Pyetjet më të shpeshta për juristët në intervistat e punës dhe përgjigjet e duhura

27 Maj '21

Pyetjet më të shpeshta për juristët në intervistat e punës dhe përgjigjet e duhura
	 	 

Në firmat ligjore, partnerët do t’ju pyesin për t’i parë njohuritë tuaja në fusha specifike si dhe ta kuptojnë si e baraspeshoni mbylljen e rasteve dhe bashkëpunimin me klientët. Si në çdo fushë tjetër edhe në këtë, është e rëndësishme të dini se çfarë lloj pyetjesh mund të prisni, në mënyrë që të përgatiteni për intervistë. Kështu, edhe të lini përshtypje te partnerët dhe t’i rrisni mundësitë për oferta të punës.

Akademi Pune ju njofton me pyetjet që zakonisht bëhen në intervistat e punës për juristët.

Pse dëshironi që ta praktikoni ligjin?

Kjo pyetje ju lejon që të flisni sesi jeni ndikuar nga fusha ligjore. Punëdhënësit duan të dëgjojnë se sa e rëndësishme është kjo fushë për ju, kështu që tregoni një interest ë veçantë kur e jepni përgjigjen!

Shembull: Dua që ta praktikoj ligjin sepse jam i apasionuar për të sjellë drejtësi për klientët dhe për ta zbatuar ligjin e vendit tonë. Besoj se është e rëndësishme që të jesh i drejtë dhe i paanshëm dhe, do të doja që të jem unë që do ta bëja dikë që t’i përjetojë këto në rastin e tij! Të jesh avokat është shumë më shumë sesa të bësh dokumente në gjykatë, është një mundësi e madhe për ta ndihmuar dikë që ka nevojë për ndihmë.

Cilat janë pikat tua të forta si jurist?

Punëdhënësit duan që t’i njohin pikat tuaja të forta, kështu që do ta kuptojnë sesi do të punoni me ekipin aktual. Gjersa pikat tuaja të fortë janë të veçanta, do të qëndroni larg nga kandidatët e tjerë. Përgjigjuni në këtë pyetje duke u bazuar në ato pika që përkojnë me profesionin!

Shembull: Një nga pikat e mia më të forta është këmbëngulja. Një herë e përfaqësova një klient, i cili ngriti padi kundër punëdhënësit, që nuk e ka paguar për lëndimin e tij në vendin e punës. Ishte shumë e vështirë që ta mbuloja një rast të tillë, sepse nuk kisha asnjë punonjës për të dëshmuar dhe kishte mungesë të video incizimeve. Pasi hulumtova dhe i intervistova disa punonjës, arrita që ta gjeja shoferin, i cili e kishte dërguar klientin tim në spital, kështu që ai e vërtetoi historinë. Pas kësaj, çështja u zgjidh shumë shpejt.

Çfarë duan të dinë klientët rreth teje?

Kjo pyetje e ndihmon punëdhënësin të kuptojë më shumë në lidhje me marrëdhëniet tuaja me klientin. Mendoni sesi do të donit që klienti juaj të ndihet pas një bashkëpunimi në zyrë ose në sallën e gjyqit! Merrni parasysh se cilat atribute i keni dhe si punoni që t’i bëni klientët të ndihen të lumtur, që i përfaqësoni ju! Punëdhënësit duan të sigurohen që ju silleni mirë me klientët dhe e përfaqësoni zyrën e tyre ligjore në një dritë pozitive.

Shembull: Unë dua që klientët e mi ta dinë që unë do të punoj shumë në rastin e tyre, sepse ata kanë rëndësi për mua. Unë kujdesem shumë për rezultatin e tyre personal dhe tregoj kujdesin më të madh në hulumtimin e çështjes së tyre, për të ofruar zgjidhje. Klientët e mi duhet ta dinë që unë jam njeri i ligjit dhe ata duhet të jenë të sinqertë me mua në lidhje me situatën e tyre. Në këtë rast edhe unë do të ngushëllohem me faktin që po ofroj hapësirë të sigurt për ta.

Përshkruani qasjen tuaj në sallën e gjyqit!

Mënyra se si performoni në sallën e gjyqit mund të jetë faktori përcaktues për ta fituar çështjen tuaj. Përgjigja e kësaj pyetjeje është mundësia juaj të tregoni sesi bashkëveproni me anëtarët e gjykatës, të paraqisni çështjen tuaj dhe ta përfaqësoni klientin tuaj. Jepni një përgjigje të hollësishme, hap pas hapi, që tregon saktësisht sesi përgatiteni dhe punoni në sallën e gjyqit!

Shembull: Ose një natë më parë ose në ditën kur do të mbahet një çështje, unë i studioi të gjitha shënimet e mia, kështu që jam plotësisht i përgatitur për gjyqin. Sigurohem që çdo dëshmitar ose provë që duhet të paraqes të konfirmohet. Zakonisht mbaj një qëndrim më të vrazhdë gjatë procedurave në mënyrë që klienti im të marrë përfaqësim të drejtë. Kur pala kundërshtare paraqitet, unë mbaj shënime të hollësishme në mënyrë që të mund të kundërvihem në mënyrë efektive. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC