Përfitimet që kanë kompanitë nga rekrutimi i vazhdueshëm

18 Maj '21

Përfitimet që kanë kompanitë nga rekrutimi i vazhdueshëm
	 	 

A keni dëgjuar më parë për rekrutimin e vazhdueshëm? Këtë lloj rekrutimi e bëjnë kompanitë edhe kur nuk kanë pozita të hapura. Mund të duket e çuditshme ose e panevojshme, mirëpo sipas një studimi të “CareerBuilder”, 38 përqind e punëdhënësve rekrutojnë kandidatë në mënyrë të vazhueshme gjatë vitit, për pozita të cilat mund të hapen në vazhdim.

Lënia e vendeve të punës nga punonjësit ka ndikim të madh në një kompani, sepse kjo i kushton kohë dhe para asaj. Përveç kësaj, ajo ndikon keq edhe te punonjësit aktualë. Kjo është arsyeja pse është i nevojshëm rekrutimi gjatë gjithë kohës. Kjo mund të duket si shumë ngarkesë për rekruterët, mirëpo një kompani e cila rekruton vazhdimisht ndërton një bazë të dhënash me kandidatë të cilët janë të kualifikuar dhe të interesuar, e që i shërben asaj për nevojat që ka.

Përsëri, sipas studimit të CareerBuilder, 83 përqind e punëdhënësve thanë se kishin vende të lira pune, të cilat ishin të paplotësuara për më shumë se dy muaj. E kishte edhe prej atyre (22 %), që thanë se vendet e zbrazëta në kompanitë e tyre ishin më gjatë se gjashtë muaj. Pse është kjo shqetësuese? Kjo sepse vendet e lira janë të dëmshme për bizneset sepse e ulin produktivitetin, reduktojnë shërbimin ndaj klientit, zvogëlojnë moralin e punonjësve etj.

Ndodhë që bizneset publikojnë diçka ku u kërkohet të interesuarve që t’i dërgojnë dokumentet e aplikimit, por në të njëjtën kohë duke i njoftuar ata që nuk ka ndonjë pozitë të hapur.

Cilat janë përfitimet kryesore të rekrutimit të vazhdueshëm?

Shkurtimi i kohës së vendeve të zbrazëta

Gjetjet e fundit tregojnë që një kompanie i duhet më shumë se 26 ditë për ta plotësuar një pozitë të zbrazët. Duhet të merret parasysh që këto ditë përfshijnë 5 ditë pune të javës. Sa më gjatë që një pozitë është e hapur aq më i madh është ndikimi në kompani, posaçërisht në pjesën financiare.

Gjithashtu është shumë e vështirë që punëdhënësit ta mbajnë të lartë produktivitetin e punonjësve gjatë këtij ndryshimi në kompani, kështu që rekrutimi i vazhdueshëm është zgjidhja ideale për të dy këto probleme.

Shkurtimi i shpenzimeve

Duke qenë se gjetja, rekrutimi dhe trajnimi i talenteve të reja ka mjaft shpenzime, baza e të dhënave nga rekrutimi i vazhdueshëm mund të ndihmojë në uljen e këtyre shpenzimeve, si dhe koston e produktivitetit të humbur kur pozitat e hapura mbeten ende të zbrazëta.

Përveç kësaj, të kesh një numër aplikantësh të zgjedhur, ndihmon që kompanitë të mos bëjnë gabime në punësim, e cila do të kushtojë edhe më shumë para në kohë afatgjate. Është shumë e lehtë të zgjidhni një kandidat në mesin e atyre kandidatëve që e dini se kanë shkathtësitë e nevojshme.

Ky lloj rekrutimi është edhe më i lehtë tani, sepse mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, madje edhe pa shpenzime fare. Një numër i madhi rekruterëve i kanë gjetur kanidatët më të dalluar përmes këtyre kanaleve.

Punonjësit aktualë janë të motivuar

Ekziston një lidhje e madhe në mes të motivimit të punonjësve dhe stresit në punë. Pra, sa më të mëdha nivelet e stresit në punë, aq më pak është e pranishme ndjenja e vullnetit për punë te anëtarët e kompanisë.

Kur ka mungesa të punonjësve, punonjësit aktualë patjetër që do të kenë mbi supe punë shtesë, meqë nuk është më një person i posaçëm për t’i bërë ato detyra. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC