SI TA SHKRUAJMË NJË CV PROFESIONALE?

20 Sep, 2019

SI TA SHKRUAJMË NJË CV PROFESIONALE?
	 	 

CV është term latin - curriculum vitae, që në shqip do të thotë shtegu i jetës sime apo rrjedha e jetës sime. Ky term përdoret për dokumentin ku shkruhen të dhënat personale dhe profesionale të një individi.

CV-ja është dokument shumë i rëndësishëm që përdoret kur duam të aplikojmë për ndonjë vend pune. Si i tillë, duhet të shkruhet në mënyrë sa më profesionale.

Para se të shkruhet një CV, është mirë që të hulumtohet se çka po kërkon kompania ku ju dëshironi të aplikoni për punë. Pastaj ju mund ta dini saktë se cilat kualifikime apo aftësi që ju i posedoni, i përshtaten edhe kompanisë.

Çka duhet të ketë një CV e mirë?

Cilësia e CV-së varet nga përmbajtja, drejtshkrimi, estetika dhe kronologjia. E një CV cilësore rritë shancat për punësim

Një CV e mirë duhet të përmbajë:

  • Të dhënat personale. Këtu hyjnë emri dhe mbiemri,  data e lindjes, numri i telefonit, e-maili dhe adresa e vendbanimit.
  • Të dhënat profesionale. Këtu hyjnë përvoja e punës, edukimi, kualifikimet si dhe çdo lloj reference të cilën ju e posedoni.

CV krijues

  1. Shkruani të gjitha punët që keni pasur. Tek pjesa e të dhënave profesionale duhet të shënohen saktësisht të gjitha punët të cilat ju i keni bërë që nga fillimi i karrierës suaj deri në momentin kur aplikoni për një punë tjetër. Punët të cilat i përshtatën fushës në të cilën po aplikoni duhet t’i vendosni sa më lartë në CV. Ato që nuk lidhen me fushën apo pozitën e punës në të cilën aplikoni, nuk është se iu interesojnë shumë punëdhënësve tuaj potencialë.
  2. Shkruani edukimin tuaj. Edukimi luan një rol kyç kur shqyrtohet një CV. Në fillim, shkruani nivelin e shkollimit që keni kryer si: shkolla fillore, e mesme apo universiteti. Të gjitha nivelet duhet të shkruhen në mënyrë kronologjike. Pas shkollimit, cekni kurset apo trajnimet që keni kryer, gjithmonë duke i shoqëruar edhe me të dhëna tjera si emrin e kursit apo trajnimit, kohën kur e keni mbajtur trajnimin si dhe emrin e institucionit që e ka organizuar atë.
  3. Nënvizoni aftësitë apo shkathtësitë tuaja. Aftësitë është e preferueshme t'i përshtaten pozitës për të cilën po aplikoni. Varësisht nga formati i CV-së, tek aftësitë mund të cekni edhe gjuhët e huaja të cilat i flisni ani pse gjuhët mund të jenë edhe si rubrikë e veçantë.
  4. Përmendni çertifikatat që keni pranuar gjatë karrierës suaj. Cekni se çfarë lloj çertifikate keni marrë, emrin e institucionit nga i cili e keni marrë atë çertifikatë si edhe kohën kur e keni pranuar atë. Interesimet apo hobitë tuaj poashtu mund të kenë rëndësi për një kompani. Kësisoj, varësisht nga kërkesat e kompanisë, ju mund t'i shënoni interesimet apo edhe anët tuaja të forta - gjë që mund të ndikojë për mirë në punësimin tuaj.

krijo CV

Edhe kandidatët më të mirë mund të diskualifikohen nëse aplikojnë për një vend pune me një CV të shkruar me gabime. Prandaj, kur shkruhet një CV duhet të analizohet me detaje. KosovaJob ju sjell disa sygjerime, të cilave nëse u përmbaheni mund të shmangni diskualifikimin tuaj.

  • Mos e përdorni të njejtën CV për secilën pozitë që aplikoni.
  • Mos e shkruani CV-në duke përdorur një gjuhë jo të duhur.
  • Kushtoni rëndësi email-it personal nëpërmjet të cilit ju e kryeni aplikimin - mos e dërgoni CV-në tek punëdhënësi nga ndonjë email që mund të jetë i papërshtatshëm.
  • CV-ja mos të jetë e gjatë më shumë se dy faqe.

Në një CV mos përfshini:

  • Përvojat e punës të cilat janë të parëndësishme.
  • Arritjet të cilat mund të mos konsiderohen saktësisht arritje
  • Informacione shumë private (orientimin seksual apo bindjet fetare).

Për të krijuar një CV profesionale, klikohttps://kosovajob.com/krijo-cv

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Kryeqyteti i cilit shtet është Canberra?
    A
    Kanadasë
    B
    Irlandës
    C
    Zelandës së Re
    D
    Australisë
  • Talini, dikur u drejtua nga suedezët, danezët dhe rusët. Kryeqyteti i cili shtet është Talini sot?
    A
    Estonisë
    B
    Holandës
    C
    Ukrainës
    D
    Belgjikës
  • Bangkok është kryeqyteti i:
    A
    Nigerisë
    B
    Irlandës
    C
    Australisë
    D
    Tajlandës
  • Kryeqyteti i cili shtet është Zagrebi?
    A
    Malit të Zi
    B
    Maqedonisë
    C
    Hungarisë
    D
    Kroacisë
  • Bogota ndodhet në malet e këtij vendi:
    A
    Brazil
    B
    Portugali
    C
    Kolumbi
    D
    Spanjë
  • Kryeqyteti i cilit shtet është Kopenhaga?
    A
    Suedisë
    B
    Danimarkës
    C
    Finlandës
    D
    Holandës
  • Abu Dhabi është kryeqyteti i këtij vendi të pasur me naftë:
    A
    Indisë
    B
    Libisë
    C
    Armenisë
    D
    Emirateve të Bashkuara Arabe
  • Cili është kryqyteti i Argjentinës?
    A
    Buenos Aires
    B
    Salta
    C
    Mendoza
    D
    San Luis
  • Kryeqyteti i cili shtet është Wellington?
    A
    Liberisë
    B
    Zelandës së Re
    C
    Britanisë së Madhe
    D
    Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Kryeqyteti i cilit shtet është Pyongyang?
    A
    Japonisë
    B
    Nigerisë
    C
    Koresë se Veriut
    D
    Kinës
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
5 gjëra që nuk duhet t’i bëni kur filloni punën e re
Nëse jeni punësuar në punën që dëshironit do të thotë se jeni në rrugën e duhur të karrierës suaj dhe të gatshëm për rrugëtimin tuaj të ri dhe sfidat në vijim. Fillimi i një pune të re mund të jetë një kohë e vështirë, por edhe emocionuese në të njëjtën kohë. Pavarësisht nëse kjo është "puna juaj e parë në zyrë" ose puna juaj e pestë, java e parë shihet si më e vështira pasi që ende nuk jeni përshtatur me ambientin e punës, si dhe nuk jeni njoftuar me të gjithë stafin që do të bashkëpunoni. Kur filloni një punë duhet t'i kushtoni rëndësi sjelljeve dhe gjithmonë përpiquni të lini përshtypje sa më të mirë. Kjo do t'ju ndihmojë të fitoni besimin e bashkëpunëtorëve dhe mbikëqyrësve tuaj. Këtu janë pesë gjëra që nuk duhet të bëni kur filloni punën tuaj të re, jo vetëm në javën e parë, por edhe në muajt në vijim. 1.Mos u vononi Siç e dimë ky është një fakt i njohur që duhet të arrijmë gjithmonë në kohë në punë, por kjo vjen më shumë në fuqi kur ju jeni personi i ri në punë. Javët e para, madje edhe muajt janë ende "prova" dhe gjithçka që bëni vlerësohet. Mësoni se në cilin orar do të mund ta shmangni trafikun më të madh dhe cila kohë do t'ju mundësoj të shkoni në zyrë pikërisht në orarin e duhur. Menaxhimi i duhur i kohës ju mundëson të mos jeni vonë për punë si dhe t’i përfundoni me sukses aktivitetet tjera ditore. 