7 hapa në punën aktuale që iu ndihmojnë të gjeni lehtë punën e ardhshme

12 Mars '21

7 hapa në punën aktuale që iu ndihmojnë të gjeni lehtë punën e ardhshme
	 	 

Shumica ndihen me fat që të paktën e kanë gjetur një punë, në një kohë që ndoshta mund të mos ta kishin gjetur fare. Ata ndihen rehat dhe gjithçka tjetër e lënë në dorë të kohës. Por “the balance careers”, thotë që edhe punonjësi më i kënaqur në kompaninë më të qëndrueshme, është mirë që ta ketë një plan se si ta gjejë më lehtë punën tjetër, nëse është e nevojshme.

Gjërat që mund t’i bëni për ta bërë të efikase gjetjen e punës së re

Janë 7 gjëra që mund t’i bëni për lehtësuar gjetjen e punës së ardhshme, sa jeni në punën aktuale.

Ndiqni arritjet tuaja

Bëjeni shprehi që t’i shkruani arritjet tuaja dhe çdo përgjegjësi të re që e keni është shtuar. Rifresktimi i CV-së mund të jetë i vështirë, sepse nuk mund t’i mbash mend detajet e përditshme, siç mund të jetë shembull, fakti që para dy vjetësh patët ndihmuar ekipin e shitjeve që të lidhte një kontratë shumë të rëndësishme. Kjo do t’i lehtësojë gjërat jo vetëm për kërkimin e punës së re, por edhe kur kërkoni të ngriteni në pozitë gjatë fundvitit.

Këshillë: Për ta bërë ketë më të lehtë, mbani një fletore shënimesh, ose edhe ndonjë aplikacion në telefon!

Mësoni aftësi të reja

Shfrytëzoni çdo mundësi për të mësuar gjëra të reja, qoftë ndonjë program ose sistem të ri, ashtu edhe të trajnoheni se si të jeni menaxher i mirë! Përfitoni nga projektet që ju ndihmojnë të fitoni aftësitë e buta ose të forta! Rritja e aftësive është mënyra më e mirë për ta krijuar një CV të pasur e rrjedhimisht t’i shtojë shanset për t’u punësuar në vendet që ju do të dëshironi.

Këshillë: Për t’u ngritur në pozitë, një kandidat që është i gatshëm për të mësuar gjëra të reja është shumë tërheqës për punëdhënësin.

Zgjeroni rrjetin

Mos humbisni asnjë rast për të treguar se kush jeni! Përfitoni nga çdo mundësi për të bashkëvepruar me njerëz, jo vetëm jashtë departamentit tuaj, por edhe jashtë kompanisë! Një mundësi e mirë është që në vend që të hani drekë në zyrë vetëm, ta bëni këtë me të tjerët.

Lidhuni në rrjete sociale

Derisa jeni duke krijuar një rrjedhë marrëdhëniesh, lidhuni me të gjithë ata që jeni duke i njohur edhe në LinkedIn! Mund ta bëni këtë që tani, nuk është e nevojshme të prisni derisa të keni nevojë për një punë tjetër. Me këto lidhje të krijuara, do të njiheni edhe më shumë me njerëz dhe lehtë mund të gjëni vendin e punës së ardhshme, sepse bashkëpunëtorët e mundshëm tashmë ju kanë “para syve”.

Krijoni lidhje të mirë me menaxherin

Nëse ka një person me të cilin duhet të merreni vesh, ai është mbikqyrësi juaj më i afërt. Bëni gjithçka që të krijoni marrëdhënie të mirë, pozitive dhe produktive! Një menaxher/e i/e mirë do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja, duke ju rekomanduar për projekte interesante, të cilat do të jenë shumë të rënëdësishme për t’i vendosur në dokumentet e aplikimit të mëvonshme dhe për t’u rritur në karrierë.

Bëjeni punën mirë

Kjo mund të tingëllojë si një këshillë e pamend, por marrja seriozisht e pozitës aktuale dhe me entuziazëm do t’i përmirësojë mundësitë për të qenë më i dukshëm në kompani. Përveç kësaj, nëse jeni të angazhaur me punën, do të keni më shumë ngjarje të grumbulluara për t’i ilustruar në intervistat e punës.

Sigurohuni që të dihen gjërat që i bëni

Mund të jeni punonjës që nuk dëshiron të mburret shumë, mirëpo nuk duhet të jeni edhe aq modest sa të mos i dijë askush ato që i bëni vazhdimisht, me një zell aq të madh.

Këshillë: Një mënyrë për t’u bërë të njohura arritjet e tua, është që menaxheri të jetë i njoftuar për to, pasta ai do t’ju vlerësojë ku dhe kur duhet.

Duhet pasur kujdes, që kontributet të mos i thoni në formë mburrjeje, por në mënyrë faktike. Por si lidhet kjo me punën e ardhshme? Njerëzit që janë të vetëdijshëm për arritjet tuaja, do të jenë më të sigurtë dhe të gatshëm për t’ju dhënë referenca, kur ju duhet për të ardhmen. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC