Si të përgjigjeni në intervistat e punës se cili është menaxheri ideal?

18 Shkurt '21

Si të përgjigjeni në intervistat e punës se cili është menaxheri ideal?
	 	 

Gjatë procesit të intervistimit, përveç të tjerash punëdhënësit duan të dinë se çfarë marrëdhëniesh keni me mbikqyrjen. Ata do të përpiqen t’ju bëjnë pyetje në mënyrë që ta kuptojnë se si e shihni shefin ideal dhe sa do të mund të funksiononi brenda kornizave të menaxhimit. Gjersa përgjigjeni, si përmendja e përvojave të shkëlqyera me menaxherët e kaluar, ashtu edhe me ata që ishin një makth i vërtetë, mund të jetë  një përgjigje do t’ju kushtojë shumë. Prandaj, një përgatitje për këtë pyetje do të ishte diçka me mend.

Si të përgjigjeni rreth shefit ideal?

Se në çfarë mënyrë duhet të përgjigjeni, varet nga pozita në të cilën këni aplikuar. Nëse do të bëni ndonjë punë, që ju lejon të punoni vetëm, atëherë shefi ndoshta nuk do të jetë dikush që do të përpiqet që t’ju menxhojë edhe në imtësira.

E në anën tjetër, nëse keni aplikuar për një pozitë që kërkon që të jeni pjesë e një skuadre, do t’ju duhet të keni më shumë aftësi organizative dhe komunikim të pastër.

Këshillë: Hulumtoni për organizimin e kompanisë, përpara se të shkoni në intervistë, kështu që do ta keni një ide të qartë në lidhje me mënyrën e menaxhimit të saj!

Përpiquni të krijoni një ekuilibër: Duhet të theksoni mundësinë për të punuar si të pavarur, për sa kohë që jeni rehat me udhëheqjen e shefit. Është mirë ta gjeni një mes, as të tregoni që keni shumë nevojë për mbikqyrje, por as shumë pak. Mendoni rreth punës për të cilën po intervistoheni dhe provoni të vlerësoni sa shumë kërkohet mbikqyrje për të!

Theksoni mundësinë e adaptimit: Tregoni se jeni përballur me shumë lloje të udhëheqjes në të kaluarën! Jepni gjithashtu shembujt se si i keni përballur duke qenë produktivë në të gjitha llojet e qeverisjes, por mos jepni shumë shembuj! Nëse jepni shumë të tillë, do të dukeni sikur keni qenë një punonjës që ka kaluar nga një punë te tjetra dhe tashmë e ka mendjen e ngatërruar.

Mos ja teproni: Kur flisni më shumë, mund të bëni gabime ta pamenduara. Mbajeni përgjigjen të shkurtër dhe të ëmbël! Mos jepni përshtypjen sikur keni pritshmëri pothuajse jo reale nga një menaxher! Sa më shkurtë dhe qartë të flisni gjasat që të gaboni janë të vogla.

Si të mos përgjigjeni?

Asnjëherë mos e kritikoni mbikqyrësin e kaluar: Punëdhënësi potencial mund të mendojë që jeni punonjës i vështirë, nëse i rënditni një listë të gjatë me pakënaqësi për menaxherin e kaluar.

Mos elaboroni: Fokusohuni vetëm në një apo dy shefa të së kaluarës!

Shembuj të pyetjeve dhe përgjigjeve

Pyetja: Përshkruani shefin ideal!

Përgjigja: Shefi im ideal do të inkurajonte komunikim të qartë në mes të tij/saj dhe punonjësve. Unë besoj se komunikimi, qoftë personalisht, përmes telefonit, apo postës elektronike, është thelbësore për një marrëdhënie të suksesshme midis një punëdhënësi dhe punonjësit.

Është përgjigje e mirë sepse: Ky është një shembull i mirë se si të mbahet e thjeshtë një përgjigje. Është po ashtu një përgjgije shumë “e sigurtë”, për shkak se përqëndrohet në gjëra të zakonshme: komunikimi produktiv është diçka me rëndësi në secilën industri.

Pyetja: Më çfarë lloj menaxherësh keni punuar dhe për cilin prej tyre keni pasur më shumë simpati?

Përgjigja: Kam punuar nën punonjës që kanë pasur stile të ndryshme të udhëheqjes. Kam pasur punëdhënës që i kanë nxitur shumë punë të pavarura dhe të tjerë që kanë preferuar të japin mësime të qarta. Kam qenë i përgatitur për të dy llojet e stileve. Punoj shumë mirë edhe në mënyrë të pavarur, por gjithashtu di edhe ku të bëj pyetje.

Përgjigje e mirë sepse: Ky kandidat demonstron shumë mirë, se si mund t’ia dalë në të gjitha llojët e menaxhimeve. Kësisoj ai/ajo tregon se është i hapur për mbikqyrje, por nuk ka shumë kërkesë të tillë e as shumë nevojë.

Pyetja: Përshkruni shefin më të keq!

Përgjigja: I vlerësoj shumë ata punonjës që komunikojnë lirshëm dhe qartë me punonjësit. Jam një shkrues i mirë dhe komunikues i mirë, prandaj i vlerësoj punëdhënësit të cilët i vlerësojnë këto aftësi. Në të kaluarën kam pasur punëdhës, të cilët nuk kanë qenë shumë të qartë në “urdhërat” dhe idetë e tyre.

Funksionon sepse: Këtu intervistuesi ka zgjedhur një mnëyrë të duhur për t’u përgjigjur, duke shmangur kritikat ndaj punëdhënsit të kaluar.

/Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC