Me gjasë që gjatë jetës keni dëgjuar për Teorinë e Lojës. Mund ta keni parë filmin që fitoi dhjetra çmime “A Beautiful Mind”, për matematicientin amerikan John Forbes Nash, i cili njihet si nismëtari i kësaj fushe. Ose keni diskutuar ndonjëherë në shkollë ose gjatë studimeve për rastin më të famshëm të Teorisë së Lojës: dilemën e të burgosurit.
Cila është dilema e të burgosurit?
Dy njerëz janë të arrestuar sepse kanë kryes krim të rëndë. Policia nuk ka dëshmi të mjaftueshme, prandaj i vendosë të dy në qeli të ndryshme, për ta ndërprerë komunikimin mes tyre. Në ndërkohë, i bën me dije të dy të burgosur se:
Por, çfarë të burgosurit bëjnë, varet nga ajo se sa i besojnë bashkëpunëtorit.
Si lidhet kjo teori me burimet njerëzore dhe menaxhimin?
Mund të mos duket se këto dy fusha kanë lidhje mes tyre, mirëpo sipas The Balance Careers ato kanë. Burimet njerëzore dhe menaxhmenti do të përballen gjatë gjithë kohës me këtë lloj vendimesh. Për shembull, një kompani ka të ndarë 3000 euro për t’i ndarë me punonjësit, derisa një numër i madh i tyre gjatë atij fundviti janë duke kërkuar ngritje të pagës. Këto janë disa nga opsionet:
Të gjitha format e ndarjes së parave janë të aplikueshme, por çdo vendim mund të ketë pasoja në kompani. Sepse, nëse kompania ja ndanë të gjithë shumën punonjësit me përformancën më të mirë, do ta demoralizojë punonjësin tjetër, që mbase mund të kishte qenë po aq i mirë sa i pari. Ndërsa, nëse i ndanë në mënyrë të barabartë, punonjësi më i mirë do të ndihet sikur nuk ia paska vlejtur për të punuar aq, sepse në fund të fundit, po shpërblehet njësoj me dikë që nuk ka qenë aq sa ai.
Teoria e Vendimit kërkon që ju të shqyrtoni plotësisht mundësitë tuaja
Kur shqyrtoni diçka për kompaninë ose biznesin tuaj duhet t’i shqyrtoni të gjitha opsionet e mundshme që keni për të, në mënyrë që ta merrni vendimin e duhur. Për shembull, nëse mendoni ta zbatoni një kod të veshjes, mund ta përdroni linjë opsionesh, për ta përcaktuar se cili lloj veshjeje shkon për biznesin tuaj.
Në të tilla raste, duhet përgjigjur për të gjitha pyetjet pasi të jenë shqyrtuar thellësisht secila prej tyre. Nëse klientët nuk presin nga punonjësit e një kompanie të kenë veshje zyrtare, atëherë edhe një veshje e zakonshme mund të jetë në rregull.
Zbatoni Teorinë e Lojës në konfliktet e mundshme personale
Është i njohur nga mediat rasti i Starbucks në Filadelfia, kur menaxheri telefonoi policinë, sepse dy burra me ngjyrë ishin ulur aty dhe nuk kishin porositur asgjë. Linja e vendimeve të tij do të duhej të dukej kështu:
Nëse menaxheri do të ndiqte këtë rrjedhë vendimesh me çdo person që do të ulej në tryezat e kafesë, pavarësisht nga raca e tyre, do të kishte tjetër rezultat. Kjo mënyrë e të menduarit do t’i ndihmonte në heqjen e çdo lloj paragjykimi, qoftë ai i vetëdijshëm, i pavetëdijshëm, si në jetën personale ashtu edhe në atë të punës. /AkademiPune