Këto janë profesionet e duhura për njerëzit që e duan udhëtimin

29 Tetor '19

Këto janë profesionet e duhura për njerëzit që e duan udhëtimin
	 	 

Nëse jeni prej atyre njerëzve që kanë shumë dëshirë të udhëtojnë dhe të mos rrinë duke punuar vetëm në zyrë, atëherë ka shumë profesione të cilat mund t’ua mundësojnë këtë. Që të krijoni karrierë dhe në të njejten kohë të eksploroni edhe botën, ju duhet të zgjedhni një profesion i cili ua obligon udhëtimin.

Sipas Zyrës Amerikane të Statistikave të Punës, në vitin 2015, 24% e të punësuarve kanë kryer një pjesë ose të gjithë punën e tyre nga shtëpia dhe kanë pasur mundësi të udhëtojnë si pjesë e punës. KosovaJob ka krijuar një listë me vendet e punës të cilat ua mundësojnë të udhëtoni gjersa punoni, në të njëjten kohë t’i shijoni edhe aventurat gjatë rrugëtimit.

1. Stjuardesë

stjuardeseNjë ndër punët më të mira nëse dëshironi të udhëtoni është të bëheni një stjuardesë. Puna si stjuardesë nuk është gjithmonë e lehtë dhe e rehatshme. Ndonjëherë kërkohet të qëndroni në këmbë për periudha të gjata kohore mirëpo si shpërblim i punës suaj, ju do të mund të fitoni shumë fluturime falas ose me zbritje për ju dhe anëtarët e afërt të familjes, si dhe mundësinë për të vizituar vende të bukura në të gjithë botën.

2. Agjent udhëtimesh

Agjente udhetimiAgjentët e udhëtimit janë ekspertë në industrinë e tyre dhe lehtësisht mund t'i shpjegojnë një klienti nëse një hotel apo lokal i caktuar do të jetë i përshtatshëm për ta. Për të qenë një agjent udhëtimi, duhet të keni përvoja me udhëtime nëpër botë. Për këtë profesion, aftësitë dhe përvoja janë më të vlefshme se niveli i shkollimit. Ju duhet të jeni detajist dhe një komunikues i shkëlqyeshëm për të kuptuar si dhe përmbushur kërkesat e klientit.

3. Agjent i shërbimit me klientë

agjente sherbimeshAgjentët e shërbimit me klientë mundohen të ofrojnë shërbime me cilësi të lartë dhe të adresojnë çështjet e ndryshme që klientët mund të hasin. Për të fituar një vend pune në këtë industri, ju duhet të jeni miqësorë dhe të sjellshëm meqenëse do të jeni pika e parë e kontaktit për klientët e pakënaqur. Shkathtësitë e kërkuara për të qenë i suksesshëm si një agjent shërbimi ndaj klientit, përfshijnë shpejtësinë në internet, aftësitë e dëgjimit dhe një sjellje të qetë.

4. Punëtor i ndihmave ndërkombëtare

BamirësPër të pasur mundësi udhëtimi, konsiderojeni edhe punën si ndihmës në një organizatë ndërkombëtare, siç është Kryqi i Kuq, USAID etj. Duke punuar në të tilla organizata, ju do të mund të vizitoni vendet në të gjithë globin që kanë nevojë të madhe për ndihma gjatë luftërave si dhe pas katastrofave natyrore. Shumë nga këto organizata ofrojnë një pagë të plotë, e gjithashtu edhe strehim. Përvojat në këto punë do t'iu shërbejë shumë kur ceken në CV-të tuaja. Këto punë bëjnë një ndryshim të madh në jetën e  njerëzve dhe japin mundësinë për të parë pjesë të botës ku shumica e njerëzve nuk kanë qasje.

5. Konsulent

konsulentKompanitë punësojnë rregullisht konsulentë të cilët mund të ofrojnë informacione dhe këshilla se si të rregullohen problemet që mund të hasen në këto kompani. Shkathtësia kryesore që kërkohet për të punuar në konsultim është të keni njohuri të theksuara në një fushë të veçantë. Klientët shpesh mund të jenë në të gjithë vendin apo në mbarë botën. Udhëtimi është pjesë integrale për këtë punë pasi që marrëdhëniet e ngushta me klientët janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e partneriteteve të punës. Kjo punë është një mënyrë ideale për të parë globin dhe për të fituar edhe të ardhura të mira.

6. Au Pair

Au Pair KosoveNjë ndër punët me të njohura që lidhet me udhëtimin është të qenurit Au Pair. Këto punë janë shumë të zakonshme në vendet si: Franca. Amerika, Australia dhe Zelanda e Re. Nëse jeni të përgjegjshëm dhe të mirë me fëmijët, kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të parë një vend të huaj. Personat qe punojnë si Au Pair, jetojnë me një familje pritëse në këmbim të kujdesit për fëmijët dhe ndihmojnë fëmijët me detyrat e tyre të shtëpisë ose duke i shoqëruar ata në aktivitetet pas shkollës. Shumë familje pritëse i marrin këta persona edhe në pushime por edhe në evente të ndryshme, në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë me fëmijët.

7. Cicëron

ciceronImagjinoni sikur lundroni nëpër kanalet e Venecias, Amsterdamit, Hagës, apo të shkoni në xhungël, në vende historike etj, dhe ndani dashurinë për udhëtime me individë të tjerë. Për ta arritur këtë, ju mund të bëheni ciceron dhe të ndani pasionin tuaj me udhëtarët e tjerë. Për këtë punë, duhet të jeni në gjendje të menaxhoni grupe të mëdha njerëzish, të njihni historinë ose edhe të keni njohuri lokale. Shumë ciceronë punojnë individualisht por ka edhe kompani që punësojnë ciceronë për të udhëhequr programet e tyre të udhëtimit. Ngarkesa e punës mund të ndryshojë gjatë gjithë vitit ngase ndonjë sezonë mund të jetë shumë e ngarkuar e ndonjë tjetër jo edhe aq. Kjo është një mundësi e shkëlqyer pune, e kombinuar me udhëtimin dhe njerëzit.

8. Shkrimtar

shkrimtarNjë nga punët më të mira për të udhëtuar në botë është edhe përshkrimi i udhëtimeve. Si shkrimtar, mund të shihni destinacione të reja të njohura dhe t'i publikoni në blog ose të shkruani artikuj për revista dhe gazeta të ndryshme. Nëse vendosni të bëheni një bloger udhëtimesh, do të mund të udhëtoni dhe të punoni me industri të ndryshme. Nëse jeni një shkrimtar udhëtimesh për blogun tuaj, ju mund t'i ndani përvojat tuaja jashtë vendit dhe të fitoni të ardhura shtesë.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC