Pyetjet e intervistave të punës që mund të bëhen për gazetarët

9 Qershor '21

Pyetjet e intervistave të punës që mund të bëhen për gazetarët
	 	 

Janë gazetarët ata që bëjnë pyetje dhe i mbajnë intervistat, por përpara se të punësohen edhe ata përballen me pyetje drejtuar atyre e këtë herë në intervistat e punës. Edhe për gazetarët ashtu si punonjësit e çdo fushe tjetër bëhen disa pyetje të përgjithshme që bëhen zakonisht në intervistat e punës. Por, janë disa të tjera që përqëndrohen kryesisht në kandidatët e këtij profesioni.

A mund të na tregoni disa pjesë të edukimit?

Jo të gjjithë gazetarët kanë diplomë në gazetari. Kjo pyetje i bën intervistuesit të kuptojnë sesi jeni bërë pjesë e fushës së gazetarisë. Shpejgoni se me çfarë çështjesh jeni marrë si dhe përmendni disa aftësi që i keni mësuar gjatë rrugës!

A keni pretendime që të punoni për rrjete të mëdha?

Intervistuesit e bëjnë këtë pyetje për ta kuptuar aftësinë që keni për t’i mbuluar edhe ngjarjet e mëdha. Shfaqja e interesimit për të punuar atje, tregon gjithashtu që keni aspirata të mëdha dhe talent të madh. Tregoni për vendet ku keni punuar dhe ato që mendoni që të punoni në të ardhmen! Tregoni gjithashtu sesi e keni bërë zgjedhjen!

Çfarë mendoni për rregullimin e rrjeteve sociale dhe si këto e ndikojnë gazetarinë?

Teknologjia po vazhdon që ta ndryshojë gazetarinë, prandaj intervistuesit duan që ta dinë mendimin tuja rreth kësaj çështjeje. Shpjegoni se çfarë dini për të! Pyetje si këto tregojnë për vendosmërinë tuaj për t’u përgjigjur edhë në pyetje të vështira.

A do ta merrje një rast që do ta njolloste reputacionin e dikujt?

Intervistuesit e bëjnë këtë pyetje për ta kuptuar etikën tuaj në gazetari. Përgjigja që ata po kërkojnë varet kompania nga e cila po punësojnë. Ofroni përgjigje të qarta se çfarë do të bëje dhe çfarë jo! Tregoni gjithashtu edhe ndonjë rast që jeni përballur me të njëjtat rrethana!

A do të hezitoje të bëje pyetje “të parehatshme”?

Duke i mbledhur detajet e kërkuara për një ngjarje shpesh gazetarët detyrohen të bëjnë pyetje “të parehatshme”. Kur përgjigjeni në këtë pyetje, jepni shembuj konkret, se kur jeni detyruar që për një ngjarje të bëni pyetje të tilla dhe sesi ato e kanë ndikuar artikullin tuaj!

Cilat aftësi i përdorni kur intervistoni individë të ndryshëm për temat që i bëni?

Varësisht se kë po e intervistoni dhe kontekstin e ngjarjes, ju duhet të përdorni aftësi të ndryshme për t’i marrë detajet që ju duhen, për ndërtimin e ngjarjes. Përshkruani aftësitë e duhura që i përdorni për secilën prej rasteve, si aftësitë komunikuese, të bindjes etj.! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC