Si mund ta bëni CV-në tuaj më të dukshme për sistemin e përzgjedhjes se aplikantëve?

11 Maj '21

Si mund ta bëni CV-në tuaj më të dukshme për sistemin e përzgjedhjes se aplikantëve?
	 	 

Sistemi i përzgjedhjes së aplikantëve apo ATS (applicant tracking system), përdoret gjatë procesit të rekrutimit, hetimit dhe rënditjes së aplikacioneve për kompaninë. Ajo se çfarë u përdor si mjet rekrutimi për korporata e mëdha, u bë zgjidhje e zakonshme për rekrutimin e zakonshëm të punonjësve në të gjitha llojet dhe madhësitë e kompanive.

Ky sistem shpesh është më efikas në eliminimin e kandidatëve më pak të kualifikaur, sesa në përzgjedhjen e atyre të cilët janë kandidatët më të mirë për atë punë. Kështu që, nëse CV-ja nuk është shkruar duke e pasur parasysh këtë sistem, edhe kandidati më i kualifikuar do të përfundojë në mesin e atyre që nuk merren parasysh nga rekruterët.

E për t’ju ndihmuar që ta krijoni një CV e cila njihet nga ky sistem Akademi Pune po i rënditë disa këshilla.

Fjalët kyçe janë çelësi

Kur i dorëzoni CV-të, përmes ATS-së, do të ruhen aplikacionet tuaja në bazën e të dhënave. Pastaj rekruterët mund të shkojnë në këtë sistem dhe të kërkojnë për kandidatë CV-të e të cilëve kanë fjalë kyçe që ndërlidhen me pozitën e hapur ai shkathtësi apo përvoja specifike.

Është jashtëzakonishte e rëndësishme që t’i zgjidhni fjalët e duhura në mënyrë që aplikacioni juaj të shfaqet në listën e kandidatëve të mundshëm. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat fjalë kyçe duhet t’i përdorni, atëherë shihni përshkrimin e punës në faqen e kompanisë apo gjetkë.

Gjithashtu merrni shënime në mënyrën sesi ata e përkufizojnë pozitën, përgjegjësitë dhe kërkesat thelbësore për pozitën! Nëse i posedoni këto kualifikime, sigurohuni që ta përfshini edhe atë gjuhë e cila është përmendur në listën e punës, në pjesën e duhur të CV-së!

Mos e komplikoni, më thjesht gjithmonë është më mirë

Mos përdorni tabela, grafike, ose shtylla në CV-në tuaj! Ato mund të jenë të mira për syrin e njeriut, por bëhen shumë të komplikuara ose të lihen plotësisht jashtë, pasi të kalojë nëpër sistemin e përzgjedhjes së aplikantëve. Apo nëse përdorni fotografi ose tabelë për t’i rënditur shkathtësitë kyçe, sistemi nuk do të jetë në gjendje t’i lexojë ato. Kjo vlenë edhe nëse tentoni që ta vendosni emrin në ndonjë grafikë të lezetshme, ky është ndoshta informacioni më i rëndësishëm që do të zhduket pasi të kalojë nëpër sistemin e përzgjedhjes së aplikantëve.

Mos vendosni informata, siç janë detajet e kontaktit në krye apo në fund të dokumentit të CV-së tuaj! Madje shmangni vendosjen e çdo lloj informacioni në këto dy pjesë, shumë sisteme për përzgjedhjen e kanidatëve nuk i lexojnë informatat në krye, kështu që ato do të mbesin jashtë aplikimit.

Për ta kuptuar sesi duket CV-ja juaj kur kalon nëpër këtë sistem, ruani atë atë dokument si tekst të thjeshtë dhe pastaj lexoni rezultatet! Nëse në atë verision po mungojnë disa prej informatave është koha për ta riorganizuar.

Kujdes nga PDF

Kur aplikoni për një punë dhe aplikimi juaj kalon përmes ATS, dorëzoni CV-në tuaj si një dokument Microsoft Word, në vend se të jetë si PDF. Ndërsa dokumentet në PDF janë të shkëlqyeshëm sepse sigurojnë që formati i CV-së të mbetet i pandryshuar, shumë sisteme përzgjedhëse të aplikantëve nuk mund ta konvertojnë dokumentin për ta nxjerrë tekstin nga CV-ja juaj. Si rezultat, dokumenti mund të konsiderohet "i papërdorshëm" dhe më pas të hidhet poshtë.

Ruani dokumentin si PDF kur e dërgoni CV-në tuaj te miqtë ose kur planifikoni që ta printoni ndonjë kopje! Por gjithmonë të keni një version Word ose me tekst të thjeshtë të ruajtur, kështu që mund të paraqisni në çdo kohë aplikacionin tuaj. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC