Identifikimi i vlerave personale ju ndihmon të keni sukses në punë dhe jetën jashtë saj

29 Prill '21

Identifikimi i vlerave personale ju ndihmon të keni sukses në punë dhe jetën jashtë saj
	 	 

Suksesi në punë dhe jetën jashtë saj, varet nga ajo se sa mirë e njohim veten tonë. Gjetja e vlerave dhe tipareve themelore që na krijojnë si individë është çelësi kryesor për të shkëlqyer në gjithçka që shfaqim. Të gjithë numërojmë cilësi të cilat mendojmë që i kemi, por a ndalemi për t’i menduar ato seriozisht? Mbase nuk i kemi asnjërën prej tyre, mbase kemi vlera plotësisht të tjera. Pra, është e rëndësishme që pasi t’i kemi identifikuar këto vlera të cilat i bartim, t’i përdorim si udhërrëfyese në rrugëtimin tonë.

Të kuptuarit e vetive tona më të thella është baza për të krijuar jetë e cila na sjellë lumturi, përmbushje, sukses, madje edhe argëtim. Vlerat tona na ndihmojnë që t’i gjykojmë drejt mundësitë e karrierës dhe punëve për ne. Ato na ndihmojnë t’i klasifikojmë preferencat për kohën e lirë apo edhe për aktivitetet vullnetare. Na tregojën sesi të bashkëveprojmë me kolegët, menaxherët, shoqërinë, madje edhe familjen. E gjithashtu, vlerat që i mbajmë brenda vetes ndikojnë edhe në përgjedhjen e besimit fetar, të bindjeve politike dhe të gjitha manifestimeve të tjera të jashtme.

Shembuj të vlerave

Ambicie, kompetenca, individualitet, integritet, barazi, përgjegjësi, respekt, diversitet, përkushtim, argëtim, besueshmëri, sinqeritet, optimizëm, fleksibilitet, gjithanshmëri, ndikim, empati, siguri, pavarësi, kualitet, mençuri, kthjelltësi, punë ekipore, përgjegjësi, dinjitet, kurajo, sfidë, arritje, fuqizim, administrim, rend/disiplinë, mirëdashësi, këmbëngulje

pershtatj\a e vlerave

Pse t’i identifikoni dhe krijoni vlerat tuaja?

Vlerat tuaja janë krijuar nga gjithçka që ju ka ndodhë në jetë, duke përfshirë këtu edhe ndikimin që kanë pasur prindërit dhe familja, përkatësia fetare, miqtë, edukimi, leximi, përvojat dhe të tjera.

Personat efikas i njohin këto ndikime të mjedisit dhe identifikojnë e zhvillojnë kuptimin e qartë të vlerave dhe besimeve që posedojnë. Një vlerë e përcaktuar ka ndikim në çdo pjesë të jetës.

Si ndikojnë ato te ju në vendet e punës?

  • Ju i shfaqni dhe modeloni vlerat tuaja gjatë shprehive personale dhe të punës, gjatë marrjes së vendimeve, kontributit dhe bashkëveprimit interpersonal.
  • I përdorni ato cilësi për të marrë vendime rreth prioriteteve në punën e përditshme dhe jetës jashtë punës.
  • Qëllimet jetësore themelohen në bazë të këtyre vetive.

Deklaratat si vlerë

Vlerësimi i shprehjeve është i bazuar në vlera. Ajo përcakton sesi njerëzit duhet të sillen me njëri - tjetrin në një organizatë, institucion, kompani ose edhe familje. Ato janë shprehje rreth asaj sesi organizata do t’i vlerësojë klientët, furnizuesit dhe komunitetin jashtë organizatës.

Deklaratat e vlerës përshkruajnë veprime që janë zbatimi i vlerave themelore të mbajtura nga shumica e individëve brenda organizatës. Për shembull, sipas “the balance careers” në një qendër universitare të kujdesit shëndetësor, të gjithë punonjësit ndihmuan në identifikimin e vlerave thelbësore të asaj qendre.

Pas identifikimit të vlerave erdhën në përfundim me akronimim “I care”. Integriteti, dhembshuria (compassion), përgjegjësia (accountability), respekti (respect) dhe përsosmëria (excellence), ishin vlerat që e krijuan shprehjen. Një shembull tjetër i një deklarate vlere ishte: "Ne nuk do të mbajmë asnjë student që ka nevojë për kujdes të presë për më shumë se pesëmbëdhjetë minuta". /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC