Cilat janë pyetjet dhe përgjigjet e intervistave të punës për punë nga shtëpia?

31 Mars '21

Cilat janë pyetjet dhe përgjigjet e intervistave të punës për punë nga shtëpia?
	 	 

Pyetjet e intervistave për punë nga shtëpia në disa raste ndryshojnë nga intervistat që bëhen për punë nga mjediset e zyres. Në këto raste punëdhënësit duan ta përcaktojnë nëse kandidatët janë fleksibilë, të motivuar dhe në gjendje ta menaxhojnë kohën dhe projektet edhe pa një supervisor, i cili i qëndron “mbi kokë”.

Pyetje dhe përgjigje për punën në distancë

Cilat janë përparësitë e një pune nga shtëpia?

Në këtë pyetje duhet të përgjigjeni në atë mënyrë që ju shfaqë produktiv/e dhe të pavarur.

Përgjigje: E dua fleksibilitetin dhe mund të bëj më shumë sesa shumica e njerëzve që punojnë brenda zyreve. Mund të komunikoj me kolegët shpejt, përmes postës elektronike dhe mënyrave të tjerë nëse kam ndonjë pyetje dhe pastaj t’i kthehem punës me vëmendjen më të madhe.

Çka e pëlqeni më së shumti kur punoni nga shtëpia?

Nëse e konsideroni që rriteni nga një mjedis i tillë i punës ju duhet një përgjigje e qëlluar në pikë për ta dhënë mesazhin. Për shembull, mund të flisni për drejtpeshimin në mes të punës dhe jetës jashtë saj.

Përgjigje: Fleksibiliteti i punës ma mundëson që t’i shoh fëmijët kur shkojnë në shkollë dhe të jem kur ta përfundojnë. Kjo më ndihmon që të jem më produktive, sepse nuk kam nevojë të brengosem nëse e kanë harruar drekën ose kanë ardhë në shtëpi mirë.

Çfarë ju intereson për të punuar në këtë kompani?

Punëdhënësit duan ta dinë që nuk jeni duke kërkuar për ndonjë punë tjetër, e doni pikërisht këtë. Hulumtimi paraprak për kompaninë do t’ju ndihmojë që tregoni entuziazmin në mënyrën e duhur.

Përgjigje: Biznesi juaj është i njohur për ndihmën që i jep komunitetit. Më pëlqen shumë ideja që do të mund ta shfrytëzoj përvojën time 10 vjeçare në marketing për t’i nihmuar shoqërisë.

Pse mendoni që duhet t’iu punësojmë?

Përmes kësaj pyetje punëdhënësi për ta gjetur te kandidati përputhjen me pozitën. Përmendi ato aftësi që punëdhnësi i ka përfshirë në përshkrimin e punës.

Përgjigje: Në përshkrimin e punës keni thënë që jeni në kërkim të një programeri ,i cili mund të mësojë gjuhë të reja kompjuterike shumë shpejt. Në punën timë në universitet kam mësuar tri prej tyre me iniciativën time për t’i përdorur ato në faqen e univeristetit. Kam komunikuar me telefon, email, mesazhe dhe duke shperndarë dokumente, në mënyrë që ta përfundoi punën time, sepse të gjithë punonim në vende të ndryshme.

Çfarë pyetjesh mund t’ua drejtoni intervistuesve?

Kur jeni duke u intervistuar për të punuar nga shtëpia, është e rëndësishme që ta pyesni punëdhënësin për gjëra që do t’ju ndihmojnë për të vendosur, nëse është puna e duhur për ta filluar, nëse më vonë merrni ndonjë ofertë prej kompanisë. Kjo sidomos është shumë e rëndësishme, sepse fatkeqësisht disa punë prej shtëpisë kanë vepruar në mënyrë jo ligjore, por edhe në rastet kur janë ligjore ndoshta nuk kanë ndonjë pagesë të kënaqshme. Kështu që, sa më shumë informacione që të keni aq më lehtë do të vendosni për atë punë.

Akademi Pune sjellë një listë të pyetjeve që mund t’i bëni kur intervistoheni për punë në largësi.

  1. Si do t’i përshkruanit përgjegjësitë për këtë pozië?
  2. A është trajnimi kusht?
  3. A është një orar i caktuar që nuk ndryshon, apo është fleksibil?
  4. Nëse ma ofroni këtë punë, kur mendoni që duhet të filloj?
  5. Nëse punësohem a do të paguhem si punonjës apo si kontraktues i pavarur?
  6. A është paga e bazuar në orë të punës, pagë fiksë apo në çfarë forme?
  7. Nëse punësohem si do të paguhem, me anë të ndonjë fature, dipozitë direkte apo si?
  8. Çfarë mund t’ju tregoj rreth kualifikimeve të mia?
  9. Kur mund të pres të më njoftoni?
  10. A do të dëshironit një listë me referenca?
  11. A ka ndonjë pyetje tjetër që mund të përgjigjem për ju?

Këshillë: Gjithmonë rishikoni listë e aftësive dhe përvojave që keni, në mënyrë që për ato të keni shembuj specifik gjatë intervistës. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC