Mjedisi toksik i punës i detyron edhe punonjësit më të mirë të largohen

17 Maj '21

Mjedisi toksik i punës i detyron edhe punonjësit më të mirë të largohen
	 	 

Mungesa e besimit në vendet e punës krijon pasiguri te punëtorët, madje edhe tek ata më të mirët. Duke qenë që kompania nuk mund të funksionojë pa punonjësit, atëherë çdo punëdhënës e ka në dorë që ta ndryshojë atmosferën e dëmshme të kompanisë. Ata mund të përdorin mënyra të shumta për ta zbuluar sesa fuqishëm po ndikon një kulturë toksike në vendet e tyre të punës.

Mjerisht nëpër këto vende idetë e reja nuk lulëzojnë, njerëzit aty nuk janë të sinqertë, rriten rastet e ngacmimeve, si dhe udhëheqësve u jepet fuqi duke e rritur egon e tyre, duke e rritur kështu ndjenjën e frikës.

Si pasojë punonjësit me paraqitje të shkëlqyeshme lodhen nga këto vende duke u larguar prej tyre. Asnjëherë më parë këta punonjës nuk e kanë pasur mundësinë më të madhe sesa tani. Ata marrin në vazhdimësi mesazhe nga rekrutuesit dhe konkurrentët për oferta të ndryshme pune. Punonjësit e aftë i njohin mirë pikat e tyre të forta, duke qenë gjithashtu të vetëdijshëm që kur arrijnë të performojnë kaq mirë në vendet e tyre toksike, ata mund të lulëzojnë në një tjetër që prioritet e ka mirëqenien e punonjësve. Prandaj, nuk kanë asgjë për të humbur nëse lëvizin përpara.

Si shihet një ambient toksik pune nga personat të cilët kanë punuar në të tilla kultura?

Njerëzit nuk mund të marrin vendime

Në ambiente të dëmshme pune punonjësit nuk mund të marrin vendime themelore, për t’i ndryshuar ato gjëra që po i bëjnë klientët të largohen nga kompania. Në të tilla vende është më e lehtë të mos merren fare vendime, sesa të ndryshohen shumë gjëra.

Puna prej shtëpisë, ose me gjysmë orari shihet si përtaci

Menaxherët nuk duan t’i lejojnë punonjësit që të punojnë nga shtëpia sepse dëshirojnë që gjatë gjithë kohës t’i shohin. Sipas tyre të punuarit prej shtëpisë do të thotë që ata janë më pak produktivë dhe kanë përfitime nga situata të caktuara.

Ndërsa pjesa tjetër që duan të punojnë me gjysmë orar për shkak të fëmive apo punës së dytë janë të përjashtuar nga kjo mundësi ose shihen si punonjës përtacë.

Por, të dy format e punës i lejojnë njerëzit të kenë jetë dhe ata do t'ju shpërblejnë me besnikëri dhe përkushtim ndaj punës së tyre. E në anën tjetrë përjashtimi i punës me kohë të pjesshme ose puna nga shtëpia e kufizon ashpër talentin e punonjësve, sepse një mënyrë shumë e zakonshme e punës.

Stafi dhe menaxhmenti

Në një kulturë jo toksike, menaxhmenti dhe stafi janë një dhe të gjithë punonjësit janë të përgjegjshëm. Fjalitë si "Menaxhmenti duhet të bëjë ..." nuk janë të rëndësishme, sepse edhe stafi mund të marrë vendime dhe të dy palët e biznesit janë të barabarta në këtë pjesë.

Numri i orëve të punës ka rëndësi

Sot vëmendja e punëdhënësve për punonjësit se kur ata e fillojnë punën dhe kur e përfundojnë po konsiderohet e parëndësishme, për shkak se shpesh numri i orëve të punës nuk ka lidhje me prodhimin. Punonjësit mund të jenë në tryezë edhe për më shumë se 10 orë, por të mos bëjnë asgjë përveç shfletimit të internetit dhe fillimit të ankesave ndaj kolegëve.

Prandaj, ajo që duhet të merret parasysh është rezultati, e kur rezultati mungon udhëheqësit duhet t’i stervisin në mënyrë të denjë punonjësit e tyre.

Trajtimi në bazë të pëlqimeve

Një arsye tjetër e krijimit të ambienteve toksike në disa vende pune është edhe pjesa në mes të shtresave të hierarkisë. Këta persona të cilët bëjnë pjesë në këto hapësira janë persona me privilegje, sepse flasin prapa shpinës së kolegëve vetëm sa për të fituar diçka nga sipërmarrësi i tyre. E në vend që të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve, ata i bëjnë ato edhe më të mëdha.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC