Si të përgjigjeni në pyetjen: Çfarë do të bëje ndryshe në punë?

9 Mars '21

Si të përgjigjeni në pyetjen: Çfarë do të bëje ndryshe në punë?
	 	 

Kur intervistuesit ju bëjnë pyetje në lidhje me gjërat që do t’i bënit ndryshe në punë, ata duan të marrin njohuri për dobësitë tuaja që keni në punë. Përveç kësaj, ata duan të dinë se si i përgjijeni dështimit dhe nëse mund t’i adresoni dhe rregulloni të metat që keni gjatë gjithë kohës. Nëse do të mendoni rreth kësaj pyetje që bëhet në intervistat e punës, do të përgatiteni, kështu që nuk do të jeni duke u orvatur të gjeni një përgjigje të duhur kur jeni përpara tyre. Kështu që Akademi Pune ju mëson se si të mos krijoni përshtypje të keqe në këtë pyetje.

Si ta përgatitni përgjigjen?

Kur jeni duke e përgatitur përgjigjen, mendoni përvojat e kaluara të punës dhe bëjeni një listë të situatave, të cilat nuk kanë shkuar ashtu si keni dashur! Mendoni për veprimet që keni ndërmarrë dhe rezultatet që ato kanë dhënë! Pra, në pika të shkurtëra rrëfeni këto situata që në një farë forme ju kanë zhgënjyer, por që jeni detyruar të punoni ndryshe. Çfarë keni mësuar nga rezultatet negative dhe si i keni përdorur ato në të ardhmen?

Jini të kujdesshëm kur përgjigjeni

Duhet të shmangni çdo situatë që zbulon dobësi të cilat do t’ju ndërhynin në kryerjen e elementeve që i përfshinë pozita për të cilën keni aplikuar, përveç në rastet kur ofroni fakte se ato nuk janë më dobësi. Intervistuesit pyesin për dobësitë për një sërë arsyesh. Ata duan të dinë se sa të vetëdijshëm sa vetkritik jeni. Ata e dinë se të gjithë bëjnë gabime, por e rëndësishme është çfarë masash merr punonjësi për t’i rregulluar ato.

Jini të sinqertë

Ashtu si me të gjitha përgjigjet e intervistave edhe në këtë duhet të jeni të sinqertë, sepse intervistuesit e vërejnë kur ka trillime. Mund të pushoheni nga puna për gënjeshtar edhe pasi të jeni pranuar në punë.

Jini të përgatitur

Nuk është shpenzim i kohës nëse përgatiteni paraprakisht për intervistat e punës. Përgatitja për një intervistë është investimi më i madh që do të bëni për ta fituar atë vend pune. Praktikoni pyetjet më të zakonshme të intervistave me shokun, shoqen apo dike tjetër të afërm! Një mënyrë tjetër për t’u përgatitur për intervistë është edhe të hulumtoni rreth kompanisë, sepse sa më shumë që e njohni kompaninë, aq më mirë do të përgjigjeni në pyetjet e intervistës.

Shembuj për përgjigje të mira

Jini të gatshëm të përmendi çdo hap që keni ndërmarrë për t’i rregulluar aftësitë tuaja. Për t’i rritur njohuritë apo për t’i ndryshuar sjelljet jo produktive. Pra, ndoshta keni bërë ndonjë seminar ose keni kërkuar këshilla nga një mentor. Kështu që, në këtë mënyrë i përgjigjeni më së miri pyetjes: Do ta bënit ndryshe, sepse i keni marrë të gjitha njohuritë e mundshme për të përmirësuar diçka.

Për shembull, mund të keni pasur një përvojë të hershme si menaxher, kur e keni lejuar një person negativ të ndërhyjë në dinamikën e gjithë ekipit. Nëse aty keni marrë mësim dhe më vonë, në një përvojë tjetër e keni stërvitur një punonjës të ngjashëm për ta ndryshuar sjelljen e tij, atëherë mund ta tregoni ketë si diçka që mund ta bënit ndryshe që nga fillimi, por që keni marrë mësim edhe më vonë.

Duke e pasur parasysh përvojën tuaj të mëvonshme, mund të thoni që e keni trajtuar ndryshe më vonë, kësisoj ju lehtësoni çdo shqetësim që punëdhënësi mund të ketë në lidhje me qëndrueshmërinë tuaj si menaxher, apo ndonjë pozitë tjetër, në raste të tjera. Po ashtu, nëse jeni konsultuar me burimet njerezore, keni marrë pjesë në ndonjë punëtori për trajtimin e punonjësve të vështirë, apo keni përdorur strategji tjetër për të adresuar dobësinë, atëherë të gjitha këto duhet t’i përmendni. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC