6 punë për personat që e dashurojnë modën

16 Shkurt '21

6 punë për personat që e dashurojnë modën
	 	 

Për disa persona veshja është më shprehëse se sa vetë gjuha. Paraqitja pozitive e tyre ndodhë vetëm atëherë kur ndihen rehat me veshjen që i bën të ndihen të tillë. Të duken bukur dhe ndryshe është ajo çfarë ata i karakterizon. Të shumtë janë ata që e duan modën, por pak prej tyre e kthejnë pasionin e tyre në biznes, apo karrierë, në mënyrë që të përfitojnë nga kjo. Akademi Pune, ju sjellë disa punë në të cilat mund të merreni me modën.

Dizajner

Dizajnerët e modës janë ata që e kanë bërë industrinë e modës. Ju duhet shumë talent, njohuri në këtë industri dhe shumë kohë për t’i kushtuar. Përveç kësaj, ju duhet kreativitet dhe shumë mënyra për të filluar një punë të tillë, që nga person i pavarur e deri në punën në dyqane të vogla për të filluar një linjë personale. Por, kujdesuni që të jeni të jeni i veçantë në atë që paraqiteni!

Blerës me pakicë

Disa persona e duan modën por, nuk e kanë aftësinë që t’i bashkojnë vetë rrobat. Të bëhesh blerës me pakicë do të thotë që ta kenë këtë aftësi. Ata e dinë se e cilat produkte dhe veshje duhet të pajisen, si dhe të parashikojnë trendet e fundit. Tashmë është bërë më e lehtë për persona të tilë sepse gjatë viteve të shkollës u ofrohen edhe mësime dhe gradë për modën.

Stilistë personal

A e keni shikuar ndonjëherë dikë në rrugë dhe keni menduar se si do ta kishit bërë të duket? Stilistët e modës jetojnë për këtë. Ata duhet të kenë njohuri dhe pasion në nivel të lartë, po aq sa edhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit. E përveç kësaj edhe të jenë të gatshëm që t’i marrin parasysh nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe t’i bëjnë ata jo vetëm të ndihen bukur, por edhe rehatshëm.

Dizajnerë grafik

Nëse jeni përgatitur të komunikoni përmes grafiteve, industria e modës ka shumë çfarë ju ofron. Shumica e punës është dy dimensionale dhe në qendër ka përdorimin e vizuales për të përquar mesazhin tek klientët. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme, për të tillë perosna që përveç dizajnit grafik e pëlqen edhe modën.

Model/e

Mund të mos ju ketë shkuar në mendje që për ta bërë modën pjesë të jetës e në të njëjtën kohë të fitoni, është edhe modelizmin. Ka mënyra të ndryshme se si një model/e mund të fillojë në këtë fushë. Edhe nëse nuk dukeni në formën tradicionale të figurës së modeles apo modelit, mos harroni se në kohën e rrjeteve sociale ky steriotip është duke u thyer. Brendet e ndryshme mund t’ju bëjnë fëtyrë të tyre, për sa kohë dini të visheni dhe keni stil.

Shkrimtarë të modës

Ka shumë gjëra që mund të shkruani kur jeni shkrues mode. Këta shkruajnë për Marrëdhëniet me Publikun të një kompanie të modes si dhe shkruajnë artikuj për industrinë e mediave për modën. Mund të punoni si bloger, gazetar të revistave dhe gazetave dhe shumë mundësi të tjera. /Akademi Pune

 

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC