Bashkëpunimi dhe puna në grup janë aftësi të cilat sot kërkohen pothuajse nga çdo punëdhënës. Madje ndër pyetjet më të zakonshme në intervistat e punës janë në lidhje me këto aftësi, varësisht nga profesioni dhe pozita në të cilën kanë aplikuar kandidatët. Ka shumë arsye se përse është kaq e rëndësishme kjo për punëdhënësit, por gjashtë janë më kryesoret sipas “Sandler Training”.
- Nxit kreativitetin dhe të mësuarit
- Bashkon pikat e forta
- Krijon besim
- Mëson aftësi të zgjidhjes së problemeve
- Promovon ndjenjë më të madhe të pronësisë (kontributit)
- Nxitë marrjen e “rreziqeve të shëndetshme”
Prandaj, nëse jeni person të cilit nganjëherë “i zbehen” këto aftësi, ose jeni udhëheqës i një grupi, Akademi pune ju sjellë disa thënie për fuqinë që ka puna ekipore.
“Talenti e fiton lojën, por puna ekipore dhe intelegjenca i fitojnë kampionatet.”
- Micheal Jordan -
“Është e mahnitshme se çfarë mund të arrish nëse nuk të intereson se kush i mori meritat.”
- Harry S Truman -
“Nëse të gjithë ecin përpara së bashku, atëherë suksesi kujdeset për veten.”
- Henry Ford -
“Gjërat e mëdha në biznes nuk janë bërë kurrë nga një person, ato janë bërë nga një grup njerëzish.”
- Steve Jobs -
“Nëse kam parë më larg, e kam bërë duke qëndruar mbi supet e gjigandëve.”
- Isaac Newton -
“Mënyra për të arritur suksesin tuaj, është të jeni të gatshëm ta ndihmoni dikë tjetër, për ta gjetur atë i pari.”
- Iyanla Vanzant -
“Gjej një grup njerëzish të cilët të sfidojnë dhe frymëzojnë, kalo shumë kohë me ta dhe kjo do të ta ndryshojë jetën tënde përgjithmonë.”
- Amy Poehler -
“Vetëm mund të bëjmë shumë pak, së bashku mund të bëjmë shumë.”
- Helen Keller -
“Duhen dy gurë për të ndezur zjarr.”
- Louisa May Alcott -
"Nuk më pëlqen ai njeri. Duhet ta njoh më mirë."
-Abraham Linkoln -