktin ose shërbimin tuaj, por është e rëndësishme të keni një imazh të qartë për marketingun tuaj. Përmes shërbimeve efikase ju duhet t’i tregoni klientëve tuaj pse ata duhet të vazhdojnë që t’ju besojnë. Këtu janë disa mënyra për të tregtuar në mënyrë të hollësishme ekspertizën tuaj dhe biznesin e përgjithshëm sesa përqendrimi vetëm në produkte/shërbime.Theksoni industrinë tuaj. Reklamoni biznesin tuaj në rrjete sociale duke treguar për shërbimet/produktet që ofroni, poashtu shkëmbeni këshilla me njerëzit që kërkojnë informacione për industrinë tuaj.Flisni për programet e biznesit tuaj. A keni një program që shpallni punonjësin e muajit dhe a jeni duke investuar në trajnime dhe ngjarje për ndërtimin e ekipit? Ndoshta ju sponsorizoni një ngjarje në komunitet ose një ekip sportiv. Të gjitha këto janë arsye pse një klient mund të dëshirojë të bëj biznes me ju, prandaj mos hezitoni të flisni për programet tuaja se si përkrahni zhvillimin e punonjësve tuaj me anë të trajnimeve të ndryshme.   Vlerësoni klientët tuaj. Kjo është aq e thjeshtë sa shpërndarja e një rekomandimi ose rishikimi. Shfrytëzoni rastin të falënderoni personin që mori kohë për t'ju dhënë një vlerësim në rrjetet sociale dhe t’i tregoni se sa e rëndësishme është për ju kur një klient ndahet i kënaqur me shërbimet/produktet tuaja./AkademiPune
Lexo më shumë
8 profesione në të cilat mund të jeni të suksesshëm nëse njihni gjuhë të huaja
Sot, pothuajse të gjithë punëdhënësit duan të punësojnë njerëz që flasin më shumë se një gjuhë. Njohja e disa gjuhëve mund t'iu sjellë përfitime të shumta në karrierë. Duke e njohur gjuhë të tjera, ju rrisni mundësitë për të gjetur një vend të mirë të punës e gjithashtu të siguroni edhe të ardhura të mira. Shumë organizata, institucione, biznese, kanë nevojë për sa më shumë njerëz që njohin gjuhë të huaja. Individët që njohin më shumë se një gjuhë të huaj, mund të ushtrojnë shumë profesione, mirëpo disa prej tyre mund të sjellin suksesin më pranë.  Përfaqësues të shërbimit me klientë Në fushën e shërbimit me klientë do të keni goxha sukses në rast se e njihni edhe një gjuhë të huaj. Duke qenë se puna ju obligon të takoheni me njerëz dhe biznese të ndryshme, është shumë mirë nëse njihni gjuhë të huaja sepse mund të keni punë edhe me klientë ndërkombëtarë. Në këtë profesion, punëdhënësit duan njerëz që mund të kapërcejnë pengesat gjuhësore dhe të zgjerojnë bazën e tyre të klientëve. Përkthyes/ Interpretues Në ditët e sotme, profesioni i përkthyesit është shumë i kërkuar. Shumica e institucioneve apo bizneseve kanë nevojë të kenë të punësuar dikë që mund t’iu përkthejë materiale nga gjuhë të ndryshme. Kur njihni gjuhë të huaja, gjithmonë mund ta keni një vend të sigurt të punës si përkthyes. Thuhet se punësimi i përkthyesve dhe interpretuesve do të rritet shumë gjatë viteve në vijim. Specialistë në burime njerëzore Pjesa e burimeve njerëzore gjithashtu kërkon njohuri në gjuhë të huaja. Ata që kanë karrierë në burime njerëzore dhe njohin më shumë se një gjuhë, ndihmojnë ndërmarrjet shumë më shumë kur vjen puna tek punësimi i kandidatëve. Jo të gjithë kandidatët që intervistohen mund të njohin një gjuhë të caktuar sepse ata mund të vijnë nga kultura të ndryshme. Mësimdhënës Nëse dëshironi të keni një karrierë të suksesshme si mësimdhënës, është mirë të mësoni edhe një gjuhë të huaj. Mësimdhënësit që flasin më shumë se një gjuhë kanë shumë mundësi të jenë të suksesshëm në këtë profesion, sidomos në zonat ku ka popullësi multikulturore. Vlen të theksohet se shkollat tashmë kanë programe të ndryshme gjuhësore. Shkrimtarë / Gazetarë Njohuritë e një gjuhe tjetër ndihmojnë gazetarët dhe shkrimtarët të jenë të suksesshëm në hulumtime, kryerjen e intervistave apo shkrimin e artikujve  për media të huaja. Si shkrimtarë, mund të përktheni vepra në disa gjuhë dhe të arrini audiencë më të gjerë. Profesionistë të kujdesit shëndetësor Individët që punojnë në spitale apo klinika, çdo ditë duhet të takojnë një numër të madh të njerëzve. Në raste urgjente, njohuritë e gjuhëve të huaja hyjnë shumë në punë. P.sh, nëse ndonjë pacient nuk e njeh gjuhën e parë të një vendi, do të shmangej stresi i komunikimit. Kësisoj, mjekët që njohin dy gjuhë, infermierët, apo në përgjithësi stafi në spitale, do të kontribuonin shumë më shumë. Menaxherë të marketingut Në tregun e ditëve të sotme, kompanitë kanë shumë nevojë që të përcjellin mesazh të saktë. Pra, kanë nevojë për njerëz të cilët flasin rrjedhshëm gjuhët e klientëve të tyre që të përcjellin me sukses mesazhe të brendit. Punëtorët social Pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë janë punëtorët social. Puna e tyre lidhet me njerëzit. Karriera në punë sociale po aq sa është sfiduese është edhe e dobishme. Edhe në këtë fushë, shumë më shumë sukses mund të arrini nëse njihni gjuhë të huaja. Ju do të jeni në gjendje të komunikoni me njerëz dhe të kuptoheni më mirë por edhe ata do të ndjehen më mirë nëse flasin në gjuhën e tyre amtare. Kësisoj, gjuhët e huaja janë shumë vlefshme në këtë karrierë. 
Lexo më shumë
5 aftësi sociale që ju bëjnë të suksesshëm në punë
Aftësitë sociale hyjnë tek aftësitë e buta, të cilat janë shumë të nevojshme për të pasur sukses në cilëndo fushë të karrierës. Njerëzit janë kudo, prandaj edhe aftësitë sociale janë shumë të rëndësishme. Procesi i përdorimit të aftësive sociale quhet socializim. Këto aftësi mësohen qysh nga një moshë të hershme por mund të mësohen dhe përmirësohen edhe me praktikë. Në vendin e punës, do të punoni me njerëz çdo ditë. Aftësitë sociale ua mundësojnë të kuptoheni dhe bashkëpunoni më mirë me të tjerët. Kjo mundëson që të krijohen marrëdhënie të forta me njerëzit me të cilët punoni dhe si rrjedhojë të keni sukses në vendin e punës. Nëse nuk mund të keni një komunikim të mirë me të tjerët, kjo mund të ndikojë negativisht që ju ta humbni edhe punën tuaj. Prandaj, filloni t'i zbatoni aftësitë sociale që të keni sukses si në punë ashtu edhe në jetën tuaj të përditshme. Këtu janë 5 aftësi sociale të nevojshme për të zhvilluar marrëdhënie të forta me njerëzit në vendin e punës: 1. Menaxhimi i marrëdhënieve me të tjerët Në vendin e punës, kalojmë shumë kohë me të tjerët, sidomos nëse punohet me orar të plotë. Prandaj, menaxhimi dhe krijimi i marrëdhënieve të mira me kolektivin, menaxherët apo udhëheqësit është shumë i rëndësishëm. Mundohuni të jeni të sjellshëm dhe profesional në punë, pavarësisht problemeve që mund t’ju paraqiten gjatë ditëve të punës. 2. Empatia Aftësia për t’u lidhur me të tjerët dhe për t’i kuptuar ata është një aftësi shumë e nevojshme në ditët e sotme, sidomos në marrëdhënie të punës. E për t’i kuptuar të tjerët duhet ta vendosni veten gjithmonë në pozitën e tjetrit, këtu ka rëndësi të posedoni aftësinë e empatisë. Mundohuni që gjithmonë t’i trajtoni të tjerët ashtu siç ju do të donit që ata t’ju trajtojnë juve. Një formë e tillë e të menduarit, nuk ka se si të sjellë rezultate negative. 3. Dëgjimi Duke i dëgjuar të tjerët pa i ndërprerë, duke bërë kontakt me sy dhe duke bërë pyetje herë pas here pas deklaratave të një personi, nënkupton se jeni dëgjues aktiv. Të dëgjuarit aktiv nënkupton se jeni plotësisht i vëmendshëm në atë se çka një person po flet. Kjo i kontribuon respektit të ndërsjellë dhe një bashkëpunimi më të mirë. 4. Pozitiviteti Kur ju jeni pozitiv, janë edhe të tjerët. Mundohuni që t’i përshendesni kolegët tuaj me një buzëqeshje. Mos hezitoni t’i përdorni shpesh fjalët magjike si “ju lutem” dhe “faleminderit”. Patjetër, gjithmonë duke pasur kujdes të mos ju keqpërdoren sjelljet e mira. 5. Bashkëpunimi Bashkëpunimi në ekip, është thelbësor për të pasur sukses në punë, si për individët ashtu edhe për kompaninë në përgjithësi. Për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, puna në ekip është e domosdoshme. Prandaj, secili duhet t’i përfundojë detyrat që priten nga ai, dhe të mos e dëmtojë punën ekipore. Ndihma për kolegët kur është e nevojshme, është po ashtu një veti që njerëzit i çon drejt suksesit.
