Përgjigjet e mira për pyetjet në intervista të punës janë shumë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që vetëm me ato mund ta fitoni një vend pune. Një pjesë shumë të rëndësishme e zë edhe komunikimi jo verbal. Kjo formë komunikimi përfshin gjuhën trupit, të njohur edhe si “paragjuha”, elementet si intonacioni i zërit, shpejtësia e të folurit, pauzat, shenjat, mimikat e fytyrës, por edhe rregullimin dhe veshjen. Intervistuesi do të jetë gjatë gjithë kohës duke e observuar komunikimin jo verbal, kështu që në bazë të përshtypjes që do të fitojë ndodhin edhe punësimet.
Kanidati e tregon veten që prej kohës kur hyn në mjediset ku do të mbahet intervista. Nëse ai vjen duke tymosur duhan, apo përtypur çamçakëz menjëherë do të ketë pikë minus. Shumë parfum apo mungesë deodoranti nuk do t’i ndihmojë po ashtu. Veprime të tjera të papëlqyeshme janë edhe dëgjimi i muzikës ose bisedat në telefon gjatë kohës sa po pret për intervistë.
Kështu që para se të shkoni në intervistë, kujtoni këshillën e përshtypjes së parë! Praktikoni intervistën duke e incizuar veten, në ndërkohë mund t’i shihni edhe mimikat e fytyrës që i bëni, në këtë mënyrë ato të papërshtatshmet t’i largoni! Gjithashtu sigurohuni që jeni veshur në mënyrë profesionale, nuk keni një dukje të çrregullt, këpucët tuaja janë të lustruara, si dhe nuk e keni tepruar me parfum ose burrat të jenë rruar shumë, sepse një mjekërr pak më e theksuar është më mirë se të mos kenë fare.
Çfarë të merrni me vete në intervistat e punës?
Janë disa gjëra që mund t’i merrni me vete për ta nxitur komunikimin e duhur jo verbal:
Çfarë nuk duhet të përdorni?
Çfarë të bëni derisa jeni duke pritur?
Mënyra sesi i përshëndetni që nga recepcionistët e deri në mënyrën sesi prisni, krijon gjasat për t’u marrë ose jo parasysh për pozitën. Jini të shoqërueshëm dhe të sjellshëm, por pa e tepruar! Nëse ju duhet të prisni, rrini qetë dhe mos përdorni telefon apo gjëra të tjera “të ndaluara”! Jepuani dorën intervisuesve, kur të takoheni, por në mënyrë më formale! Për t’i shmangur duart e djersitura, lani duar dhe mbani ato në ujë të ftohtë përpara intervistës! Mbani pëllëmbët e hapura, në vend që t’i mbani grusht, sepse mundësia për t’u djersitur është më e madhe!
Komunikimi jo verbal gjatë intervistës