Pyetjet dhe përgjigjet më të zakonshme në intervistat për punë me gjysmë orar

8 Prill '21

Pyetjet dhe përgjigjet më të zakonshme në intervistat për punë me gjysmë orar
	 	 

Ani pse po aplikoni për punë me gjysmë orari kjo nuk do të thotë që të shkoni në intervistë të punës të papërgatitur. Ashtu si edhe për intervistat e punës për orar të plotë duhet t’i praktikoni përgjigjet. Në traditën për t’u pyetur në lidhje me aftësitë e buta dhe të forta, do të pyeteni gjithashtu edhe në cilin orar mund të punoni. Kjo, sepse punëdhënësi dëshiron që të dijë se në cilën kohë të ditës do të jeni të kënaqur me punën.

Pyetjet e intervistuesve për kandidatët e punëve me gjysmë orari

Rishikoni pyetjet që ka shumë mundësi që të bëhen në çdo intervistë për punë më gjysëm orari dhe mendoni sesi do të ishit përgjigjur. Akademi Pune i ndan disa nga pyetjet më të shpeshta që bëhen për intervistat e punës me orar të shkurtuar, si dhe çfarë pyetjesh mund të bëni ju për intervistuesit.

Në cilat ditë dhe orë jeni i gatshëm të punoni?

Intervistuesit e bëjnë këtë pyetje sepse duan ta dinë sesa fleksibil jeni. Kur përgjigjeni në këtë pyetje, duhet të jeni të sinqertë se kur jeni i gatshëm, por gjithashtu edhe duke e theksuar që jeni fleksibil.

A jeni pjesë e ndonjë aktitviteti që ju ndalon që të punoni në orarin e caktuar?

Edhe për këtë pyetje duhet të jeni të sinqertë se kur jeni i gatshëm, por gjithmonë duke e theksuar që jeni edhe fleksibil, por duke dhënë arsye.

A do ta dëshironit një punë me orar të plotë në vend të kësaj me gjysëm orari nëse do të ishte e mundur?

Kjo mund të jetë edhe njëra ndër pyetjet me grackë. Jini të kujdesshëm kur përgjigjeni dhe mbani përgjigjen tuaj të përgjithshme, kështu që nuk do të angazhoheni për një lloj punësimi ose për një tjetër! Thoni që nëse do të të ishte e mundur do ta shqyrtonit si mundësi!

Pse po e dëshironi këtë punë?

Duhet të jeni të gatshëm të përgjigjeni se përse jeni zgjedhje e mirë për kompaninë dhe orarin.

Cilat janë pritshmëritë për pagën?

Përdorni platfroma për t’i gjetur mesataret e pagave (psh Rroga.com)! Pasi të jeni në njohuri se sa është paga për pozitën në të cilën po aplikoni, atëherë mund të flisni për numra, por gjithmonë t’ia bëni me dije intervistuesve që jeni fleksibil edhe në pagesë.

Pse dëshironi që të punoni këtu?

Për t’u përgjigjur në këtë pyetje duhet fillimisht të hulumtoni rreth kompanisë, në mënyrë që të njiheni më shumë me kulturën dhe misionin e kompanisë. Pastaj, ato t’i përshtasni në bazë të interesave tuaja.

Pse duhet të të punësojmë?

Caktoni pesë ose gjashtë pika të forta që keni, por të cilat lidhen me punën që do të bëni dhe pastaj përmendni ato, për të qenë një kandidat i suksesshëm!

Çfarë ju intereson për këtë punë?

Intervistuesi dëshiron që t’i dijë disa specifika të personalitetit tuaj, qëllimeve dhe kualifikimeve, kështu që duhet të përgatiteni t’i shmangni përgjigjet e përgjithshme!

Çfarë dini për këtë kompani?

Përmes kësaj pyetjeje intervistuesit duan t’i kuptojnë dy gjëra: A jeni aq shumë i interesuar për këtë punë sa të bëni hulumtime, si dhe a jeni hulumtues i mirë?

Çfarë mund të kontriboni për këtë kompani?

Ndani aftësitë, sigurohuni që t’i theksoni ato të cilat janë të rëndësishme për pozitën! Hidhni në pah arritjet që i keni pasur në role të tjera!

Pyetjet që kandidatët mund t’i bëjën për intervistuesit

Zakonisht intervistuesit pasi t’i kenë marr të gjitha informacionet që iu interesojnë, i pyesin kandidatët nëse ata kanë ndonjë pyetje. Pyetjet më të nevojshme për këto intervista janë ato për orarin e punës. Këtu është mundësia për të sqaruar gjithçka që keni nevojë të dini, që nga numri i orëve në javë që do t’ju duhet të punoni, deri në atë se cila është koha e duhur për ju.

Merreni shtruar të pyesni për orarin, orët e punës në javë, fleksibilitetin dhe gjithçka tjetër që ju duhet ta kuptoni nëse është puna e duhur që po e kërkoni! Këtu janë disa pyetjet që mund t’ua bëni intervistuesve:

Nëse më ofrohet kjo punë, kur do të ma preferonit të filloj?

Sa punonjës me gjysmë orari i punësoni?

A ka qenë gjithmonë më gjysmë orari kjo pozitë?

A do të ketë ndonjë mundësi për orar të plotë në të ardhmen?

A është këtu ndonjë punonjës me orar të plotë, por që ka detyra të njëjta dhe me të cilin do të punojmë bashkë?

Cilat janë përgjegjësitë e kësaj pozite?

Cilat janë disa nga sfidat në këtë pozitë?

Cila është pjesa më e mirë e kësaj pozite?

A mund të ma përshkruni një ditë të zakonshme në këtë pozitë?

Çfarë lloj menaxhimi ka kjo kompani?

Sa punonjës me orar të plotë punojnë në këtë kompani?

Kur mund të pres përgjigje nga ju?

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2024 - KosovaJob LLC