Lexo më shumë
Puna nga shtëpia, përparësi apo mangësi?
Punoni nga shtëpia apo në zyrë? Kjo nuk ka shumë rëndësi, përderisa e kryeni të njëjtën punë dhe jeni efektiv në punën që bëni. Ka shumë njerëz që punojnë nga shtëpia dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem për ta. Akademi Pune, ju sjell disa nga përparësitë dhe mangësitë që mund të keni nëse punoni nga shtëpia. Përparësitë që mund të keni nëse punoni nga shtëpia:1. Jeni më të pavarur Ju mund të punoni në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, puna nga shtëpia ju mundëson të zgjedhni këndin tuaj të preferuar, aty ku besoni që puna juaj do të ishte sa më efektive.2. Shmanget trafiku Puna nga shtëpia do të nënkuptonte se nuk do të kishit nevojë të udhëtoni për në vendin e punës. Në këtë mënyrë, ju shmangni trafikun që shpesh mund të jetë i bezdisshëm, e që shpeshherë është edhe arsyeja e vonesës në punë.3. Kurseni para Nëse do të punonit në zyrë, koha e drekës do të thoshte të shkonit në ndonjë restaurant që e vizitoni vetëm pse është afër vendit të punës, rutinë kjo që shpesh kalon në monotoni. Ndërsa, puna nga shtëpia do t’ua mundësonte ta përgatisni ushqimin tuaj të preferuar. Po ashtu, përparësi në kursim paraqet edhe udhëtimi, pasi që nuk do të kishit nevojë ta përdorni makinën apo ndonjë mjet transporti tjetër për të shkuar në punë. 4. Nuk keni kod të veshjes Nëse do të punonit në zyrë, nga ju do të kërkohej ta respektoni kodin e veshjes. Mirëpo, natyra njerëzore kërkon të jetë e lirë dhe imponimi i kodit të veshjes në baza ditore mund të jetë shqetësues. Puna nga shtëpia do t’ju mundësonte të vishnit rrobat në të cilat ndiheni rehatshëm.Puna nga shtëpia nuk do të thotë që ka vetëm përparësi, pasi ajo ka edhe mangësitë e saj. AkademiPune përveç përparësive të lartcekura, ju sjell edhe mangësitë e punës nga shtëpia, siç janë:1. Mungesa e komunikimit me kolegë Ndoshta do të kishit mundësi të komunikoni me kolegët tuaj edhe përmes telefonit nga shtëpia, mirëpo komunikimi sy më sy është më efektiv. Po ashtu, përmes komunikimit sy më sy shkëmbimi i informatave dhe zgjidhja e paqartësive është më e lehtë se sa komunikimi përmes telefonit. 2. Vështirësi në vlerësimin e performancës Nga shtëpia nuk do të ishit të përditësuar në lidhje me performancën tuaj, pasi nuk keni kontakt të vazhdueshëm me menaxherin dhe kolegët tuaj. Kjo do të mund të paraqiste problem në avansimin tuaj, pasi nuk jeni në dijeni se si po vlerësohet puna juaj. Nëse nuk keni informata rreth vlerësimit të punës dhe kontributit juaj, kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në pozitën që keni në kompani dhe të ndiheshit i pasigurtë në rolin dhe synimet që keni në të ardhmen. 3.  Kontakti Kontakti me kolegët e punës na mundëson në avansimin dhe zhvillimin personal si dhe atë profesional. Puna nga shtëpia mund edhe të shkaktoj mërzitje pasi nuk kemi kontakt me kolegët tjerë në rast të ndonjë pyetje që mund të kemi rreth punës. Kësisoj, mungesa e kontaktit shihet si mangësi, që ndikon në performancën tuaj. 4. Rënia e produktivitetit Ju nuk mund të jeni produktiv nëse nuk keni kontakt dhe bashkëpunim të duhur me kolegët tuaj. Me anë të diskutimit dhe shkëmbimit të ideve ju ngrisni produktivitetin aty ku keni nevojë, si rrjedhojë arritja e objektivave të përbashkëta që keni si ekip është më e shpejtë./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.