8 profesionet më të rrezikshme për vitin 2019

23 Oct, 2019

8 profesionet më të rrezikshme për vitin 2019
	 	 

Shpeshherë hasim në situata të cilat mund të na e rrezikojnë jetën, e kjo veçanërisht lidhet me punën e përditshme të cilën e bëjmë. Pothuajse çdo profesion e ka rrezikshmërinë e vet. Disa punë më shumë, e disa më pak.

Mirëpo, cilat janë profesionet që vlerësohen si me të rrezikshmet për vitin 2019, kjo përcaktohet nëpërmjet shkallës së vdekshmërisë. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, industritë me rrezikun më të madh të lëndimve janë transporti, prodhimi, ndërtimi, policët dhe zjarrfikësit.

Së fundmi,  Zyra Amerikane e Statistikave të Punës, ka bërë llogaritjet e shkallës së vdekshmërisë së disa profesioneve, me numrin e vdekjeve për 100,000 punëtorë. Bazuar në këto statistika, 8 punët më të rrezikshme të vitit 2019 janë:

  • Dru prerësit. Puna e prerjes së drunjve konsiderohet si profesioni me i rrezikshëm për vitin 2019. Shkalla e vdekshmërisë është 135.9 lëndime fatale në punë për 100,000 punëtorë, që është e barabartë me 91 vdekje totale gjatë një viti.

Dru Preres KosovaJob

  • Peshkatarët. Si profesioni i dytë më i rrezikshëm i vitit 2019, peshkatarët kanë shkallën e vdekshmërisë 86 vdekje për 100,000 punëtorë. Shkak i vdekjeve të tyre zakonisht janë moti i keq, aksidentet e transportit ose makineritë e këqija.

Peshkatar KosovaJob

  • Pilotët e avionëve dhe inxhinierët e fluturimit. Profesioni i pilotit mesatarisht arrinë 55.5 shkallën e lëndimeve, 75 viktima në një vit dhe pothuajse të gjitha vdekjet shkaktohen nga përplasjet e avionëve.

Pilot

  • Çati punuesit. Puna e çatisë konsiderohet puna e katërt më e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë për këtë profesion është 48.6, më shumë se 100 vdekje çdo vit. Thuhet se shumica e çati punuesve vdesin ngase biejnë nga pullazet.

ndertimtari

  • Mbledhësit e plehrave. Mbledhja e plehrave dhe riciklimeve është një punë e nevojshme, por në të njejtën kohë edhe shumë e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë shkon në 34.1.

mbledhes mbeturinash

  • Drejtuesit e kamionëve dhe shoferët e tjerë. Puna në timon është gjithmonë e rrezikshme edhe nëse shkojme diku qoftë për një orë. Ky rrezik shkon e rritet kur vozisim gjatë gjithë ditës për punë. 918 vdekje alarmante çdo vit e bëjnë këtë profesion të ketë numrin më të madh të vdekjeve në çdo vend pune.

vozites kamioni

  • Fermerët. Pavarësisht zhvillimit teknologjik, fermerët akoma duhet të punojnë me pajisje dhe makineri të rënda. Ata gjithashtu punojnë me një shumëllojshmëri automjetesh, siç janë traktorët dhe kositësit e lëndinave.

fermer

  • Mirëmbajtësit e tokës. Mirëmbajtësit e tokës janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj elementeve dhe pajisjeve të mprehta, çka rezulton me një shkallë vdekshmërie prej 17.4.

kosites

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Doktor
    B
    Farmacist
    C
    Infermier
    D
    Laborant
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Infermier
    B
    Farmacist
    C
    Biokimist
    D
    Pediater
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Programer
    B
    Specialist i IT-së
    C
    Arkitekt
    D
    Dizajner
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Teknolog i ushqimit
    B
    Kuzhinier
    C
    Nutricist
    D
    Kamarier
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Dizajner grafik
    B
    Arkitekt
    C
    Gazetar Digjital
    D
    Programer
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Mjek familjar
    B
    Neurolog
    C
    Psikolog
    D
    Infermier
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Astronaut
    B
    Shkencëtar
    C
    Astronom
    D
    Meteorolog
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Kopshtar
    B
    Fermer
    C
    Botanist
    D
    Teknolog i ushqimit
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Dizajner
    B
    Arkitekt
    C
    Stilist
    D
    Shkrimtar
  • Cili është profesioni në foto?
    A
    Gjykatës
    B
    Avokat
    C
    Prokuror
    D
    Zyrtar ligjor
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Çka nuk duhet të bëni në intervista të punës?
Në intervista të punës, qëllimi kryesor i të gjithë kandidatëve është të lënë një përshtypje të mirë që të ngelin në mendjen e rekruterit ose punëdhënësit, dhe si rrjedhojë ta marrin atë vend pune. Po aq sa është e rëndësishme të përgatiteni se si t’i përgjigjeni disa pyetjeve të mundshme, ju duhet të keni parasysh edhe se çka duhet të shmangni në intervistë, pra cilat veprime nuk duhet t’i bëni apo çka nuk duhet të thoni. Bashkëthemeluesi i kompanisë së rekrutimit, Mercurius Consulting, Shkumbin Ibraimi, njëkohësisht rekruter me përvojë, në një intervistë për KosovaJob, foli rreth disa shprehive të cilat kandidatët duhet t’i shmangin në intervista të punës. Vonesa në intervista të punës. Në një intervistë pune duhet të respektohet orari që iu është caktuar. Kandidatët që vonohen do të japin sinjalin se mund të mos jenë profesional dhe nuk kanë diciplinë. Ibraimi këshillon kandidatët që të jenë aty 5 ose 10 minuta më herët.“Menaxherëve të burimeve njerëzore nuk u pëlqen nëse vonoheni për intervistë. Unë rekomandoj të shkoni aty 5 ose 10 minuta më herët. As më shumë se 10 jo, sepse nëse shkoni shumë herët mund ta vëni kompaninë në vështirësi apo të pengoni intervistën paraprake. E them këtë ngase ka kompani që nuk duan t’i takojnë kandidatët njëri me tjetrin”. Mos gënjeni në intervista të punës. Një tjetër shprehi negative të cilën Shkumbini e përmend është gënjeshtra në intervista të punës. Ai thotë se kandidatët shpeshherë shtojnë në CV-të e tyre përvoja që nuk i kanë pasur realisht më herët, vetëm që ta kalojnë fazën e parë të intervistës. Sipas Ibraimit, kjo është e patolerueshme dhe lehtë mund të kuptohet. Shumica e punëdhënësve kërkojnë nga kandidatët ta elaborojnë një përvojë pune dhe nëse i njejti nuk arrinë të jetë bindës, ai do ta humb mundësinë qysh në fazën fillestare. Mos i jepni intervistës frymë negative. Duke u bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në rekrutim, Shkumbin Ibraimi thotë se ka shumë kandidatë të cilët i japin intervistës një frymë negative, e shohin nevojën të arsyetohen, të mbrohen vazhdimisht. “Ne, kur i marrim në intervista, tentojmë që ta ruajmë pozitivitetin, mundohemi të fokusohemi vetëm në gjërat qe janë pozitive tek një kandidat. Edhe kandidatët duhet të kenë kujdes që të mos e shpiejnë bisedën kah negativiteti sepse këto gjëra nuk u pëlqejnë as intervistuesve. Arsyetimet në intervista nuk janë të mira, nuk i rekomandoj, duhet ta ruajmë neutralen dhe pozitiven”, theksoi ai. Mos tingëlloni sikur e doni atë vend pune me çdo kusht. Ka shumë kandidatë të cilët gjatë gjithë intervistës e potencojnë se sa e duan atë vend pune, çka nuk rekomandohet të bëhet. Shkumbini thotë se punëdhënësve duhet t’iu bëni pyetje në intervista, të interesoheni edhe ju pak rreth tyre dhe jo vetëm ata rreth jush. Kjo konsiderohet si diçka që e balancon intervistën. Mos shkoni të papërgatitur. Ndër gjërat tjera që intervistuesit nuk rekomandojnë është edhe shkuarja të papërgatitur në intervista të punës, dmth, pa lexuar pak rreth kompanisë, kulturës së tyre, produkteve, etj. Mirëpo, rol të rëndësishëm luan edhe paraqitja. “Unë jam dëshmitar i shumë intervistave dhe kandidatët nuk i pyes nëse kanë njohuri për kompaninë ose jo sepse ne nuk e përmendim klientin, mirëpo në rastin tonë, pas intervistave të para kandidatët veç informohen për klientin dhe unë pres prej tyre që në fazat tjera të vijnë të informuar rreth kompanisë” . Ai nënvizoi se edhe  paraqitja duhet po ashtu të jetë në nivel. Kur flet për paraqitjen, ai thotë se duhet të jetë profesionale. Edhe pse kompanitë kërkojnë talentin, ka edhe kompani që i kushtojnë goxha rëndësi paraqitjes, ndaj është mirë të keni një prezantim të duhur. Mos flisni keq për punëdhënësin e kaluar. Ka edhe raste kur kandidatët fajësojnë kompaninë ose kolegët apo i tregojnë vetëm anët negative të kompanisë ku kanë punuar në të kaluarën. Kjo nuk do t’i pëlqejë punëdhënësit potencial. Ibraimi këtu thekson se të gjithë punëdhënësit në raste të tilla mund të mendojnë se si do të flisni ju në të ardhmen për ta, në rast se bëheni pjesë e kompanisë. “Kur ju pyesin se pse dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë, më e mira që mund të thoni është se jeni të interesuar për një përvojë të re, në një industri të re por assesi të flisni keq për kompaninë ku keni punuar” . Mos u ndjeni të rezervuar në pyetje të vështira. Një ndër pyetjet më të zakonshme në intervista të punës por njëkohësisht edhe më e vështira për kandidatët, është : “Cilat janë dobësitë tuaja?”. “Mos jepni përgjigje klishe, p.sh unë jam punëtor shumë i madh, në asnjë mënyrë mos e shndërroni dobësinë tuaj në aftësi,më mirë do të ishte nëse e tregoni një përvojë kur keni dështuar në një rast dhe pastaj e tregoni se si keni arritur ta menaxhoni apo çka keni mësuar prej asaj përvoje”. Mos lini përshtypje se do të punoni për një kohë të shkurtë. Diçka që punëdhënësit nuk e pëlqejnë është nëse ua krijoni përshtypjen se do të qëndroni vetëm afatshkurtë në një ambient të punës.  Kjo mund të jetë edhe më e dukshme në Kosovë, pasi që emigrimi është akoma i shpeshtë. “Një prej pyetjeve që zakonisht mund të shtrohet në intervista të punës është edhe ku e sheh veten kandidati në 3 apo 5 vitet e ardhshme, e ka edhe prej atyre që thonë se duan të largohen nga shteti, të studiojnë jashtë, të hapin ndonjë dyqan online, etj. Në bazë të përvojës time, një punëdhënës kur e merr dikënd në punë, pret që ai person nuk do të largohet nga puna të paktën 3 deri në 5 vite”. Mos pyesni për pagën. Si e fundit por jo më pak e rëndësishme është edhe kureshtja për pagën. Sipas Shkumbin Ibraimit, intervistat ndahen në disa faza, prandaj kandidatët duhet të kenë durim të presin fazën kur shtrohet në tavolinë edhe çështja e pagës. Krejt në fund, ai theksoi se një intervistë e mirë konsiderohet të jetë ajo intervistë që zgjatë 30 deri në 40 minuta ani pse varet edhe nga pozita e punës për të cilën intervistohet personi. Pas 45 minutave, ai thotë se intervista mund të kalojë në monotoni.
Lexo më shumë
Rëndësia e profesionit të mësuesit
Profesioni i mësuesit ka një rëndësi të veçantë në shoqëri. Pothuajse të gjithë fëmijet, mësuesin e tyre e marrin si shembull ngase ai ka rol të rëndësishëm në jetën tyre dhe ata e shohin jo vetëm si mësues por edhe si prind të dytë. Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, është gjithashtu edhe një mundësi për t'iu shërbyer të tjerëve duke ndikuar në formësimin e një shoqërie të terë. Mirëpo, një profesion nëpërmjet të cilit ndikoni në formësimin e mendjeve të tjera, duhet ta dini se është një profesion me shumë përgjegjësi. Mësimdhënia ofron mundësinë për të ndryshuar jetën e njerëzve të tjerë për mirë. Si mësues mund të ndihmoni në zhvillimin e njohurive të dikujt, ndoshta edhe të ndikoni në mendjen dhe personalitetin e tyre. Mësimdhënia është një gjë tepër e dobishme për ta bërë, si dhe mësuesit e mirë janë të nevojshëm në çdo vend. Sidoqoftë, mësimi i të tjerëve mund të jetë i lodhshëm, stresues dhe kërkues, prandaj profesioni i mësuesit ka edhe përgjegjësi të mëdha. Mendja dhe motivimi i njerëzve ndryshojnë shumë, prandaj një mësues i mirë duhet të gjejë mënyra apo metoda të ndryshme inovative për t'u lidhur me nxënësit e tij. Një mësues i mirë i njeh nevojat e secilit prej nxënësve të tij, si dhe përdor qasje të ndryshme me secilin prej tyre. Nëse ju pëlqen puna me fëmijë dhe besoni se edukimi ka fuqinë për të ndryshuar jetën, atëherë karriera si mësues mund të jetë e duhura për ju. Cilat janë përparësitë e profesionit të mësuesit? Ndonëse profesioni i mësuesit është një profesion me shumë përgjegjësi dhe ndonjëherë i lodhshëm, ka gjithashtu edhe shumë përparësi. Mësuesi frymëzon të tjerët Duke u bërë mësues, ju mund të ndikoni në frymëzimin e të tjerëve. Kur ndani njohuritë me nxënësit tuaj, ju do të mund të ndikoni në ndërtimin e tyre, jo vetëm në rrafshin profesional, por edhe në atë personal. E ndani pasionin tuaj Mësimdhënia do t'ju japë mundësinë për të ndarë pasionin me të tjerët më shumë se profesionet e tjera. Duke u bërë mësues do të keni edhe mundësi për t’u avancuar në jetë vazhdimisht. Mësuesit e bëjnë ndryshimin Mësuesit kanë një ndikim tejet të madh në jetët e të tjerëve. Për nxënësit, mësuesi është ai i cili mund t’i stimulojë që të japin më të mirën e tyre në jetë. Kësisoj, një mësues arrin të bëjë diferencën në shoqëri. Mësuesi ndryshon të ardhmen në edukim Si mësues, ju mund të ndikoni në të ardhmen e arsimit në një vend të caktuar. Profesioni i mësuesit ua imponon që shumë shpesh të merrni pjesë edhe në trajnime. Duke punuar me të tjerë mësimdhënës, duke shkëmbyer njohuri, ju arrini të ndikoni pozitivisht tek të gjithë nxënësit tuaj dhe të krijoni gjenerata gjithmonë e më të përgatitura. Disa nga aftësitë që nevojiten në mësimdhënie Përveq njohurive profesionale, ka edhe disa cilësi të tjera, të përgjithshme të cilat duhen në mësimëdhënie. AkademiPune, ju sjellë disa prej tyre. Vetëbesimi Kreativiteti Sensi i humorit Përkushtimi Aftësi të shkëlqyeshme organizative Motivimi i studentëve ta bëjnë maksimumin Kuptimi i kërkesave të studentëve
Lexo më shumë
Si të jeni produktivë edhe kur punoni nga shtëpia?
Rrethanat e ndryshme, qofshin ato të njohura apo të papritura, mund të ndikojnë rrjedhën normale të jetës sonë. Si rezultat i këtyre rrethanave, edhe veprimtaria e rregullt e punës ndonjëherë duhet të realizohet jashtë ambientit të punës, çka ndryshe njihet edhe si puna nga shtëpia. Mirëpo, sa efektive është puna nga shtëpia? Në një studim të realizuar kohëve të fundit nga ConnectSolutions, 77% e të anketuarve thanë se janë më produktivë kur punojnë nga distanca, krahasuar me punën në një ambient zyre. Ndërkaq, në një tjetër anketim, 82% e të anketuarve raportuan se ndjeheshin më të lumtur kur punonin nga distanca. Ani pse në vështrim të parë, realizimi i punës nga shtëpia mund të duket edhe si diçka e vështirë dhe shpesh e pamundur, ka edhe shumë mënyra se si punonjësit të jenë të fokusuar dhe mjaft produktiv. AkademiPune, ju sjellë disa këshilla për të lehtësuar përshtatjen tuaj edhe kur punoni nga distanca. Caktoni një orar të rregullt Puna nga shtëpia, vjen me shumë fleksibilitet. Mirëpo, ky fleksibilitet mund të ndikojë negativisht tek produktiviteti i punëtorit. Nëse nuk i caktoni vetes një orar të rregullt edhe kur punoni nga shtëpia, ju mund të përfundoni duke punuar ndoshta gjatë gjithë ditës, t'i përfundoni punët vonë, apo edhe të punoni përsëri gjatë orëve të vona. Prandaj, vendosni se kur do të punoni dhe kur jo. Gjeni një vend të përshtatshëm për të punuar Në mënyrë që të shmangni shpërqëndrimet dhe të jeni produktivë edhe kur punoni nga shtëpia, mundohuni të gjeni një vend të veçantë ku nuk keni komunikim me anëtarët e tjerë të familjes. Nëse nuk e keni një dhomë të veçantë ku nuk ju pengon askush, gjeni një hapësirë ku të paktën mund të jeni më të fokusuar. Mos e zhvendosni vëmendjen në gjëra të tjera Kur nuk mendoni për gjërat e tjera rreth shtëpisë, ju do të mund të përqëndroheni më shumë, kësisoj të rrisni edhe produktivitetin tuaj. Te gjitha detyrat / gjërat e tjera që nuk lidhen me punë, mund t'i përfundoni jashtë orarit të punës, siç do ta bënit zakonisht. Nëse është e mundur, rrini me një orar të rregullt në hapësirën ku keni vendosur të punoni dhe respektoni të njejtat orë, sikur të punonit në zyrë. Sigurohuni që pajisjet e telekomunikimit të jenë në rregull Që të jeni në koordinim me anëtarët e tjerë të ekipit dhe në dispozicion për thirrje me video apo konferenca, kontrolloni vazhdimisht pajisjet e telekomunikimit. Gjithashtu, planifikoni të bisedoni në baza të rregullta me pjesën tjetër të stafit, në mënyrë që të shkëmbeni ide, sepse një gjë e tillë do t’ju mbajë më produktivë. Parandaloni ndërhyrjet Ndonjëherë, miqtë, familjarët apo njerëzit përreth mund të mos e kuptojnë punën nga shtëpia. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos lejoni ndërprerje në punë, sepse ndërprerjet mund të ndikojnë që ju të humbni fokusin, të mbeteni vonë në përfundimin e detyrave apo edhe të keni nevojë për kohë shtesë. Kësisoj, fillimisht informoni njerëzit përreth që jeni në orar të punës dhe keni nevojë për qetësi dhe përqëndrim.  Në fund të ditës, largoni mjetet elektronike Pas një dite pune, largoni pajisjet elektronike që të relaksoheni. Në këtë mënyrë do të jeni produktivë edhe ditën tjetër. /AkademiPune.
Lexo më shumë
Çka duhet të dini para se ta filloni një biznes?
Ne shpesh mund t’i kthejmë pasionet tona në një biznes, por kërkon shumë punë paraprakisht për ta realizuar idenë që kemi. Marrja e masave të duhura para se ta transferoni idenë tuaj në biznes, do t'ju vendosë në pozicionin më të mirë të mundshëm për ta realizuar atë. Me pak fjalë, të vërtetoni idenë, do të thotë të bëni punën për të siguruar që të keni tregun e duhur, çmimin e duhur dhe modelin e duhur për të ofruar produktin/shërbimin në mënyrë efikase dhe fitimprurëse. Pa një ide dhe plan të qartë ju rrezikoni të përballeni me situata të ndryshme si: Mund të mos shisni asgjë Shpenzimet të dalin më të mëdha se sa parashikonit Pritshmëritë të mos përputhen me rezultatet Pa përgatitje dhe strategji të menduar mirë, do ta keni vështirë ta filloni biznesin tuaj. Idetë më të mëdha mund të dështojnë shumë lehtë pa qasjen e duhur, dhe dështimi mund të bëjë që të hiqni dorë nga një ide që mund të jetë e mahnitshme me vetëm disa ndryshime. Ju duhet të merrni parasysh rrethanat në të cilat ndodheni, kur vendosni nëse ideja juaj do të arrijë të bëhet një biznes i zbatueshëm. Hulumtimi i industrisë, cilat janë trendet e fundit? A keni pasur ndonjë ide të mahnitshme dhe pas disa kërkimeve në Google keni vërejtur se ajo ide tashmë është realizuar nga dikush tjetër? Është vërtet dëshpëruese në fillim, por kur e shikoni nga një këndvështrim tjetër, kjo nënkupton që ideja që kishit do të funksiononte. Mirëpo , ju nuk duhet të hezitoni të përballeni me konkurrencën. Vetëm sepse dikush tashmë po bën atë që dëshironi të bëni, kjo nuk do të thotë se nuk do të funksionojë. Kjo thjesht do të thotë që ju duhet të gjeni mënyrën tuaj unike për ta bër atë. Përdorni hulumtimin rreth konkurrencës dhe industrisë për të kuptuar propozimin tuaj unik të shitjes. Çka ju dallon nga të tjerët? Cilat janë nevojat e paplotësuara në treg? Opsionet e çmimeve që ju ofroni? Cila është mënyra më e mirë për të nxjerrë produktin ose shërbimin tim në treg? Si dhe ku do ta shpërndani produktin ose shërbimin tuaj është një vendim i rëndësishëm për të marrë. A do të shisni online? Vetëm në nivel lokal apo edhe më gjerë? A do të shisni me shumicë apo do të keni bashkëpunëtorë/partnerë? Ju mund të keni një ide të shkëlqyeshme për një produkt ose shërbim, por nëse nuk e gjeni mënyrën më fitimprurëse dhe më të përshtatshme do ta keni vështirë të krijoni urë lidhëse ndërmjet produktit/shërbimit dhe klientit. Kërkoni këshilla nga ekspertë Nisja dhe rritja e një biznesi është e vështirë, dhe sipas statistikave më shumë se gjysma kanë gjasa të dështojnë brenda 5 viteve. Askush nuk mund të ketë të gjitha njohuritë, përvojën, apo edhe perspektivën për të trajtuar çdo situatë biznesi. Prandaj kontaktoni njerëz me përvojë në fushën e biznesit dhe përfitoni nga aftësitë dhe përvojat e tyre./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.