Çfarë të bëni nëse nuk e merrni pagën me kohë?

5 Korrik '21

Çfarë të bëni nëse nuk e merrni pagën me kohë?
	 	 

Të gjithë punonjësit përballen me vonesa të pagës për kohën sa e kanë të caktuar. Në disa vende të punës kjo bëhet aq e shpeshtë sa anëtarët e asaj kompanie janë në dyshime se çfarë duhet të bëjnë për ta rregulluar këtë problem. Duhet të largohen pa thënë asgjë, apo të vendosin që ta diskutojnë këtë çështje me punëdhënësin për ta gjetur një zgjidhje.

Akademi Pune, ka disa këshilla për ju se çfarë të bëni në qoftëse keni probleme me pagesat.

Kontrolloni emailin

Përpara së të ndërmerrni diçka kontrolloni emailin tuaj për të parë nëse shefi ju ka lajmëruar që këtë muaj pagat do të vonohen. Nëse nuk ka asnjë shenjë që shefi ka dashur që t’ju lajmëroj për vonesa, atëherë telefononi bankën, në mënyrë që të shihni nëse ka ndonjë problem me llogarinë tuaj! E nëse ata ju thonë që gjithçka është në rregull, atëherë është koha që të mendoni, se ku ka mbetur paga juaj.

Flisni me punëdhënësin

Gjëja e parë që duhet të bëni pasi ta kuptoni që nuk keni asnjë problem me llogarinë bankare, është të flisni me shefin. Duke biseduar me të do të mund ta gjeni arsyen se përse nuk e keni marrë ende pagën, kjo do t’ju ndihmojë po ashtu që ta gjeni zgjidhjen. Gjëja më e rëndësishme gjatë këtij është të jeni të qetë, të sjellshëm, formal dhe në çështje. Mos u sillni rreth e rrotull, tregoni që nuk e keni marrë pagën dhe pyesni se përse ka ndodhur kjo!

Përpara se të shkoni është mirë që të dini se sa orë keni punuar gjatë gjithë muajit, për t’ia përmendur këtë edhe shefit. Përgatituni mendërisht dhe emocionalisht që të bisedoni me shefin! Për disa persona nganjëherë është e vështirë përballja me të. Sigurohuni që ai ta kuptojë se me sa sukses i keni përmbushur të gjitha detyrat që i keni pasur, pavarësisht që mungesat e pagës po ndodhin vazhdimisht!

Arsyet më të shpeshta të vonesave të pagës

Arsyeja më e zakonshme për një pagesë të vonuar është zakonisht ndonjë lloj gabimi. Kjo është diçka që mund të rregullohet lehtësisht. Nëse është një gabim, punëdhënësi juaj do të jetë në gjendje t'ju paguajë mjaft shpejt.

Sidoqoftë, nganjëherë arsyeja për mospagesa është sepse punëdhënësi nuk mund ta përballojë atë pagesë. Nëse kjo është arsyeja, ky është një rast me komplekst për t’u marrë me të, sepse nëse nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për t’ju paguar, nuk kanë sesi ta bëjnë.

Shefi juaj nuk ka mundësi të ju paguajë, por ju keni fatura për të paguar. Çfarë do të bëni në një rast rë tillë?  Gjëja e parë që duhet të bëni nëse punëdhënësi juaj nuk do të jetë në gjendje t'ju paguajë pagën tuaj për një kohë është t’i llogarisni se cilat gjëra duhet t’i paguani. Uluni, shikoni faturat dhe shpenzimet mujore, dhe gjithsej shumën që ju nevojitet, për t’i paguar ato! Kjo llogaritje është e nevojshme, sepse pasi të keni marrë një shifër në mendje, atëherë mund të filloni të punoni se si do të mbijetoni derisa punëdhënësi juaj të ketë mundësi të ju paguajë.

Krijoni një plan veprimi

Pasi ta dini se sa është shumë e faturave që do të paguani atë muaj, hapi tjetër është krijimi i një plani se çfarë duhet të bëni më tutje, sepse nuk është një situatë që thjesht mund të injorohet.

Ndërsa, nëse asgjë nuk funksionon, hapi i fundit është ndërrimi i vendit të punës. Pagesat e faturave janë gjithmonë shqetësime që nuk mund të injorohen. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC