Çfarë të bëni nëse jeni avancuar por pa ngritje të pagës?

22 Qershor '21

Çfarë të bëni nëse jeni avancuar por pa ngritje të pagës?
	 	 

Bazuar në një hulumtim të “OfficeTeam”, 39 përqind e punëdhënësve ofrojnë promovime për punonjësit e tyre pa ua ngritur pagat. Çfarë do të bënit ju sikur të gjendeshit në të tillë situatë? Do të ndiheshit të lumtur për këtë ndryshim, apo do të ndiheshit paksa “të fyer”?

Përfitimet e promovimit edhe nëse nuk ngritet paga

A e keni menduar se si do të ndryshojë rutina juaj e punës pasi të jeni avancuar?

Kryesisht do të keni një titull më të mirë dhe përgjegjësi të tjera, më të mëdha. Me këtë promovim me shumë mundësi që do të merrni pjesë në projekte më interesante, apo në ato që janë shumë të rëndësishme. Mbase edhe do të jeni liderë të projekteve.

Kjo padyshim që do të jetë një plus i madh për karrierën tuaj.

  • Do të jeni në gjendje të aplikoni për punë më të mëdha në kompani të tjera.
  • T’i rrisni aftësitë dhe përvojën.
  • CV-ja juaj do të jetë me impresionuese.
  • Do të jeni më të dukshëm në kompani.
  • Pse kompanitë ofrojnë avancime pa ngritje të pagës?

Mund të duket ofenduese të keni ofertë të promovimit pa ngritje të pagës. Por nuk duhet të ndiheni gjithmonë kështu. Më poshtë janë disa arsye pse kompanitë ofrojnë promovime të tilla:

Është shenjë që keni paraqitje të mirë: Nganjëherë, promovimet janë si mënyrë për kompaninë që t’jua bëjnë me dije që po bëni punë të mirë.

Ju po bëni punë të cilat e tejkalojnë pozitën tuaj: Mund të keni keni marrë më shumë përgjegjësi të titullit të ri. Me fjalë të tjera titulli është i ri, por puna nuk ndryshon shumë.

Kompania nuk mund të bëjë më shumë: Mund të jeni duke bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, por kompani nuk ka paraqitje shumë të mirë. Pra, në shumë raste, punëdhënësi dëshiron që t’jua ngrisë pagën por nuk mundet.

Paga tashmë është e madhe: Ndoshta paga që merrni është më e larta për titullin aktual, mbase edhe për titullin e ri.

Çfarë të bëni nëse keni ofertë të tillë?

Duke qenë se nuk është e nevojshme që t’i ndani të gjitha emocionet me menaxherin tuaj ose personin e Burimeve Njerëzore, të paktën ndihuni të lirë të pyesni për arsyet e kompanisë, në këtë mënyrë do ta gjeni përgjigjen që fshihet pas ofertës.

Ashtu si edhe më ofertën e punës duhet të ndani pak kohë edhe për këtë. Është mirë që t’i thoni punëdhënësit se sa e vlerësoni këtë ofertë.

Pastaj ta pyesni se deri kur ai mund të presë për përgjigje. Ose edhe mund t’i thoni që i kërkoni disa ditë ta mendoni apo ta diskutoni me familjen.

Sigurisht, që e keni çdo të drejtë që ta hidhni poshtë atë ofertë, por kujdes ta bëni në mënyrën e duhur, pa i dëmtuar marrëdhëniet!

Hulumtoni kompensimin

Është mirë që ta hulutmoni pagën tuaj, sa është mesatarja e pagës në këtë industri. Për ta bërë këtë mund t’i përdorni platformat për hulumtimin e pagës, si psh., Rroga.com.

Duke e pasur parasysh se çfarë page marrin kolegët e tu në të njëjtën pozitë si në kompaninë tënde ashtu edhe në kompanitë e tjera, do t’ju ndihmojë që ta krijoni një rast të fuqishëm pse e meritoni një rritje po aq sa edhe avancimin.

Përcaktoni hapat e radhës

Hapat e ardhshëm varen nga situatat e caktuara. Disa mund të jenë:

  • Merrni ofertën, por kërkoni të rishikoni pagën tuaj në një datë të caktuar më vonë!
  • Negocioni!
  • Merreni ofertën ashtu sic ofrohet!/Akademi Pune
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC