Ndërmarrësia, sfidë dhe sukses

16 Oct, 2019

Ndërmarrësia, sfidë dhe sukses
	 	 

ARDIAN HOXHA, NDËRMARRËS

“Një ndërmarrës gjithmonë kërkon ndryshim, i përgjigjet atij ndryshimi dhe e përdorë atë si mundësi” - Peter Drucker

Të jesh ndërmarrës do të thotë të arrish t’i realizosh detyrat dhe prioritetet që ia vendosë vetes. Ndërmarrësia është një pikënisje e secilit mendim, ide apo ambicie. Ndërmarrësia si term ekonomik nuk është diçka e re, ky term daton që nga kohët e vjetra, atëherë kur njerëzit kishin parë që të realizohet diçka nevojitet që planet në mendje medoemos të vendosen edhe në letër dhe më pas të realizohen në veprime. Në ditët e sotme, ndërmarrësia bashkon dy qëllime, dëshirën për të qenë i suksesshëm dhe nëpërmjet atij suksesi fuqizimin e shoqërisë me hapjen e vendeve të reja të punës.

Edhe Ardian Hoxha, ndërmarrësinë e pa si rrugën kryesore drejt suksesit, jo vetëm për të krijuar të mira materiale por edhe për të dhënë kontributin e tij si qytetar i botës. I lindur në qytetin e Shkupit, ai rrjedh nga një familje patriotike e në të njejtën kohë edhe një familje ndërmarrësish, të cilët u morën me biznesin e argjendarisë qysh para 54 viteve. I frymëzuar nga babai dhe duke pasur edhe vetë shpirtin ndërmarrës, Ardian Hoxha sot është një ndër biznismenët më të njohur në Kosovë dhe më gjerë. Në rrugëtimin e tij si ndërmarrës, ai pati edhe shumë sfida, të cilat thotë se gjithmonë u mundua t’i kthejë në sukses.

Në një intervistë për KosovaJob, Ardian Hoxha rrëfen se si sfida e parë me të cilën u ndesh qysh në fëmijëri ka qenë jetesa nën regjimin serb, duke e detyruar atë që bashkë me familjen e tij të largoheshin nga Kosova dhe të zhvendoseshin në Shkup. Për 4 vite rresht, jetuan aty e pastaj lëvizen në Tiranë, ku po aty u ballafaqua edhe me zhdukjen e babait të tij, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur as 24 vite pas. Mirëpo, kjo nuk e ndali atë të shndërrohej në një shtyllë mbrojtëse për pjesën tjetër të familjes por edhe të punonte drejt qëllimit për t’u bërë një ndërmarrës i suksesshëm.

Vijnë momente kur realisht ballafaqohesh me sfida të natyrave të ndryshme, sfidat jo që bëhen më të lehta po njeriu bëhet më i fortë dhe më i aftë të ballafaqohet me to. Kështu që, sfidat janë pjesë e jetës, pjesë e punës dhe janë normale, nuk janë asgjë. Unë jam mbështetur përherë në thënjen: çka nuk më mbyt, me bën më të fortë”, thotë ai.

Ne moshën 18 vjeçare, Ardiani ka punuar edhe si taksist, për të bindur veten dhe familjen se është puntor dhe nuk i vjen turp nga puna e ndershme, e më pas arriti deri tek themelimi i American School of Kosova - ASK, Green and Protein, Glam Radio, SuchiCo, TravelMate dhe Duplex Club, të cilat sot janë ndër bizneset më të suksesshme në Kosovë. Gjatë intervistes, ai nënvizoi se pse zgjodhi ndërmarrësinë si profesionin e tij.

Zgjodha ndërmarrësinë në njëfarë mënyre edhe për të arritur sukses, si në aspektin financiar po ashtu edhe për të dhënë kontribut. Kontributet si ndërmarrës janë: krijimi i vendeve të punës, sigurimi i të ardhurave për shumë familje, krijimi i shërbimeve apo produkteve për një shtet, dmth kontributi në prodhimin e brendshëm bruto, kontributi në arken e shtetit, etj. Mirëpo, një ndërmarrës gjithashtu zhvillon njerëz profesionalisht sepse ata fillojnë me një nivel profesional të caktuar dhe pastaj qoftë prej punës që e bëjnë, qoftë prej trajnimeve që i marrin - ngriten profesionalisht dhe bëhen më të suksesshëm”.

Ardian Hoxha

Veprimtaria e tij e parë e vërtetë në vitin 2003 ishte American School of Kosova, qëllimi i të cilës ishte nxjerrja e njerëzve të suksesshëm në fusha të caktuara që edhe ata pastaj të japin kontributin e tyre për vendin. Misioni i kësaj shkolle është arsimimi i liderëve të së nesërmes - për një të ardhme më të mirë. Duplex Club është biznesi i dytë i Ardian Hoxhës me të cilin arriti të ndikojë pozitivisht në tregun kosovar, duke sjellë edhe shumë bashkëatdhetarë e nacionalitete të ndryshme për vizita në Kosovë, e kështu duke krijuar "sezonin turistik" veror dhe dimëror. Në vitin 2013, Duplex Club mori edhe çmimin Fashion TV Nightlife Award gjatë Festivalit të Kanës, si një prej diskotekave më të mira në botë për vitin 2013. Në gjithë keto vite Kosovës i është bërë PR dhe marketing prej qindra miliona Eurosh nëpër botë vetëm nga rrjetet sociale që diaspora jonë përdor, duke u treguar miqëve të tyre nëpër vendet ku ata jetojnë se çfarë atmostere dhe jete bëhet në Kosovë.

Pjesë e rrugës drejt suksesit, janë edhe dështimet - si mësuesit më të mirë të njeriut. Albafone, një telefoni mobile që i adresohej popullit shqiptar në Maqedoni ishte një biznes tjetër i themeluar nga Hoxha por që nuk mundi të zhvillohej tutje, kjo si shkak i një aksidenti që ai pati bashkë me të shoqën. Mirëpo, Hoxha thotë se kjo ndodhi e ka bërë edhe më të fortë për jetën por edhe më të përgatitur si ndërmarrës.  

Në Mars të vitit 2017, ai bashkë me dy miq të tij, themeluan edhe një radio pak më të veçantë në Kosovë, e quajtur Glam Radio, e cila funksionon pa ndonjë donacion dhe është fitimprurëse. Ndërkaq, Green and Protein nisi nga ideja e vëllait dhe motrës se tij, Qëndresës dhe Flakëronit, qëllimi i të cilit biznes është të ushqyerit shëndetshëm, që të gjithë njerëzit të jenë më energjik, më produktiv dhe të sëmurën më pak. Duke e parë potencialin e këtij biznesi, Hoxha vendosi që të zhvillojë edhe modelin e Franchise dhe t’u japë të drejtën e operimit njerëzve të interesuar për të investuar në këtë fushë. Ai thotë se këtë po e nisë me Tiranën, duke vazhduar me Zvicrën, me synim zgjerimin nëpër Evropë e pas vitit 2023 edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Green and Protein do të jetë ambasador i brendeve të Kosovës”, thekson Ardian Hoxha.

Në vitin 2018, edhe një biznes tjetër nën drejtimin e Hoxhës, iu shtua tregut të Kosovës. Si ndërmarrës, ai pati udhëtime të shumta gjithandej botës. Duke i parë shërbimet e cilësisë së lartë në fushën e turizmit, ai u inspirua për të hapur agjensionin turistik “TravelMate”, duke sjellë në Kosovë shërbime të cilat nuk ishin ofruar ndonjëherë më parë. Zingjirit të bizneseve nën udhëheqjen e tij, iu bashkua edhe lokali SushiCo, si koncept shumë i veçantë, ku njerëzit sot mund të shijojnë ushqime si ato të vendeve aziatike edhe në Kosovë.

“Përqëndrimi është ndër çelësat kryesorë drejt suksesit”

Një ndër vetitë e shumta të njeriut të suksesshëm është edhe përqëndrimi. Pa pasur përqëndrim, nuk mund të ketë as sukses. Këtë teori e mbështet edhe Hoxha, i cili thotë se nuk duhet lejuar kurrë të humbet fokusi apo të zhvendoset vëmendja në disa punë në të njejtën kohë, sepse edhe rezultati kësisoj nuk do të jetë i mirë.

Nëse e humb fokusin, fillon të merresh me disa punë njëkohësisht, asnjëra prej tyre nuk do të përfundohet si duhet dhe do të rrezikohen që të gjitha. Kur niset një punë, ajo duhet të përfundohet me shumë sukses. Vetëm në rast se ka kapacitet shtesë për të vazhduar edhe me diçka tjetër, atëherë mund të bëhet, përndryshe dëmtohen që të gjitha punët e nisura.

Krahas fokusit, si një prej pikave kryesore Ardiani thotë se është edhe të mësuarit e vazhdueshëm. Për të arritur sukses, sipas tij nevojitet shumë punë e ndonjëherë edhe fat po ky i fundit shpeshherë vjen bashkë me punën. Mirëpo, në jetë vijnë edhe periudha kur njerëzit nuk arrijnë të zhvillohen më tepër, e kështu nuk duhet mbështetur vetëm në rrjedhën por sipas Hoxhës duhet të mësohet më shumë e gjithsesi të bëhet vetë-reflektim. Duhet reflektim se çka i nevojitet njeriut në një moment të caktuar, cilën aftësi duhet ta përmirësojë, çka po e lë prapa apo çka do t’i ndihmonte të zhvillohej tutje.

Ardian Hoxha

Sipas tij, ndërmarrësit, liderët apo përgjithësisht njerëzit e suksesshëm edhe mund të lindin të tillë por edhe mund të bëhen. Aftësitë, Ardiani konsideron se janë të mësueshme, mund të mos kemi ndonjë një aftësi por ta shndërrojmë prej zeros në njëqind, e pastaj ajo të shndërrohet edhe në veti. Ai thotë se gjatë karrierës ka mësuar edhe teknika të ndryshme dhe ndër to përmend “mendo në letër”, një teknikë e rekomanduar nga Brian Tracy, çka i zhvillon njeriut mendimin kritik.

Unë mendoj që e kam pasur të qartë se pse ekzistoj si Ardian dhe çka dua të bëj në jetën time, çfarë kontributi dua të jap. Pastaj jam munduar të krijoj një vizion për veten, që të shoh se ku mund të shkoj në një të ardhme dhe duke e pasur vizionin e një ndërmarrësi të suksesshëm, i kam vënë vetes qëllime. Kur ekziston edhe vizioni edhe misioni atëherë është shumë më e lehtë ta motivosh veten dhe bën matje se ku qëndron ti në krahasim me ato qëllime. Gjatë rrugëtimit, jam mësuar të jem këmbëngulës, të mos dorëzohem, të jem i guximshëm sepse edhe guximi është aftësi dhe nuk është mungesë e frikës, por menaxhim i frikës. Të gjitha keto i kam mësuar dhe forcuar gjatë rrugës duke përfshirë edhe vetinë e komunikimit, të menduarit kritik dhe gjithçka tjetër që më është dashur për të shkuar një hap tutje”, shpjegon Ardian Hoxha.

Papunësi apo papunëtorë?

Për të ndikuar edhe më pozitivisht në tregun e punës së ditëve të sotme, Hoxha është në mbarim të një libri me titull “Papunësia apo papunëtori”. Në këtë libër, ai po trajton problemet e tregut të punës në Kosovë, meqënëse në Kosovë shkalla e papunësisë është e lartë por ka edhe shumë vende të punës të hapura që nuk gjejnë kuadro, e në të njejtën kohë ka edhe të punësuar  por që nuk janë punëtorë. Libri sjellë shumë teknika se si të shndërrohemi në punëtorë, si t’ia caktojmë të ardhurat vetes, sa të fitojmë etj.

Të gjithë të rinjve të cilët po presin të kyçen në treg të punës, bazuar në përvojat personale, Hoxha i këshillon të nisin një punë pa pagesë. Sipas tij, do të ishte shumë frytdhënëse nëse një i ri e zgjedh një kompani për të cilën ka pasur gjithnjë dëshirë të punojë, i dërgon kompanisë një CV dhe deklarohet se do të punojë pa pagesë rreth një vit.

Kompanitë kanë nevojë për njerëz punëtorë dhe nëse një punëdhënës e sheh se dikush është shumë punëtor dhe i gatshëm të punojë pa pagesë, nuk pret gjatë dhe e vendosë në listë të pagave. Po ta zëmë që për një vit duhet të punosh pa pagesë, prapë bëje sepse përfitimi do të jetë i joti. Do të shndërrohesh në punëtor, do të hysh në treg të punës, do të fitosh përvojë dhe do të jesh shumë i vlefshëm si person, ani pse realiteti mund të të shqelmoj pak – ti do të kalitesh për jetë dhe gjithmonë do të kesh mundësi të tjera punësimi. Refuzohu 200 herë, punësohu 1 herë”.

Krejt në fund, ai theksoi se nëse punohet më shumë se sa që kërkohet, suksesi nuk do të mungojë në çfarëdo fushe. Nëse një punëdhënës nuk e di vlerën e një punëtori, gjithmonë do të jetë një tjetër që do ta vlerësoj atë punëtor më shumë. Ndërkaq, sa i përket synimeve të tij të së ardhmes ai thotë se kryesorja është suksesi global dhe kontributi i vazhdueshëm për vendin dhe popullin e tij.

Unë gjithmonë kam dashur t’i tregoj vetes se jam punëtor, t’i tregoj botës se sa punëtor është Ardian Hoxha dhe që nuk me vjen turp të punoj, të punoj punë të ndershme gjithmonë. Tash, qëllimi im madhor është të bëhem njëri prej njerëzve më të suksesshëm në botë dhe si ndërmarrës të kontribuoj sa më shumë për popullin dhe vendin tim, për rajonin dhe botën”.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Which one of these words is spelled in British English?
    T
    Pretence
    F
    Pretense
  • Which spelling is used in American English?
    T
    Draft
    F
    Draught
  • The word "pediatric" is spelled in:
    T
    British
    F
    American
  • Which spelling is used in British English?
    T
    Plough
    F
    Plow
  • "Dreamed" is spelled in:
    T
    American
    F
    British
  • The word "Sulphur" is spelled in:
    T
    British
    F
    American
  • Which one of these words is spelled in American English?
    T
    Whisky
    F
    Whiskey
  • Which spelling is used in British English?
    T
    Programme
    F
    Program
  • "Travelling" is spelled in:
    T
    American
    F
    British
  • "Skillful" is spelled in:
    T
    American
    F
    British
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
EYE, projekti që ndihmon në punësimin e të rinjve në Kosovë
Gjetja e një vendi të përshtatshëm pune apo edhe vetëpunësimi shpesh nuk është një proces i lehtë.  Edhe në Kosovë, përfshirja në treg të punës shoqërohet me shumë vështirësi. Duke i parë këto pengesa, projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” - (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që implementohet nga Helvetas dhe partneri lokal MDA, solli për herë të parë në Kosovë përvojat dhe idetë sesi të mbështetën të rinjtë vetëkrijues por edhe shkollat profesionale në përgatitjen e të rinjve për profesionet të cilat janë në kërkesë. Krejt kjo, për të ndikuar në identifikimin e potencialit vetëpunësues si dhe tek të rinjtë të cilët kanë aftësi në profesione të caktuara, të duhura për tregun e punës të ditëve të sotme.  Projekti EYE ka për synim të përkrahë ofruesit e trajnimeve në zhvillimin e shkathtësive të punëtorëve, ku si rrjedhojë, kjo mbështetje e fuqisë punëtore të ndikojë dukshëm në fuqizimin e sektorit privat. Pra, duke mbuluar në masë të duhur sektorin privat me fuqi punëtore të kualifikuar por edhe përmes mbështjetjes së ndërmarrjeve të reja, të cilat dukshëm ndikojnë në uljen e papunësisë në vend. Përmes aktiviteteve të projektit EYE, 4794 të rinjë kanë përfituar nga trajnimet, 1009 të rinjë kanë përfituar nga ndërmjetësimi në punësim dhe 350 vende të reja të punës janë krijuar për rininë e Kosovës. Pos kësaj, ky projekt vazhdimisht përkrahë edhe grupet e margjinalizura. Këtu vlen të theksohet se qindra persona nga këto grupe kanë marrë mbështetje nga ky projekt.    “Në dy vitet e fundit, nga grupet e margjinalizuara, 300 persona kanë përfituar nga trajnimet e përkrahura nga projekti EYE, 70 janë punësuar dhe janë realizuar 300 ndërmjetësime në punësim. Ndërkaq, po në dy vitet e fundit, projekti EYE ka ndihmuar në krijimin e  gjithsej 350 vendeve të punës për të rinjtë e Kosovës.”, shpjegoi për KosovaJob Vlora Kastrati, zyrtare për Monitorim dhe Matje të Rezultateve në EYE. Një dukuri që vazhdon të jetë prezente në Kosovë është papunësia. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 49.1 % ishin të papunë”, thuhet ndër të tjerash në raport. Sipas përfaqësuesve të projektit, disa nga faktorët që ndikojnë në papunësi janë: mungesa e informatave për vendet e lira të punës, ekonomia e paqëndrueshme, mosgatishmëria e sektorit privat për të publikuar vendet e reja të punës, etj. Ajo që iu mungon të rinjve për t’u punësuar, sipas tyre janë: mungesa e përgatitjes nga institucionet arsimore në përputhje me kërkesat e tregut, shërbimet e orientimit në karrierë dhe shkathtësitë e buta. E njëra prej arsyeve pse shfaqet ky problem konsiderohet mungesa e bashkëpunimit në mes të insitucioneve të edukimit dhe sektorit privat. Duke e parë edhe këtë problematikë, EYE vazhdimisht punon nga afër edhe me shkollat profesionale, që të rinjtë të orientohet drejt profesioneve të cilat ua mundësojnë një përfshirje më të shpejtë në treg të punës. EYE është një projekt i cili i përshtatet dinamikave që zhvillohen në treg. Ky projekt synon të krijojë një ambient të favorshëm, si për bizneset ashtu edhe për të rinjtë që jetojnë në Kosovë, dhe një treg dinamik të punës të ofrojë më shumë vende pune, duke përfshirë vetëpunësimin në mënyrë gjithpërfshirëse për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Këto të dhëna janë nxjerrë në fazën e dytë të projektit EYE, në periudhën prej 1 janar 2017 deri me 30 qershor 2019.
Lexo më shumë
Rrugëtimi i aktivistes dhe regjisores së njohur Zana Hoxha
Jeta është një rrugëtim i bukur drejt një ëndrre që synon ta kapësh. Ky rrugëtim ndonëse ka sfida që duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë, në vete ngërthen ambicie, punë dhe rezultate në fund. E lidhur ngushtë me artin dhe kulturën, e rritur në një familje ku filmi, letërsia dhe kultura në përgjithësi kanë luajtur rol në formësimin e saj intelektual, ajo është përballur edhe me sfida qysh në moshën e adoleshencës. Pikërisht atë kohë, lufta kishte pezulluar pothuajse gjithë jetën në Kosovë. Është kjo Zana Hoxha, regjisore profesionale e teatrit dhe drejtuese e OJQ-së së quajtur Artpolis, organizatë e cila promovon artin dhe diversitetin nëpërmjet dialogut shoqëror dhe ndërtimit të komunitetit. Është Zana, storja dhe suksesi i së cilës do t’ua mundësojnë ta shikoni jetën dhe punën nga kënde të ndryshme. “Qysh në klasën e 4-të ose të 5-të, e mendoja se si do të mund t’i realizoja filmat më ndryshe, më pëlqente një stil i caktuar, një film i caktuar, në përgjithësi kinematografia evropiane. Ishte vëllai im ai që më tha se unë do të bëhesha regjisore dhe qysh atëherë më pëlqeu përcaktimi që ai ma dha”, rrëfen fillimisht Zana Hoxha. Ndonëse shkollën po e përfundonte në një kohë të pakohë, gjatë luftës në Kosovë, atëherë kur bombardimet e NATOS dëgjoheshin gjithandej Kosovës, Zana ishte ende nxënësja e dalluar e shkollës. Ajo filloi të punonte me organizata ndërkombëtare qysh në moshën e adoleshencës. Duke marrë leje nga arsimtarët, asaj iu mundësua të punonte por edhe të vazhdonte vitin e fundit të shkollës së mesme. Gjatë asaj periudhe, Zana punonte si përkthyese në organizata të huaja, kryesisht me ato që merreshin me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë. Duke përkthyer historitë e të mbijetuarve, ajo qysh në moshën 17 vjeçare u njoh nga afër me mizoritë dhe format e ndryshme të dhunës që ushtrohej gjatë luftës në Kosovë. “Edhe pse isha vetëm 17 vjeç, fillova të jem shumë më e vetëdijshme rreth asaj që kishte ndodhur, isha vetë dëshmitare e ndodhive. Familja ime nuk lëvizi nga Gjakova, mirëpo puna që bëja atëherë ma impontonte të shkoja nëpër fshatra e vende të ndryshme të Kosovës dhe unë kështu u njoftova me rrëfimet e tmerrshme të dhunës në Kosovë” Ndonëse thellë brenda vetes, ëndërr kishte të bëhej regjisore dhe t’i realizonte një ditë të gjitha ato storje që kishte në kokën e saj, Zanën e shoqëruan edhe mëdyshje se cili do të ishte profesioni i duhur për të. Ajo tregon se nëna e saj ishte një shtysë e madhe në jetë dhe atëbotë edhe ajo po e këshillonte të studionte për regji, dhe se ndjeu një gëzim kur edhe vëllai i saj e kontaktoi në telefon dhe iu drejtua me fjalët “Ku je regjisorja e ardhshme e Kosovës? Aty thashë, po po i kthehem ëndrrës sime" Viti që punoi me organizata ndërkombëtare, Zanës i ndikoi po ashtu shumë pozitivisht në profesionalizmin e saj në fushën e regjisë. Gjithsesi, gjatë intervistës me AkademiPune, ajo tha se nuk e konsideron veten vetëm si artiste apo aktiviste. “Unë nuk mund të them kurrë që jam vetëm artiste ose vetëm aktiviste. Prej vitit 2000 e deri sot, unë e kam krijuar identitetin e një gruaje e cila është pikërisht një artiste që i adreson të drejtat e njeriut përmes artit, në të njejten kohë në art gjithmonë jam e vetëdijshme që të kem parasysh edhe të drejtat e artistëve, të punëtorëve, për të krijuar një ambient më të mirë dhe profesional” Përparësitë si grua në shoqëri Një dëshirë tjetër e Zana Hoxhës, gjithmonë ka qenë edhe ngritja e çështjeve që ndërlidhen me gratë. E grave në Kosovë shpeshherë iu duhet të kalojnë sfida të shumta për t’i arritur ëndrrat.  Mirëpo, për vete ajo tregon se kur nisi punën me organizatën Artpolis, si grua pati më shumë përparësi sesa vështirësi.  “Kam pasur një bashkëpunim dhe një përkrahje të madhe të Rrjetit të Grave të Kosovës, në veçanti zonjës Igballe Rugova dhe një përkrahje të aktivisteve vendore dhe të huaja, një përkrahje gjithashtu edhe prej artisteve tona, të cilat kishin nevojë për një ambient, për mundësi të krijimit të përbashkët si artiste në një hapësirë të sigurtë, ku jo domosdoshmërisht si artiste duhet të jesh objekt i seksit ose në shërbim të shfaqjeve, filmave, veprave ku burrat do të udhëheqin dhe e kanë një mënyrë se si menaxhojnë gjërat në skenë dhe në art” Themelimin e organizatës Artpolis, Zana thotë se e pa si nevojë por ishte edhe diçka që lidhej me identitetin e saj feminist. Sot, ajo thekson se është e lumtur që organizata nuk identifikohet vetëm me të, por identifikohet me punën që bëhet aty dhe me aktivizmin. “Në fillim kanë thënë: organizata e Zanës, e tash nuk thonë kështu dhe unë jam e lumtur për këtë”, thotë gjatë intervistës Zana. Sfidat gjatë rrugëtimit në karrierë Në rrugëtimin e saj nuk munguan edhe shumë sfida, e të cilat ajo thotë se ishin më shumë në rrafshin personal. Duke qenë person shumë familjar, sfidat më të mëdha për të ishin atëherë kur dikush i afërm kishte probleme shëndetësore, e që asaj i është dashur të punonte edhe kur ishte gati e pamundur. Balanca mes jetës private dhe profesionale ka qenë po ashtu një sfidë e vështirë, mirëpo Zana thotë se gjithmonë e kishte ditur se në cilat vlera bazohet kur punon dhe kurrë nuk e ka përdorur punën si justifikim për të qenë person negativ. Sfidë për të sot, është të shohesh se si dominon një sistem ku shumë njerëz shkelin vlerat e personave të tjerë për të ndërtuar karrierën e tyre. Ndonëse u bë nënë në moshë të re dhe obligimet e përgjegjësitë veç sa iu shtuan, ajo për vite me radhë kishte qenë edhe mbështetësja kryesore e familjes.   “Kur je nanë, prioriteti kryesor janë fëmijët dhe koha që e kalon me ta. Jeta që unë ua jap fëmijëve të mi nuk është vetëm në shtëpi, është e tillë që unë i marr me vete në trajnime, festivale, në shfaqje. Vajzat e mija kanë qenë vullnetare në FemArt kur skanë pasur mësim ose pasdite, pra unë jam munduar të krijoj një lloj identiteti timin si nanë, jashtë pritjeve që i ka shoqëria ose jashtë asaj se si shoqëria pret që të sillem si nanë” Kësisoj, Artpolisin tregon se e krijoi me shumë mund, duke u munduar të jetë aty edhe për familjen por edhe ta jetësojë ëndrrën e saj. “Në momentin që i kam vënë fëmijët në gjumë, kam punuar gjatë natës, që të vazhdoj ta ndjekë ëndrrën që e kam pasur për ta krijuar Artpolisin në nivelin që është tani dhe sot kemi arritur në një pikë që Artpolisin e bëjnë shumë kolege të mijat të cilat janë shumë të zonjat, shumë të përgjegjshme, i bëjnë punët me dashuri dhe pasion dhe mbi të gjitha e dinë se çka bëjnë” Sot, Zana thotë se organizata Artpolis është në një nivel shumë të mirë dhe ka kapacitete të mjaftueshme, si dhe shpreson që kur të largohet nga organizata, ta lë atë në një pozitë shumë të mirë, që personat që vijnë ta udhëheqin dhe ngrisin edhe më tej. Çka e bën Zana Hoxhën të suksesshme në punën e saj? Rezistenca, inspirimi dhe krijimi janë disa veti që Zana thotë se e kanë bërë të suksesshme ndër vite, e të cilat i ka pasur edhe si moto në jetë. Kur flet për rezistencën, ajo thotë se gjithçka që ndodhë në jetë, të mirat, të këqijat, duhet të shfrytëzohen për të na bërë njerëz më të qëndrueshëm. Duhet të shfrytëzohet gjithçka që të rritet një rezistencë brenda njeriut, që ai të jetë më i fortë për sfidat që mund të vijnë. “Edhe kur kam pasur momente të vështira, edhe kur ka qenë jo e lehtë, gjithmonë kam menduar se çkado që bëj në jetë duhet ta bëj me dinjitet dhe të mos e humbas dinjitetin, pra çfarëdo zgjedhje që më është ofruar, e kam pyetur veten çka nëse e bëj këtë zgjedhje? A e humbas dinjitetin tim? Ose a do të ndikojë kjo që unë të jem më dinjitoze ne jetë? Të gjitha këto pyetje më kanë ndihmuar të marrë vendime të mira në jetë” Një prej arsyeve pse Zana preferon të udhëtojë shumë është inspirimi. Ajo thotë se kërkon inspirim kudo, qoftë në vendet e suksesshme, qoftë në ato që kanë vuajtur shumë, tek njerëzit që nuk i ka njohur më herët por edhe tek ata që i njeh me vite të tëra. Mirëpo, edhe ajo vetë mundohet të jetë inspirim për të tjerët, me mënyrën se si jeton, se si punon, por gjithmonë duke qenë autentike. “Edhe pse mund të ketë keqkuptime, paragjykime, kjo jam unë dhe kështu kam vendosur ta jetoj jetën time, pavarësisht se si më shohin të tjerët” Si veti të fundit, ajo përmend krijimin, thotë se ka një nevojë të vazhdueshme për të krijuar diçka dhe se krijon me shumë dëshirë e pasion. “Krijimi më ka mundësuar që ta zhvilloj veten, identitetin tim dhe të ndërtoj lidhje të tilla me njerëz që vetëm proceset krijuese t’i mundësojnë, pra jo domosdoshmërisht vetëm arti, por proceset krijuese edhe të ndonjë trajnimi, punëtorie, ligjerate ku ti thjeshtë ofron hapësirë, mundësi për mendim të përbashkët, një atmosferë më të mirë, një dëshirë për ta bërë këtë vend më të mirë dhe natyrisht krejt dëshira dhe pasioni im ka qenë që të gjitha këto vlera që i përmenda t’i zbatoj këtu, jo jashtë Kosovës” Kush janë njerëzit model për Zanën? Shumë njerëz, kanë persona të tjerë të cilët u shërbejnë si udhërrëfyes të jetës, për t’i arritur caqet që i vënë vetes. Si shembull i parë në jetë për Zana Hoxhën ka qenë gjyshja e saj, një grua humaniste dhe e cila siç e përshkruan Zana ka pasur një identitet shumë të veçantë sepse në një periudhë kur jetesa është shoqëruar me shumë paragjykime, ajo ju ka dalë në ndihmë nevojtarëve e mbi të gjitha u ka dhënë zemër grave të asaj kohe. “Unë jam rritur me njëfarë iluzioni, njëfarë dëshire që të bëhem si gjyshja, e cila iu ka dalë kundër te gjithëve vetëm për t’i mbrojtur të pafuqishmit” Një model tjetër për Zanën ka qenë edhe nëna e saj, një grua ambicioze e shumë punëtore dhe e cila i ka dhënë vazhdimisht mbështetje në jetë. E në adoleshencë ajo tregon se model e ka pasur Hilary Clinton, fjalët e të cilës kanë pasur ndikimin e vet tek Zana. Ndërkaq, karrierën e saj gjithmonë ka pasur dëshirë ta ndërtojë duke ecur në hapat e aktorit të njohur Istref Begollit, “Se kush më ka inspiruar prej burrave, kanë qenë gjyshi im, babai im dhe aktori i ndjerë Istref Begolli i cili ka pasur një sharm gati të një aristokrati në art dhe kam dashur ta ndërtoj karrierën time sikur ai. Ai e ka ndërtuar karrierën në Kosovë, ka pasur një reputacion, mënyra se si i ka zgjedhur veprat, ka qenë e ndërlidhur me vlerat dhe parimet e tij” Ajo nënvizon se model ka edhe gjithçka tjetër të mirë, gjithçka që asaj i ndihmon të jetë çdo ditë një person akoma më i mirë.  Sa ka perspektivë për artistët e rinj në Kosovë? Profesioni i artistit në Kosovë, nganjëherë ndeshet edhe në paragjykime të ndryshme. Zana si profesioniste në fushën e artit, thotë se artistët nuk duhet të ndalojnë së gjeturi zërin e tyre dhe t’i kërkojnë mundësitë për të punuar me artistë nga vende të ndryshme të botës. Ajo shton se perspektiva varet se si shikohet, ndërsa në Kosovë për dallim nga disa vende të tjera të botës, nëse je artist dhe e kërkon një mundësi për ta provuar veten, shumica e njerëzve do të ta japin atë shancë. E si artist, Zana thotë se ekziston mundësia edhe për të krijuar gjëra të reja të cilat janë falas dhe për të dëshmuar se je person që të tjerët mund të besojnë edhe financiarisht tek ty. Ajo shton se përmes Artpolis, organizatës të cilën ajo drejton, kanë krijuar mundësi te shumta për artistët e rinj, në mënyrë që ata të krijojnë identitet, të mësojnë, të zhvillohen dhe të bëhen të dukshëm, e të cilët me kalimin e kohës janë bërë individë që e kanë ditur se çka duan në jete. “Jam shumë krenare që në karrierën time kam qenë pjesë e zhvillimit të potencialit të artistëve të rinj dhe krijimit të hapësirave e mundësive” Një këshillë për të rinjtë Për ta gjetur veten më së miri në karrierë, Zana thotë se njeriu duhet të kërkojë punën dhe kjo nuk do të thotë se duhet të ndodhë vetëm me dërgimin e CV-së apo materialeve të ndryshme për aplikim. Ajo ka një sugjerim më ndryshe për të rinjtë në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme të trokisni në derën e dikujt edhe t’ju tregoni se dëshironi të bëheni pjesë e stafit. Shkoni, kërkoni mundësitë, dikush mund t’ua mbyllë derën por gjithmonë do të jetë dikush tjetër që e hapë atë për ju. Bëhuni fleksibilë, punëtorë, shfrytëzoni gjitha talentët që keni për me e mbajtë punën, është shumë e rëndësishme me ra në sy të mirë, bëjëni një punë që e keni pasion ose ndjeheni mirë, një punë që përputhet me vlerat e juaja, nëse vlerat tuaja janë ndryshe nga ajo që bëni, lëjeni atë punë” Gjersa këshillon të rinjtë, ajo tregon edhe se si 70 përqind e stafit në organizatën Artpolis, janë bërë pjesë e organizatës pa ndonjë konkurs, pra kanë kërkuar të jenë vetë pjesë sepse pritshmëritë e organizatës nuk kanë qenë që të kenë staf 100 përqind të gatshëm. Ajo thotë se puna e ndërton njeriun shumë, se gjatë viteve të kaluara ka mësuar shumë në punën e saj, ka arritur t’i zhvillojë kapacitetet e brendshme të saja duke mësuar fusha të ndryshme, qoftë në shkrim, përkthim, etj. "Kam mësuar edhe në momentet kur më është dashur vetëm të ulëm në një tavolinë dhe të dëgjoj të tjerët, dhe të gjitha këto me kanë dhënë mundësinë të jem kjo që jam sot, pra karriera e ëndrrave nuk arrihet shpejt, ajo ndërtohet dhe duhet kohë që të mësosh, të zhvillohesh dhe të jesh aty ku dëshiron të jesh” Një këshillë tjetër që Zana ua jep të rinjve, është të jenë mirënjohës për të gjithë njerëzit e mirë që ua kanë dhënë mundësitë të zhvillojnë kapacitetet e tyre , si dhe të mos i abuzojnë ato mundësi. “Të rinjtë vetëm të mos heqin dorë, të kërkojnë mundësi dhe nëse dikush e lexon këtë intervistë dhe mendon që unë mund t’i ndihmoj diçka, të më shkruajë dhe unë do t’i përgjigjem”, përfundon regjisorja e njohur Zana Hoxha. Zana ka drejtuar rreth 20 performanca teatrale të cilat kanë qenë të prodhuara dhe prezentuara në teatret më të mëdha në Kosovë. /AkademiPune
Lexo më shumë
Nga ekonomia në gastronomi, rrugëtimi i sipërmarrëses Rudina Qosja
Rudina Qosja, punën e saj në gastronomi e nisi fillimisht në restaurantin e bashkëshortit të saj, ku për shumë vite me radhë u mor me përgatitjen e ëmbëlsirave. Duke e parë suksesin në restaurant, ajo vendosi të themelonte mikrobiznesin e saj. Sot, Rudi’s Cake Factory njihet për një koncept shumë të veçantë të ëmbëltorës në Kosovë. “Unë, nga studente e fakultetit ekonomik kalova në gastronomi, në krejt tjetër lëmi. Mirëpo, kjo ka qenë një punë të cilën e kam dashur shumë sepse gjithmonë e kam pasur pasion kuzhinën. Së pari, e fillova në Morena Bar, aty e kam menaxhuar restaurantin, i cili ka qenë i bashkëshortit. Kur e pashë se ëmbëlsirat po pëlqeheshin shumë dhe njerëzit filluan me porosi individuale aty në lokal, atëherë vendosa të investoj, t’i kryej fillimisht disa trajnime jashtë shtetit dhe pastaj mora forcën e guximin ta hapë biznesin tim”, rrëfen Rudina. Këtë biznes, ajo fillimisht e hapi vetëm si punëtori, kjo zgjati rreth tre - katër muaj dhe duke i parë kapacitet  e objektit, vendosen ta shfrytëzojnë edhe si restaurant, që njerëzit të ndalen për një kafe dhe të provojnë copën e ëmbëlsirës. Kësisoj,  Rudi’s Cake Factory, siç quhet biznesi që udhëheq Rudina, u vendos të hapej edhe si pikë e shitjes. Në një intervistë për AkademiPune, Rudina thotë se puna në fushën e gastronomisë, i jep shumë kënaqësi ngase është vazhdimisht në kontakt me njerëz të ndryshëm dhe mundohet që gjithmonë bashkë me stafin e saj t’ua plotësojnë kërkesat e tyre. “Unë veç kënaqësi ndjej me këtë punë”, thotë Rudina. Pjesa më e mirë e ditës për të është përgatitja e recetave të reja. Vanesa është ëmbëlsira më e kërkuar në dyqanin e saj, pëmban çokollatën me mjedër dhe është zbulim i vet Rudinës. Ajo thekson se qëllimi i hapjes së Rudi’s Cake Factory, ka qenë pikërisht prurja e një shije të re në Kosovë, që njerëzit të provojnë gjithmonë diçka më ndryshe. “Pjesa më e mirë e ditës për mua është përgatitja e recetave të reja.  Zakonisht, në fillim i përgatis unë dhe pastaj i realizojmë bashkë me vajzat e tjera që punojnë me mua, kështu vazhdojmë gjithnjë me të njejtat procedura. Dëshira ime është që gjithmonë të sjellim diçka të re, të provojmë diçka të re, shije të ndryshme, kjo pjesë më jep shumë kënaqësi në punën time. Ndërkaq, punën edhe më të mire e bën kolektivi -  ne jemi një staf i harsheshëm, diskutojmë bashkë, qeshim, kënaqemi në përgjithësi. Kjo është një punë me përgjegjësi por shumë frytdhënëse kur bëhet me qejf dhe pasion”, Shumë prej grave në Kosovë sot, kanë arritur ta zbehin fjalën sfidë. Edhe Rudina Qosja, si grua në biznes, thotë se nuk i ka lënë sfidat ta ndalin në rrugëtimin e saj. Ajo thekson se të gjithë biznesin e ka themeluar me ndihmën e kredive dhe përkrahjes së familjes. “Si grua në biznes nuk kam pasur vështirësi. E kam pasur përkrahjen e familjes gjithmonë, as nuk kam marrë grante, gjithçka e kam realizuar me kredi. Vetëm EBRD me ka ndihmuar në brendimin e firmës dhe më ka ndihmuar edhe financiarisht, një pjesë e kam pasuru në, një pjesë ata. Pastaj kam vazhduar me kredi, kredi pas kredie që të jem këtu ku jam sot. Vështirë nuk është, duhet me e dashtë punën, me pasë vullnet dhe patjetër me punu gati 24 orë” Në dyqan, Rudina thotë se ka më shumë punë në mesditë, ndërkaq në mëngjes furnizojnë lokalet. Kur flet për punën që e bën çdo ditë, Rudina flet më shumë pasion dhe për të pengesat duken të jenë gjithmonë të vogla dhe lehtë të tejkalueshme.  “Ka edhe pengesa, janë nganjëherë disa vogëlsira që neve na duken që zgjidhen lehtë mirëpo aty mbesim pastaj dhe shohim se janë pikërisht ato që duan më shumë vëmendje. Në punë psh, kemi pasur edhe raste kur nuk i kemi tejkaluar mirëpo parimi jonë është që  të gjejmë një zgjidhje dhe të dalim sa më mirë. Po e ndaj me ju një rast, psh e kemi përgatitur tortën në mënyrën më të mirë dhe në një moment të caktuar ajo veç ka rënë, pastaj kur e kemi analizuar kemi parë që problemet i kemi pasur tek temperatura, zhelatina nuk është përzier mirë etj, pra gjithmonë e gjejmë shkaktarin e problemit në mënyrë që të mos përsëritet e njejta gjë. Mirëpo, kryesisht janë vështirësi që tejkalohen”, Si sipërmarrëse e suksesshme, Rudina ndjehet krenare që ka arritur të punësojë edhe njerëz të tjerë në biznesin e saj. Krenaria i shtohet akoma më shumë kur e kujton se e ka nisur vetëm me një kolege, ndërkaq sot janë gjithsej shtatë punëtorë. “Për momentin jemi shtatë punëtorë. E nisëm si punëtori, punoja vetëm me një kolege, pastaj u bëmë tre, katër, e sot jemi shtatë dhe jam shumë e lumtur për këtë. Në të ardhmen, patjetër që do të rritemi edhe më shumë. Ne kemi shumë pika të shitjes të cilat i furnizojmë, kemi shumë restaurante, kemi porosi individuale, etj. Në Prishtinë, mendojmë ta hapim edhe një pikë tjetër, mirëpo gjithmonë duke pasur prioritet cilësinë e produkteve tona” Rudina Qosja, ka përfunduar disa trajnime në gastronomi, trajnime me pastiçerë francez në Greqi , dhe së fundmi në New York, trajnime me italianin e njohur Gianluca Fusto. Një karrierë është e suksesshme atëherë kur puna bëhet me shumë qejf sepse vetëm atëherë jemi vetvetja. Edhe sipas Rudinës, suksesi në karrierë arrihet edhe nëse kemi veti të mira si njerëz por edhe nëse investojmë në punën që duam. Ajo thotë se personalisht ka qenë gjithmonë optimiste, e zellshme dhe këtë punë e ka bërë gjithnjë më shumë pasion. Të rinjtë që presin të kyçen në tregun e punës sot, ajo i këshillon të punojnë shumë, të mos ndalen dhe të investojnë në punën që duan sepse nëse nuk e duan një punë nuk do të arrijnë sukses. “Punoni dhe mos u ndalni, investoni në punën që e doni sepse po nuk e deshet punën, pas 1 ose 2 vjetesh, do të lodheni sepse nuk ju jep kurrefarë kënaqësie një punë e tillë. Prandaj, gjeni punën të cilën e doni dhe kur e doni një punë, suksesi nuk mungon, tjerat vijnë pastaj. Veç me e dashtë punën, gjithçka tjetër bëhet”, përfundoi Rudina.
Lexo më shumë
Rashica, trajneri i ri më i suksesshëm në basketbollin kosovar
"Shumë tituj, shumë suksese, respekt nga njerëzit e mirë, përulje nga disa të tjerë. Përulja rriti inatin, respekti shtoi motivin" - Andin Rashica  NJihet si njëri ndër trajnerët më të talentuar, njëherish edhe si njëri prej trajnerëve i cili shumë i ri në moshë karrierën e tij në basketbollin në Kosovë po arrinë ta mbushë përplot me suksese. Që nga mosha 12 vjeçare u mor vazhdimisht me sport, e në moshën 16 vjeçare u angazhua edhe si trajner. Ndonëse i ri në moshë, lidhja e tij me basketbollin ka bërë që Andin Rashica të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetë. Ky hap, për Andinin ishte një ëndërr të cilën ai tashmë e ka realizuar. Me rrugëtimin e tij po arrinë të lë gjurmë të mëdha në basketbollin kosovar. Pos kësaj, ai po arrin të inkuadrojë dhe trajnojë plot të rinjë që të jenë pjesë e këtij sporti. Andin Rashica, nëpërmjet një interviste me AkademiPune, ndan me lexuesit rrëfimin e tij, me shpresën që t’i frymëzojë të rinjtë e tjerë në rrugëtimin e tyre.   “Ishte periudha e luftës në Kosovë kur fillova të merrem me sport, isha në Prishtinë dhe luaja vazhdimisht me fëmijët e lagjës. Pas luftës në Kosovë, e vazhdova përsëri rrugëtimin tim në sport, një kohë ika jashtë Kosovës por gjithmonë me dëshirën dhe vullnetin për një karrierë të suksesshme në basketboll”, rrëfen fillimisht Rashica. Të gjithë rrugëtimin e tij në basketboll e nisi në moshë të hershme, njëherë si lojtar, por gjithnjë duke u fokusuar në realizimin e ëndrrës së tij për t’u bërë trajner. Ndonëse edhe më herët kishte qenë pjesë e ekipit të Prishtinës, në vitin 2004 u regjistrua përsëri në Prishtinë - aty ku dikur ishte lojtar, filloi karrierën e tij si trajner i të rinjve. Në ndërkohë, Andin Rashica punoi edhe me ekipin e seniorëve si ndihmës trajner i dytë. Si lojtar basketbolli por edhe si trajner, sfidat qenë të pashmangshme. Ai shton se ekipet e basketbollit akoma po përballen me të njëjtat sfida qysh prej kohës kur ai u përfshi në basketboll. Mirëpo, mirëkuptimi për njëri-tjetrin, puna ekipore, pa u përqëndruar vetëm tek vetja, e kanë ndihmuar atë në tejkalimin e sfidave dhe arritjen më të shpejtë të suksesit. “Sfida kemi pasur plot. Si sfidë kryesore kanë qenë terminet, problem ky i cili ekziston edhe sot. Na është dashur të zgjohemi në ora 5 të mëngjesit për të mbajtur stërvitjen në ora 6, e pastaj është dashur të shkojmë drejt e në shkollë. Akoma janë të njëjtat probleme por duhet sakrifikuar për t'i arritur qëllimet" Një tjetër sfidë që Andini përmendi gjatë intervistës është edhe kalimi nga ekipi i seniorëve në ekipet e me të mëdhenjve, kjo për arsye se ekipet zakonisht kërkonin dhe merrnin lojëtarë të huaj. Ndërkaq, si trajner më i ri në moshë, për të ka qenë pak më i vështirë procesi deri tek përshtatja e plotë me të tjerët si dhe menaxhimin i diferencës në moshë me lojtarët e tjerë. “Si trajner i ri, kam hasur pak vështirësi në përshtatjen me të tjerët, puna e diferencës në moshë me lojtarë. Shumica prej tyre kanë qenë më të vjetër se unë dhe në fillim ka qenë pak më e vështirë për ta menaxhuar. Ndonjëherë ndoshta edhe kam bërë edhe diçka që s’ka qenë pjesë e karakterit tim sepse ata lojtarë, trajner i të cilëve kam qenë unë, kanë qenë edhe shokët e mi. Mirëpo në fund të ditës, të gjithë më kanë kuptuar dhe e kemi menaxhuar mirë bashkarisht. Me përkushtimin, ambiciet e vullnetin, e kam kaluar çdo sfidë” Kush janë njerëzit model për Andinin? Ndër njerëzit e parë si shembull në karrierë që Andin Rashica përmend është Brad Greenberg, asistent i të këtij të fundit ishte në Përfaqësuese të Kosovës. Gjatë kohës sa ishte asistent i tij, Rashica thekson se gjeti një person që i shërbeu si udhërrëfyes për arritjen sukseseve në karrierën e tij si trajner basketbolli. Gregg Popovich, Phil Jackson, Igor Kokoskov dhe Zeljko Obradovic, janë disa trajnerë ndërkombëtarë, puna e të cilëve është po ashtu një inspirim Rashicën. E sa i përket qëllimeve  të tij, ndër kryesoret tash është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve apo edhe të bëhët pjesë e ndonjë ekipi jashtë Kosovës në mënyrë që përvojen nga jashtë ta sjellë në vendlindjen e tij. Perspektiva për sportistët e rinj në Kosovë Se sa ka interesim nga sportistët e rinj në Kosovë, Rashica nënvizoi se ka shumë dhe jo më pak ka edhe perspektivë, ndonëse do të dëshironte që në Kosovë të ofroheshin më shumë kushte për basketbollistët e rinj. Krejt në fund, ai dha një këshillë për të rinjtë, ëndrra e të cilëve është një karrierë në sport, e veçanërisht për ata që synim e kanë basketbollin. “Shfrytëzoni talentin tuaj, merruni sa më shumë me sport, me basketboll. Mos harroni se mundësia e vetme për të arritur sukses në sport është të ushtroni sa më shumë, të kujdeseni për veten dhe të jeni gati për të sakrifikuar për atë që dëshironi të arrini” , përfundoi Andin Rashica. Andin Rashica është ndër trajnerët më të ri në moshë në Kosovë që ka udhëhequr një klub profesionist. Më parë ka punuar edhe si analist i sportit si dhe gazetar sporti në RTV 21. Në vitin 2018, ai u emërua si kryetrajner i klubit të basketbollit Sigal Prishtina. Rrugëtimin e tij në basketboll e pasuroi edhe më shumë duke fituar Kupën e Kosovës në moshën 27 vjeçare.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.