Si ta shkruajmë një email profesional?

12 Nov, 2019

Si ta shkruajmë një email profesional?
	 	 

E-mail është ndër format më profesionale të komunikimit, qoftë në marrëdhënie pune ose edhe jashtë saj. Një email shkruhet për arsye të ndryshme - për të caktuar një takim të rëndësishëm, për të shkëmbyer informacione, për të përcjellur dokumente, kërkesa, për të aprovuar diçka, etj.

Sipas Harvard Business Review, punonjësit kontrollojnë emailet e tyre mesatarisht 74 herë në ditë si dhe dërgojnë dhe pranojnë më shumë se 150 emaile gjatë një dite.

Ka shumë pika në të cilat mund të gaboni kur dërgoni një email. Prandaj, për të mësuar si shkruhet një email i mirë dhe pa gabime, nevojitet pak praktikë.  Vlen të theksohet se duhet t’i ikni sa më shumë gabimeve drejtshkrimore.  

Një email i mirë, ka një strukturë të cilës duhet t’i kushtohet shumë vëmendje. Nëse emailin e dërgojmë tek një person i njohur apo familjar, atëherë edhe mund të mos i kushtohet shumë rëndësi strukturës. Mirëpo, kur atë ia drejtojmë ndonjë klienti apo bashkëpunëtori, atëherë duhet të respektohet struktura, të cilën do ta elaborojmë në vazhdim të këtij artikulli.

Disa nga hapat që mund t’iu ndihmojnë në krijimin e një emaili profesional:

Caktoni qëllimin. Para se ta shkruani një email, pyesni veten se çka prisni nga pranuesi pasi ta lexojë. P.sh, nëse pritshmëritë tuaja janë që pranuesi ta lexojë medoemos një dokument të bashkëngjitur, sigurohuni që ia keni shpjeguar mirë se për çka është dokumenti dhe pse juve ju nevojitet një përgjigje prej tij.

Keni parasysh audiencën. Nëse emaili i dërgohet një personi të cilin nuk e njihni, tentoni të jeni sa më zyrtar dhe të mos përdorni shprehje të papërshtatshme. Ndërkaq, nëse email i dërgohet një kolegu me të cilin keni raporte të mira, mund të keni edhe një qasje pak më miqësore.

Kontrolloni nëse email është pranuar. Shumica e njerëzve pranojnë një mori e-mailesh gjatë një dite dhe mbase mund të harrojnë të kthejnë përgjigje. Nëse personi nuk është përgjigjur as pas dy ditësh, kontaktojeni përsëri dhe mundohuni të tregoheni sa më të sjellshëm.

Kontrollojeni para dërgimit. Gjithmonë këshillohet ta analizoni edhe njëherë mesazhin, që të mund t’iu ikni gabimeve të mundshme.  

Përmbledheni emailin. Sot, jeta është shumë dinamike dhe njerëzit nuk kanë shumë kohë t’i analizojnë detajet. Kësisoj, tentoni ta shkruani një email përmbledhës i cili përmban të gjitha informacionet kryesore apo të nevojshme.

Cila është struktura e një emaili të mirë?

Një email i mirë ka një strukturë strikte. "subject line", përshëndetja, hyrja, përfundimi janë pjesë përbërëse të një emaili të mirë. 

  •  “Subject”. Nëpërmjet kësaj pjese, ju i mundësoni pranuesit të emailit të kuptojë më mirë se për çka po bëhet fjalë. Në rastet kur dëshironi të dërgoni një email dhe po tentoni të ndërtoni lidhje profesionale, keni parasysh se çka shkruani tek “subject”.  Kjo mund t’i bëjë njerëzit të kenë pritshmëritë e tyre se çka ka brenda në mesazh. Një subject line duhet të jetë shumë e mirë sepse përndryshe gjasat për ta hapur emailin janë të vogla. Në subject, mundohuni të shkruani një fjali përshkruese apo përmbledhëse të të gjithë e-mailit. P.sh nëse emaili thërret për një takim, atëherë tek subject mund ta shkruani "Takimi për projektin në marketing".
  • Përshëndetja. Ky është rreshti i parë i një emaili. Ka shumë rëndësi se si i drejtoheni dikujt. Disa nga fjalitë që mund t'i përdorni janë: Përshëndetje i / e nderuar (nëse nuk e dini gjininë e personit), Përshendetje të nderuar ose të dashur (nëse i drejtoheni një grupi njerëzish).  Keni kujdes - mos e nisni kurrë një email pa një përshëndetje.
  • Mesi i email-it. Mesazhi kryesor jepet në mes të një emaili. Kjo patjetër që duhet të jetë diçka specifike. Nëse duhet të nënvizoni shumë detaje, mundohuni t’i ndani në paragrafe që të jenë më të lehtë për t’u kuptuar.
  • Përfundimet. Në këtë pjesë, përfundojeni të gjithë emailin me fjali përmbledhëse., si p.sh: Nëse keni paqartësi / vërejtje lidhur me dokumentet bashkëngjitur, mos ngurroni të na kontaktoni në çdo kohë. Përdorni edhe shprehje si: Me respekt, sinqerisht, juaji, çdo të mirë, etj. 
  • Nënshkrimi / të dhënat. Tek kjo pjesë duhet të shkruhet emri dhe mbiemri juaj, titulli që mbani por edhe informacione të tjera me rëndësi. P.sh nëse jeni në marrëdhënie pune, duhet të shfaqet emri, adresa e kompanisë dhe numri kontaktues. Shumica e kompanive, nëpërmjet programeve mundësojnë që këto të dhëna të shfaqen automatikisht në fund të çdo emaili.

Shembuj të e-maileve profesionale: 

E -mail për një grup njerëzish

Subject: Anulim i takimit

Pëshendetje të nderuar,

Me lejoni t’iu informoj se është shtyrë takimi për strategjitë në shitje, i planifikuar për ditën e mërkurë në ora 10:00.

Ju kërkojmë shumë ndjesë për këtë ndryshim dhe shpresojmë në mirëkuptimin e secilit prej jush. Takimin tjetër për këtë çështje do ta mbajmë të mërkurën e ardhshme, duke filluar prej orës 9:00.

Ju falemnderit shumë!

Sinqerisht,

(Emri dhe mbiemri)

E-mail për një person

Subject: Mundësi punësimi si dizajner

Përshendetje e nderuara Zana,

Uroj të jeni mirë dhe punët po iu ecin mbarë.

Po ju shkruaj në lidhje me një mundësi shumë të mirë punësimi për ju, në kompaninë tonë (cekni emrin e kompanisë).

Momentalisht, jam duke menaxhuar një projekt në fushën e marketingut digjital dhe jemi në kërkim të një dizajneri me orar të plotë. Puna mund të bëhet edhe nga shtëpia.

Ju lutem më njoftoni ne rast se jeni e interesuar të bëheni pjesë e projektit dhe mund ta caktojmë një takim që t'i diskutojmë të gjitha detajet.

Me respekt,

(Emri dhe mbiemri)

E-mail kontrollues:

Përshëndetje Znj. Ana,

Shpresoj që jeni mirë.

Desha vetëm të sigurohem nëse i keni pranuar listat e kandidatëve të përzgjedhur. Gjithashtu, sa i përket takimit tuaj me z. Gashin - nuk e kemi caktuar ende një datë të fundit.

A mund të më njoftoni cila prej datave është më e konvenueshme për ju për ta mbajtur takimin, 7 apo 8 tetor?

Falemnderit shumë!

(Emri dhe Mbiemri)

Aftësitë në shkrimin e një emaili profesional janë shumë të nevojshme në ditët e sotme, qoftë nëse jeni në marrëdhënie pune ose jo. Prandaj, është e nevojshme që të praktikoni sa më shumë. Përdorni këshillat dhe shembujt e mësipërm dhe do të përpiloni emaile sa më profesionale në çdo komunikim. 

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Çka janë të drejtat e njeriut?
    A
    Një mënyrë në të cilën qeveria mund të monitorojë njerëzit
    B
    Konceptet për të cilat Parlamenti aspiron të krijojë ligje
    C
    Të drejtat dhe liritë themelore të akorduara për të gjithë njerëzit
    D
    Të drejtat që janë akorduar vetëm për disa shtete
  • Kur hyri në fuqi "Akti i të Drejtave të Njeriut"?
    A
    15 dhjetor 1998
    B
    2 tetor 2000
    C
    1 janar 1999
    D
    20 tetor 1998
  • Me cilën datë shënohet dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut?
    A
    20 tetor
    B
    10 dhjetor
    C
    27 korrik
    D
    22 nëntor
  • Cili traktat thelbësor për të drejtat e njeriut është nënshkruar nga shumica e vendeve?
    A
    Konventa e të Drejtave të Fëmijëve
    B
    Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit
    C
    Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës
    D
    Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit
  • A lejohet ndëshkimi i fëmijëve nëpër shkolla?
    A
    Nuk lejohet në asnjë mënyrë
    B
    Nuk është e ndaluar nëse ndëshkimi nuk është fizik
    C
    Mund të përdoret në rast se pajtohen prindërit
  • Sa shtete janë anëtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut?
    A
    40 shtete
    B
    62 shtete
    C
    53 shtete
    D
    75 shtete
  • A aplikohet sot dënimi me vdekje?
    A
    Është e ndaluar në tërë botën
    B
    Është hequr me ligj nga më shumë se 50% e të gjitha shteteve
    C
    Nuk lejohet në rastin e të rinjve nën moshën 18 vjeçare
    D
    b dhe c janë përgjigje të sakta
  • E drejta për jetë është shkelur nëse:
    A
    Dikush vdes aksidentalisht gjatë një proteste
    B
    Dikush vdes në një akt të luftës, edhe nëse ai është i ligjshëm
    C
    Vdekje për shkak të forcës së panevojshme të përdorur nga policia
  • Cili dokument konsiderohet të jetë dekreti i parë mbi të drejtat e njeriut?
    A
    Kodi i Napoleonit 1804
    B
    Cilindri Cyrus 539
    C
    Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut 1948
    D
    Magna Karta 1215
  • Cilës aktiviste të famshme i përket thënja “Të drejtat universale të njeriut fillojnë në vende të vogla, afër shtëpisë, aq afër dhe aq të vogla, sa që nuk mund të shihen në asnjë hartë të botës”?
    A
    Coretta Scott King
    B
    Michelle Obama
    C
    Eleanor Roosevelt
    D
    Diane Nash
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si të bëni një aplikim të suksesshëm për punë?
Në mbarë botën, punëdhënësit përdorin forma të ndryshme të aplikimit për të mbledhur të dhënat e nevojshme për kandidatët. Aplikimi mund të bëhet përmes dorëzimit fizik të dokumenteve, internetit apo edhe telefonit. Zakonisht, kompanitë caktojnë një formë aplikimi dhe kandidatët duhet ta ndjekin atë formë. Aplikacionet zakonisht dorëzohen në disa mënyra: Nëpërmjet e-mail adresës së kompanisë Nëpërmjet formave të gatshme në webfaqet e kompanive Nëpërmjet ndonjë portali të jashtëm të punësimit. Edhe nëse keni gjetur një punë të cilën e konsideroni të përshtashme për veten, mos e plotësoni menjëherë aplikacionin. Paraprakisht, tentoni t’i jepni kohë vetes që ta rishikioni atë dhe kështu do të ketë më pak gjasa të bëni ndonjë gabim. Në qoftë se kompania kërkon që kandidatët të aplikojnë nëpërmjet e-mail, atëherë në e-mail ju duhet të nënvizoni: Pozitën për të cilën aplikoni (në subject të e-mailit) Të bashkangjisni C.V-në tuaj dhe letrën e motivimit Kopjen e çdo dokumenti shtesë të kërkuar nga kompania Nëse në shpalljen e punës shkruan që aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet webfaqes së kompanisë, atëherë juve ju duhet të hulumtoni pak në faqen e tyre zyrtare që të orientoheni më mirë. Ndërkaq, nëse aplikoni përmes ndonjë portali të punësimit, duhet t’i ndiqni të gjitha udhëzimet  e cekura në përshkrimin e punës. Sa i përket aplikimit nëpërmjet telefonit, krejt çka nevojitet është të kontaktoni kompaninë direkt në telefon dhe të shprehni interesimin tuaj për të punuar në vendin e ri të punës që ata kanë hapur. Përfaqësuesit e kompanisë pastaj mund t’iu japin më shumë informacione. Një formë tjetër e aplikimit është dorëzimi i dokumenteve direkt në zyret e kompanive. C.V-ja, letra motivuese dhe çdo dokument tjetër duhet të jenë të printuara dhe të mbyllura në një zarf  të cilin duhet ta dorëzoni në zyret e kompanisë.  Çka duhet të përfshihet në një aplikim pune? Në mënyrë që të nxisni kurreshtjen e një punëdhënësi për t’iu ftuar në intervistë dhe për t’i demonstruar pastaj aftësitë tuaja, aplikimi duhet të jetë unik. Disa nga punëdhënësit mjaftohen vetëm me CV-në dhe letrën motivuese por jo të gjithë. Ka prej atyre që duan më shumë informacion rreth kandidatit. Kësisoj ju mund të bashkangjisni edhe dokumente të tjera të cilat japin më shumë detaje për ju. Arsyet se përse punëdhënesit zakonisht kërkojnë më shumë informacione rreth një kandidati është ngase duan të krijojnë një pasqyrë më të mirë rreth tij.  Ndërkaq, gjërat që medoemos duhet të përfshihen në një aplikim pune janë: informatat personale, edukimi, përvoja e punës dhe deklarata personale ku ju e argumentoni se pse jeni personi i duhur për atë punë. Çka nuk duhet të përfshihet në një aplikim pune? Kur aplikoni për punë, ju nuk jeni të obliguar të cekni moshën, nacionalitetin, religjionin apo orientimin seksual. Ju duhet të jepni vetëm të dhënat të cilat e mbështesin aplikimin tuaj. Ndërkaq,  të dhëna të tjera mund t’i shpalosni më pas në një mënyrë më konfidenciale.  Gjithashtu, gabimet drejtshkrimore në një aplikacion pune janë të patolerueshme pavarësisht pozitës së punës për të cilën aplikoni. Ndonjëherë format e aplikimit kanë edhe rubrika ku kërkohen arsyet pse e keni lënë punën e mëparshme, kështu që kujdesuni që të mos shkruani gjëra negative për punët e kaluara ngase kjo mund të vë në pikëpyetje përformancen tuaj.
Lexo më shumë
Sa janë të nevojshme mbledhjet në punë?
Mbledhjet në punë janë shumë të nevojshme, madje shpesh herë edhe të domosdoshme. Kjo pasi që u shërbejnë punonjësve dhe stafit në përgjithësi si mundësi për shkëmbim të ideve, caktim të objektivave për të ardhmen si dhe si mundësi e vlerësimit të punës. Sipas një studimi të bërë nga Shoqata Amerikane për Menaxhment, mbledhjet efektive përmbushin shumë objektiva në të mirë të kompanisë. Disa punëtorë mund të mendojnë se mbledhjet e punës janë të panevojshme, mirëpo nëse mbledhjet mbahen me rregull dhe janë efektive, atëherë shumë më lehtë mund të përmbushën objektivat ditore, javore apo dhe mujore. Është shumë e rëndësishme nëse mbledhja është gjithëpërfshirëse, ku merr pjesë i gjithë stafi dhe të gjithë mund ta marrin fjalën. Mbajtja e mbledhjeve, sjellë rezultate të ndryshme, siç janë:1. Zgjidhen mosmarrëveshjet Nganjëherë ndodh të ketë edhe mosmarrëveshje ndërmjet kolegëve në punë, gjë që ndikon negativisht në performancën/produktivitetin e stafit. Mosmarrëveshjet mund të zgjidhen vetëm përmes komunikimit dhe mbledhjet transparente në punë ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim. Kur mbledhjet menaxhohen mirë dhe secili anëtar i ekipit e ka mundësinë që të shprehet lirshëm, mund të arrihet tek një marrëveshje finale e suksesshme.2. Merren vendime përfundimtare Një lider i mirë, e di se punonjësit duhet të përfshihen në procesin e vendim-marrjes. Është vështirë të konstatohet nëse një vendim është i domosdoshëm apo duhet të jetë përfundimtar, në rast se nuk konsultohen të gjithë anëtarët e ekipit, sidomos ata që janë pjesë e projektit përkatës.3. Theksohet rëndësia e secilit punonjës Objektivat dhe synimet e kompanisë gjithmonë duhet të diskutohen në mbledhje. Liderët e ekipeve duhet t'ua shpjegojnë anëtarëve të tjerë se si puna e tyre ka kontribuar në përmbushjen e objektivave të caktuara. Kur detyrat dhe objektivat janë të qarta, punonjësit janë më të motivuar për punë sepse tashmë e dinë rëndësinë që ata kanë për kompaninë. 4. Krijohen raporte më të mira ndërmjet stafit Nëse nuk njiheni mirë me tërë stafin, atëherë mbledhjet janë mundësi shumë e mirë që t’i shkëmbeni idetë dhe përvojat me kolegët tuaj, kësisoj ju do të mund të krijoni raporte sa më të mira, si dhe bashkëpunimi juaj në të ardhmen do të jetë më i lehtë. 5. Ngritet cilësia në punë Mbledhjet ngrisin kreativitetin dhe cilësinë e ekipit.  Pa marrë parasysh arsyen pse mbahen ato, mbledhjet duhet të jenë koha kur punonjësit shprehën lirshëm, japin ide të ndryshme dhe ndihen mirë që janë pjesë e ekipit. Duke bashkëpunuar, anëtarët e ekipit mund të arrijnë finalizimin e ideve të reja, gjë që është vështirë e arritshme nëse nuk ka bashkëpunim të mirëfilltë dhe nuk përfshihet secili prej tyre.
Lexo më shumë
10 shenja se si duket një ambient pune pozitiv
Motivimi i një punonjësi ndikohet shumë nga mjedisi i punës. Punëtorët e duan punën dhe motivohen me shumë nëse edhe kompania kujdeset për mirëqenien e tyre. Kësisoj, krijimi i një ambienti pozitiv të punës, mund të sjellë rezultate shumë të mira për një kompani.   Ne ju sjellim 10 shenja që tregojnë se një ambient pune është pozitiv: 1. Misioni i kompanisë Një deklaratë pozitive rreth misionit të kompanisë u lë punëtorëve të kuptojnë cilësinë dhe pozitivitetin që ka një kompani e caktuar si dhe angazhimin e saj në shërbimet ndaj klientëve, bashkëpunëtorëve të tjerë dhe më kryesorja ndaj punëtorëve. 2. Produktiviteti Produktiviteti në punë është ndër pjesët më të rëndësishme në një kompani. Kur punonjësit janë të lumtur, janë edhe më produktivë dhe kur një vend pune është produktiv, përmirësohen raportet me klientët dhe kësisoj kompania ngritet. 3. Komunikimi i hapur Transparenca në një vend pune është një prej elementeve që shumica e punonjësve e vlerësojnë shumë. Komunikimi i hapur dhe i ndershëm ndikon më mirë tek punonjësit sepse edhe ata pastaj nuk hezitojnë t'i shprehin mendimet e tyre, idetë si dhe të flasin lirshëm rreth çdo procesi që ndodhë brenda kompanisë. 4. Bashkëpunimi, mbështetja Një ambient i punës bëhet pozitiv edhe nëse kolegët e mbështesin njëri-tjetrin dhe ekziston bashkëpunim mes tyre. Duke pasur mbështetjen e kolegëve dhe punëdhënësit, një punëtor ndjehet më i motivuar për punën e tij. 5. Humori Humori në një vend pune varet nga kultura e kompanisë. Prandaj, nëse vendi i punës është pozitiv, patjetër që nuk do të mungojë edhe humori. Të qeshurat në punë ndikojnë edhe në zvogëlimin e stresit dhe përfundimin e detyrave me shpejt dhe mirë. 6. Respekti dhe mirëkuptimi Respekti apo mirëkuptimi në një vend pune është i domosdoshëm për t'i kontribuar një mjedisi pune pozitiv. Duke treguar mirësi dhe respekt, punonjësit krijojnë lidhje të forta, janë të gatshëm të t'i ndihmojnë njëri-tjetrit në çdo rrethanë si dhe të punojnë edhe më shumë nëse është nevoja. 7. Fleksibiliteti Një kompani është pozitive edhe atëherë kur nuk mungon fleksibiliteti, kur u përshtatet ndryshimeve, trendeve dhe teknologjisë së fundit. 8. Qëllimi i kompanisë është i rëndësishëm Në një ambient të mirë pune, nuk mungon diskutimi i ideve dhe qëllimeve të kompanisë, si nga udhëheqësit, ashtu edhe nga ekipi. Të gjithë anëtarët e ekipit pa dallim, diskutojnë rreth projekteve dhe ideve të reja të cilat mund ta çojnë kompaninë drejt suksesit. 9. Rëndësia e gjendjes mendore dhe fizike Një tjetër faktor që e bën një mjedis pune të mirë është edhe nëse udhëheqësit dhe ekipi i kushtojnë rëndësi gjendjes fizike dhe mendore të stafit. Te dyja, e ndikojnë shumë produktivitetin në punë. Një kompani e mirë e ka prioritet shëndetin e punëtorit. Ndërkaq, punëtorët ndjehen më të sigurtë nëse e dinë që kompania e ka prioritet këtë pjesë. 10. Punonjësit ndjehen pjesë integrale e kompanisë Në një kompani të mirë duhet të ekzistojë ndjenja e vlerësimit. Secili punëtor duhet të ndjehet si pjesë thelbësore e kompanisë me aftësitë dhe rolin e tij.
Lexo më shumë
Si ta kuptoni nëse është koha për punonjës të rinj?
Për shumë pronarë të bizneseve, ideja e punësimit krijon imazhe të një jete më të lehtë. Do të keni më shumë kohë dhe më pak stres. Punët nuk do të ngecin dhe më në fund do të jeni në gjendje të rritni biznesin tuaj. Shumë pronarë të bizneseve kanë përvoja të ndryshme kur sjellin stafin dhe mund të mos përfundojnë të kënaqur. Në fakt, një nga ankesat më të mëdha që kanë pronarët e bizneseve të vogla, janë vështirësitë për punësimin dhe marrëdhëniet me punonjësit. Punëdhënësit mund ta gjejnë arsyen duke shqyrtuar dy gjëra të rëndësishme, të cilat janë përgatitja dhe koha. Nëse i shqyrtoni këto dy pika si duhet, atëherë do të rriten edhe gjasat për të punësuar njerëz të duhur që do të jenë pranë jush në arritjen e objektivave që keni. Pra, para se të vendosni të punësoni njerëz të rinj, lexoni këta hapa për t'u siguruar nëse jeni të gatshëm. Analizoni mirë situatën në të cilën ndodheni Është me të vërtetë e rëndësishme që ta  pyesni veten pse doni të punësoni dike? Jo çdo biznes me patjetër duhet të ketë një ekip të madh. Ju mund të keni presion për të rritur biznesin tuaj nga miqtë, familja, ose shoqëria në përgjithësi, por ju personalisht i njihni nevojat që përputhen me qëllimet e biznesit tuaj. Para se të vendosni për rritjen e stafit, rishikoni nëse keni nevojë për përmirësime dhe nëse rritja e stafit do t'ju ndihmonte në arritjen më të shpejtë të qëllimeve që keni. Cili do të jetë ndikimi nga punësimet e reja? Sjellja e anëtarëve të rinj në ekip është mjaft e rëndësishme, mirëpo fillimisht ju duhet të merrni parasysh peshën dhe ndikimin afatgjatë të këtij vendimi. Punësimi dhe trajnimi i dikujt për të qenë pjesë prodhuese e biznesit tuaj kërkon shumë kohë, energji, durim si dhe mjete të mjaftueshme financuese. Prandaj, ju si punëdhënës duhet t’i parashihni të gjitha këto situata me të cilat do të ballafaqoheni. Më e rëndësishmja, të punësosh dikë do të thotë se ata po shfaqin dëshirë dhe gatishmëri të jenë pjesë e ekipit tuaj. Ata do të kërkojnë stabilitet, burime për të përfunduar punën dhe mundësi për ngritje në karrierë. Nëse tashmë kanë pranuar të punonjë bashkë me ju do të thotë që ata me siguri po heqin dorë nga oferta tjera për punë që mund të kenë. Prandaj është përgjegjësi nëse jeni pronar i ndonjë biznesi kur punësoni dikë, pasi duhet përkushtim për t’i ndihmuar ata të zhvillohen. Pastaj, ky përkushtim i juaji padyshim se do t’ju kthehet me punë dhe mirëbesim nga ana e tyre. Vlerësoni nevojat tuaja Kur bëhet fjalë për të sjellë një person të ri, së pari do të duhet të keni një ide shumë të mirë se çfarë detyrash dëshironi të kryej ai person. Për ta bërë këtë, së pari duhet të keni një ide rreth kërkesave aktuale të tregut, se ku keni nevojë për përmirësime dhe si punonjësi i ri do t'ju ndihmoj në përmbushjen e këtyre kërkesave. A jeni të gatshëm financiarisht? Ka shumë rëndësi të siguroheni nëse jeni financiarisht të gatshëm për të sjellë punonjës të ri. Ju nuk duhet të bazoheni vetëm në pagën që ia jepni punonjësit dhe ta shihni këtë si shpenzim të vetëm, pasi përveç pagës, punonjësit do të kenë nevojë edhe për trajnime të ndryshme në mënyrë që produktiviteti i tyre të rritet në punë. Ju gjithashtu duhet të shikoni përtej asaj që tregojnë tani financat tuaja dhe të siguroheni që do të ketë punë të qëndrueshme edhe në të ardhmen. Punësimi  i më shumë personave do t'ju lejojë të zgjeroni kapacitetet, por duhet të ekzistojë një plan se cila është mënyra e duhur që kjo të funksionojë./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.