2. Mos mungoni pa njoftuar mbikëqyrësin tuaj Nëse një ditë më parë e dini që nuk do të jeni në gjendje të shkoni në punë, është mirë ta thërrisni në telefon mbikëqyrësin tuaj dhe ta njoftoni. Gjëja e fundit që duhet ta bëni është të telefononi ose t'i shkruani mbikëqyrësit tuaj 5 minuta para fillimit të orarit të punës për ta njoftuar që nuk jeni në gjendje të shkoni atë ditë në punë. Kjo vetëm ju bën të dukeni joprofesionist dhe aspak serioz. Nëse nuk keni numrin e drejtpërdrejtë të menaxherit ose të mbikëqyrësit tuaj, mund ta dërgoni një email, apo t'i  shkruani mesazh një kolegu për t'i njoftuar të tjerët. 3. Mos i injoroni udhëzimet Në një vend pune nuk duhet të mos mungoj bashkëpunimi dhe ju t'i ndjekni udhëzimet që ju jepen. Problemi qëndron se, ju si një  punonjës i ri ende jeni në adaptim të praktikave të punës së re, dhe nëse harroni të ndiqni udhëzimet mund të mos jeni në gjendje ta kryeni si duhet punën që u kërkua nga ju. Nëse nuk jeni të sigurt për atë që duhet të bëni ose keni nevojë për udhëzime shtesë, gjithmonë sigurohuni që të bëni pyetje dhe të merrni shënime në mënyrë që t'i keni të qarta detyrat që ju caktohen. 4. Shmangni përdorimin e telefonit Një nga gjërat e para që bëjm në mëngjes është kontrollimi i telefonit. Rrjetet sociale kanë  ndikuar që të krijojmë shprehi ta hapim telefonin kohë pas kohe edhe nëse nuk kemi pranuar ndonjë mesazh nga dikush tjetër. Përdorni sa më pak telefonin gjatë orarit të punës pasi që ndikon negativisht në përqendrimin dhe produktivitetin tuaj. 5. Mos u stresoni Pavarësisht nëse kjo është puna juaj e parë apo jo, mbani gjithmonë mend se kur filloni një punë të re jeni në fazën fillestare. Ju ndoshta mund të keni përvojë paraprake, si dhe t'i përshtateni punës suaj të re ashtu siç planifikonit, mirëpo do të ketë raste edhe kur mund të bëni gabime. Prandaj, mos stresoni kur gjërat nuk dalin perfekte që në provën e parë, ose kur keni vështirësi të kuptoni një trajnim, sistem ose një detyrë./AkademiPune
Lexo më shumë
Pse mund të zhgënjeheni nëse largoheni nga Kosova për të punuar në shtete të huaja?
Emigrimi mund të cilësohet si një lidhje dhe përshtatje me nevojat e tregut dhe zhvillimet e tjera ku shtetet e fuqishme kërkojnë të absorbojnë potencialin njerëzor të punës nga vendet ku ata nuk arrijnë të sigurojnë punë dhe kushte të favorshme të jetës. Pra konsiderohet si dukuri e cila kërcënon shtetet e dobëta ekonomikisht dhe ato në tranzicion apo në fazën e ndryshimeve të tjera të natyrës politike. Emigrimi në shekullin XXI është një ndër fenomenet më të përhapura, e i cili sigurisht që ndërlidhet ngushtë me perspektivën e njerëzve për një punë dhe jetë më të mirë, prandaj mund të themi se emigrimi paraqitet si një dukuri mjaft e përhapur edhe tek qytetarët e Kosovës. Emigrimi tek qytetarët e Kosovës, vazhdon të jetë prezent në një shkallë të lartë, qoftë në mënyrë të rregullt, qoftë ilegale.  Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 ka qenë gjithsej 28,164 banorë, duke përfshirë këtu emigrantët legalë dhe ata ilegalë. “Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2018, ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2018 një numër emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Kanada, Turqi dhe vende tjera”, thuhet në raport. Çka e bën akoma më shqetësuese këtë dukuri është e ashtuquajtura “ikja e trurit”. Shumë të rinjë vazhdojnë edhe sot të largohen nga Kosova ndonëse janë edhe të arsimuar mirë. Ata pranojnë të kryejnë edhe punë për të cilat janë të mbikualifikuar vetëm për të mos qëndruar në Kosovë. Mirëpo, ka edhe prej atyre të cilët janë zhgënyer dhe kanë vendosur të kthehen përsëri në Kosovë. E.L, 25 vjeçar u shpërngul nga Kosova për të nisur shkollimin e tij në një universitet në shtetin e Gjermanisë. Qëndrimi i tij në Gjermani nuk zgjati shumë. Ai rrëfen për KosovaJob se vendosi të kthehej në Kosovë për shkak se e kishte shumë të vështirë t’i mbulonte shpenzimet jetësore me të ardhurat që i ofroheshin një studenti atje. “Në janar aplikova për shkollim në degën e infermierisë në Gjermani. Kërkesa e tyre e vetme ishte njohja e gjuhës gjermane. Me datën 1 prill fillova shkollën atje. Paga mujore për një nxënës praktikant ishte rreth 900 euro neto por me ato të ardhura mujore më duhej ta paguaja qeranë, që ishte rreth 240 euro dhe bileten mujore për transport që ishte 110 euro, e po ashtu edhe shpenzimet e tjera. Pas disa muajve nuk isha i kënaqur me kushtet dhe vendimin për të studiuar infermierinë, kështu që vendosa të kthehem përsëri në Kosovë”, tha E.L. Pse të qëndroni në Kosovë? Valon Asani, ani pse i lindur dhe i rritur në shtetin e Zvicrës, vendosi të ndiqte një karrierë në Kosovë. Gjatë studimeve, ai krijoi webfaqe të ndryshme dhe kësisoj interesimi i tij vazhdoi të ishte zhvillimi i webfaqeve. Në vitin 2011, ai u vendos në Kosovë dhe nëpërmjet agjencisë së tij për zhvillimin e websiteve filloi promovimin e Kosovës në Zvicër. Ai punësoi njerëz nga Prishtina për të kryer shërbime për kompani zvicerane. Investimi në Kosovë, për të nënkupton më shumë sesa thjesht një vendim të mirë. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me taksat e ulëta, resurset e pasura, rininë e Kosovës apo një mjedis ku mbështeten bizneset. “Për mua personalisht ka arsye të tjera të cilat më vijnë në mendje kur flas me investitorët e mundshëm. Ka mundësi të pafundme, organizata të ndryshme, të tilla si ICK që mbështesin bizneset e reja me hapësira për zyre, konsulencë dhe para. Ekziston një komunitet i madh gjermanofolës që ka tashmë një dekadë përvojë kur bëhet fjalë për punën me rajonin DACH (vendet si Austria, Zvicra dhe Gjermania). Ne gjithashtu kemi një komunitet shumë të talentuar të teknologjisë që po rritet gjithnjë e më shumë dhe po bëhet më i mirë çdo vit. Pra, kur është fjala për teknologjinë ose bizneset si outsourcing, Kosova duhet të jetë patjetër në vëmendjen e çdo investitori në Evropë”. Gjatë intervistës për KosovaJob, ai përpos mundësive të investimit në Kosovë përmendi edhe mundësitë për t’u vetë-zhvilluar, duke këshilluar të rinjtë punëkërkues të kontrollojnë vazhdimisht portalet e punësimit në Kosovë. Ai theksoi se Kosova ka nevojë për pothuajse çdo profesion, duke nisur nga inxhinierët e mirë, punëtorët në ndërtimtari, dizajnerët, zhvilluesit, etj. “Çfarëdo që të vendosni të bëni, thjesht vendosni për një punë dhe bëhuni të mirë në të. Kjo do t'iu vendosë në një pozitë të zgjedhjes midis ofertave më të mira për punë ose fillimit të biznesit tuaj. Besoni apo jo, nga këndvështrimi im nuk ka mungesë të mundësive për punë, por mungesë të punëtorëve të mirë që investojnë në veten e tyre duke lexuar, studiuar dhe vetë-zhvilluar.” Pavarësisht vështirësive që mund të hasen në shtetet e huaja, dëshira për t’u larguar nga Kosova duket akoma shumë e madhe tek të rinjtë në Kosovë. Në lidhje me këtë dukuri, Valon Asani tha se mund të konsiderohet puna nga distanca dhe jo largimi. Sipas tij, puna nga shtëpia është shumë e pranueshme për shumë kompani në Gjermani. Ata që vërtetë duan të punojnë në Gjermani, ai i këshillon që fillimisht ta konsiderojnë punën në Gjermani por nga Kosova, meqenëse është edhe fitore e dyanshme. Largimin nga vendi për të punuar në Gjermani, ai nuk e sheh aspak të nevojshëm kur sipas tij sot ka miliona punë të pavarura, miliona punë në industrinë e IT / Zhvillimit / Teknologjisë / Outsourcing. “Pra, nëse përqëndroheni në punën që mund të bëhet në internet, atëherë më të vërtetë nuk ka nevojë ta lini vendin dhe familjen tuaj. Nëse i bëni llogaritjet, me të ardhurat nga Gjermania (Zvicra, Austria ose Mbretëria e Bashkuar.) dhe akoma jetoni në Kosovë, do të keni një zgjidhje të shkëlqyeshme për veten tuaj. Do të keni të ardhura të mira, por përseri të mund të jetoni afër shoqërisë dhe familjarëve tuaj” Çka duhet të keni parasysh nëse jeni të vendosur të largoheni? Në rast se jeni shumë të vendosur për t’u larguar nga Kosova dhe synoni gjetjen e një punë atje, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh paraprakisht. ”Të paktën përgatituni, përfundojeni nivelin A1 dhe A2 në gjermanisht, informohuni rreth sistemit tejet të lartë të taksave në Gjermani, krahasuar me sistemin e thjeshtë dhe të ulët të taksave në Kosovë, kësisoj nuk do të shokoheni kur e shihni se ata do të marrin 50 % të të ardhurave tuaja bruto”, përfundoi Asani. Si një mundësi më të mirë për të jetuar dhe vepruar, Kosovën e pa edhe shtetasi gjerman Aaron Schmidt.  Për të, vendimi për të ardhë në Kosovë ka qenë i duhuri. Ai thotë se vendosi të vinte në Kosovë sepse e pa edhe si një mundësi të mirë për të takuar njerëz të rinj e për të mësuar rreth kulturave të reja. Sa i përket jetës në Kosovë, ai thotë se ndjehet shumë më mirë se në Gjermani. “Unë kam punuar në Gjermani për tre vite. Rroga minimale atje është dikund 1400 euro por pas heqjes së taksave të mbesin 1200 euro dhe ajo pagë nuk është shumë kur krahasohet me Kosovën, këtu p.sh mund të marrësh 500 euro për muaj  dhe sërish mund të bësh më shumë gjëra me atë rrogë. Në Gjermani kur mbetesh me 1200 euro, nuk do të arrish t’i  përballosh as çmimet e restauranteve” Sipas tij, të rinjtë të cilët largohen nga Kosova duhet ta kenë parasysh se çka kanë qenë duke punuar ose studiuar në Kosovë dhe çka mendojnë të bëjnë atje. Ai krahason punën e agjentit të thirrjeve në Kosovë, me agjentin e thirrjeve në Gjermani. “Nëse dikush dëshiron të jetojë në Gjermani dhe të punojë si agjent thirrjesh nuk mund të jetojë sikur në Kosovë. Unë nuk do ta bëja një gjë të tillë, nuk do të largohesha nga Kosova. Për një pagë prej 1200 ose 1300 eurosh, unë do të qëndroja në Kosovë sepse këtu mund të jetohet shumë më mirë me pagën e një agjenti të thirrjeve” Rekomandimi i tij para se të merret vendimi për t’u larguar nga Kosova, është informimi i saktë se në cilën pjesë të Gjermanisë do të jetojnë dhe punojnë ata që largohen. Sipas tij, qytetet si Minheni ose Duseldorfi janë tejet të shtrenjta dhe nevojiten 600 deri në 700 euro vetëm për të mbuluar qeranë e apartamentit, pa ndonjë mobilje brenda. Ai shton se duhet pasur parasysh edhe shpenzimet e internetit, telefonit, televizorit dhe disa gjëra të tjera me rëndësi. Kësisoj, shpenzohen afër 1000 euro në muaj vetëm për të tilla shpenzime dhe mbesin vetëm 200 euro për të jetuar, çka për Gjermani Aaron tha se është shumë pak. Në tabelën më poshtë nuk përfshihen shpenzimet si uji, energjia elektrike, etj. Këto shpenzime janë mesatarisht 200€. Qyteti Qiraja minimale mujore për apartment të përbashkët Qyteti Qiraja minimale mujore për apartment të përbashkët Aachen 534.65 € Dusseldorf 672.22€ Augsburg 613.57€ Frankfurt 868.91€ Berlin 795.90€ Hamburg 838.94 € Bochum 406.67€ Hannover 591€ Bonn 653.75€ Ingolstadt 708.33€ Bremen 560.00€ Leipzig 490.80€ Cologne 727.14€ Mainz 668.00€ Dortmund 460.00€ Munich 1,094.30€ Dresden 533.33€ Paderborn 512.50€ Essen 451.83€ Stuttgart 846.43€ Aaron Schmidt theksoi se njerëzit e kualifikuar në Kosovë do ta kenë edhe më të vështirë të gjejnë një punë në Gjermani. Sipas tij, nëse shkohet me mendimin se në Kosovë keni pasur pozitën e infermierit, mësuesit, doktorit dhe do ta keni të njejtën punë në Gjermani, mund të zhgënjeheni. Schmidt shtoi se shumë njerëz ikin për në Gjermani me mendimin se do ta gjejnë një punë profesionale por përfundojnë duke bërë një punë të zakonshme. “Ju vërtetë që do ta merrni një rrogë më të mirë se në Kosovë por nuk mund ta përballoni jetesën sikur këtu. Duhet ta keni parasysh se pavarësisht kualifikimit në Kosovë, në Gjermani do ta keni shumë më të vështirë të gjeni një punë profesionale. Ka shumë njerëz në Gjermani që janë të kualifikuar. Gjuha gjermane nuk është gjuha juaj amtare po edhe nëse e flisni mirë gjermanishtën, ata në Gjermani mbase mund të duan një gjerman në atë profesion. Në vitet e ardhshme edhe në Kosovë do të duhen shumë mjekë, infermierë, mësues, etj. Unë mendoj që është shumë më e rëndësishme të qëndroni këtu dhe ta zhvilloni vendin tuaj” Schmidt tha se gjërat në Gjermani janë tashmë shumica të rregulluara dhe nuk ka nevojë për shumë ndryshime atje, ndërkaq në Kosovë duhet të ketë të rinjë që rrinë këtu dhe e çojnë vendin përpara sepse ky është një vend i ri dhe ka nevojë për ndryshim. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, në Kosovë në vitin 2018, paga mesatare bruto në sektorin publik ishte 573 euro ndërsa në sektorin privat ishte 401 Euro. “Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 euro, që është një rritje për 166 euro ose 40.8 për qind. Kurse, paga mesatare neto nga 353 euro, sa ishte në vitin 2012 u rrit në 509 euro apo një rritje prej 156 eurosh ose 44.1 për qind. Sektori privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 euro, një rritje prej 34 eurosh ose 9.3 për qind. Derisa, paga neto nga 333 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 364 euro, një rritje prej 31 eurosh ose 9.3 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, niveli i pagave viti 2012-2018. Sa i përket pagës minimale, një punëtor në Kosovë që është në moshën nën 35 vjeç paguhet me 130 euro, ndërsa ata që janë mbi këtë moshë paguhen me 170 euro. Bazuar në të dhënat e Eurostat (Zyrës Evropiane të Statistikave), paga minmale në shtetin e Gjermanisë është 1557 euro bruto, 1244 euro neto. Kurse, sipas studimit të Bankës Botërore për të bërit biznes 2020, Kosova hyn në listën e top 20 ekonomive më të përmirësuara në të gjithë botën, dhe pritet të tregojë rritje prej 4% për përiudhën 2019-2021. Të jetosh në një vend të vogël, nuk do të thotë të kesh ëndrra dhe ambicie të vogla, nuk do të thotë se duhet të mendosh që rruga më e duhur është braktisja e vendit dhe synimi i vendeve të mëdha, me kusht që këto ëndrra t’i bësh realitet.
Lexo më shumë
Karriera në marketing: cilat profesione mund t’i ushtroni?
Marketingu është një fushë shumë e gjerë dhe si e tillë ofron edhe shumë mundësi punësimi, në pozita të ndryshme të punës. Një karrierë në marketing mund të përfshijë shumë profesione. Varësisht rolit, puna në marketing mund të kërkojë njohuri specifike në aspekte të ndryshme si në: sjelljen me konsumatorët, hulumtimin e tregut, analizën e konkurrencës e shumë të tjera. Nëse qëllimi juaj është të ndërtoni një karrierë në marketing, sigurohuni që të informoheni fillimisht për profesionet e ndryshme që janë të mundura të ushtrohen në këtë industri. Ne ju sjellim në listë me disa profesione në marketing.  Specialistë të marketingut Profesioni i parë në listën tonë është specialist i marketingut. Ky është ndër profesionet më të zakonshme në marketing. Specialisti i marketingut merret me krijimin e kampanjave që mbështesin rritjen e shërbimeve dhe produkteve të një kompanie. Ndër përgjegjësitë e tjera në këtë profesion është edhe hulumtimi dhe përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që janë në kërkesë nga klientët. Menaxherë të rrjeteve sociale Menaxherët e rrjeteve sociale merren me krijimin e kampanjave për rrjetet sociale, krijojnë përmbajtje dhe postime për të përmirësuar prezencën online të kompanisë. Pjesë e detyrave të menaxherëve të rrjeteve sociale është edhe të ndikojnë në imazhin e firmes. Me fjalë të tjera, menaxheret e rrjeteve sociale mbikqyrin rrjetet sociale dhe sigurohen te ndjekin edhe trendet e fundit që të krijojnë strategjitë e duhura në përputhje me rrethanat.   Specialistë të SEO-s Specialisti i SEOs apo ndryshe i makinave të kërkimit është një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni nëse ju pëlqen fusha e marketingut. Specialistët e SEOs janë përgjegjës për të përmirësuar renditjen e faqeve të internetit në makinat e kërkimit, duke përdorur strategjitë e SEOs. Procesi i optimizimit të uebfaqeve lidhet kryesisht me shkrimin e përmbajtjeve, optimizimin e titujve të faqeve, etiketat, etj.   Web Content Writer Content Writers apo në shqip shkrimtarët e përmbajtjeve merren me krijimin e përmbajtjeve përkatëse për faqe të internetit. Ata krijojnë postimet e duhura për blogje apo faqe të ndryshme në mënyrë që të rrisin numrin e vizitorëve. Content writers kujdesën që të shkruajnë përmbajtje që lidhen me produktet dhe shërbimet që kompania ofron.   Menaxherë të produkteve Një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni në industrinë e marketingut është edhe menaxher i produkteve. Këta të fundit sigurohen që të mbikqyrin zhvillimin e një produkti nga fillimi deri në fund. Ata janë përgjegjës që produktet të përfundojnë në kohë dhe shuma të jetë brenda buxhetit të planifikuar. Misioni i tyre kryesor është të sigurojnë përfitime nga produktet ekzistuese si dhe të zhvillojnë strategji dhe produkte të reja për një kompani. Analistët e marketingut Duke studiuar konkurrencën, konsumatorët dhe tregun në përgjithësi, analistët e marketingut vendosin se cilat produkte t’i shesin dhe ku ti shesin, pra përzgjedhin klientët dhe çmimet e produkteve. /AkademiPune.
Lexo më shumë
PSE DEMOTIVOHEN PUNËTORËT DHE ÇKA DUHET TË BËJNË PUNËDHËNËSIT?
“Gjithmonë trajtoni punëtorët tuaj pikërisht ashtu siç dëshironi që ata të trajtojnë klientët tuaj më të mirë!” Stephen R. Covey Në ambientin e punës mund të hasim shpesh në situata të cilat na shpiejnë drejt demotivimit dhe humbjes së dëshirës për të punuar dhe krijuar.  Kur punëtorët janë të demotivuar, performanca e tyre bie, e si rrjedhojë edhe e kompanisë në përgjithësi. Ka shumë arsye pse punëtoret mund të demotivohen në periudha të caktuara. Demotivimi shpesh mund të vijë si rezultat i ambientit të papërshtatshëm të punës, kryerjes së detyrave jashtë profesionit, detyrave jashtë marrëveshjes apo kontratës së punës, hierarkisë jo profesionale në institucionin konkret, pagës shumë të vogël në raport me punën që duhet të kryhet etj. Kësisoj, ndër përgjegjësitë kryesore të një punëdhënësi duhet të jetë motivimi i punëtorëve. Drejtori Menaxhues në kompaninë Quipu, Ardian Behluli, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se shkaqet e ndikimit negativ në motivimin e punëtorit apo ekipit në përgjithësi, mund të dihen shumë lehtë.  “Një ndër faktorët kyç të demotivimit të punëtorit, është vetë relacioni në mes tij dhe punëdhënësit. Kolegët duhet të trajtohen si njerëz, e jo vetëm si fuqi punëtore”, ka thënë ai. Tutje, Behluli shpjegon disa nga llojet e problemeve që çojnë në demotivimin e një punëtori.   Problemet e natyrës personale apo në familje. Relacioni me partnerin, fëmijet, problemet financiare/borxhet, probleme me pronën, etj. Problemet në raport me kolegët. Kolegë të papërshtatshëm në punë (mosha, gjinia, niveli i edukimit, kultura personale dhe ajo e komunikimit, etj), konfliktet/keqkuptimet mes kolegëve, ndonjëherë edhe për arsye krejt banale e të pakuptimta/personale. Problemet profesionale (menaxhmenti apo mundësitë e zhvillimit). Komunikimi jo profesional dhe mungesa e transparencës, pamundësia për t’u zhvilluar profesionalisht apo për t’u ngritur në pozitë, punësimi dhe promovimi i personave të gabuar, të pa kualifikuar, trajtimi i barabartë i të gjithëve, tolerimi i performancës së dobët dhe gabimeve të vazhdueshme, humbja e besimit për vazhdimësinë në punë, puna rutinore, mosbesimi në menaxhment. Cilat janë efektet negative të demotivimit në punë? Efektet negative të demotivimit të punëtorëve mund të jenë të shumta. Ambienti i punës në përgjithësi mund të ndikohet nga një gjendje e tillë. “Një punëtor i demotivuar mund të shkaktojë efekte të shumta negative benda kompanisë. Pra, është rrezik i madh që përveç performancës së dobët dhe faktit që do të ulet produktiviteti dhe efikasiteti në punë, i njejti mund të ndikojë keq edhe tek punëtorët tjerë duke demotivuar ata dhe ulur moralin dhe performancën e përditshme”, ka thënë Behluli. Sipas tij, si pasojë e kësaj mund të bie reputacioni dhe kultura e punës në kompani, si dhe mund të rritet lëvizja apo qarkullimi i personelit. Si të motivohet një punëtor i demotivuar?                                     Motivimi ndikon në rritjen e vetëbesimit sa i përket aftësive profesionale të një punëtori, e poashtu luan edhe një rol të posaçëm në kryerjen e suksesshme të detyrave të punës. Ndonëse motivimi i punëtorëve nuk është një proces i lehtë, Behluli thotë se nuk është ndonjë mister i pazgjidhur.Prandaj, nëse arrihet të krijohet një atmosferë miqësore dhe e rehatshme, punëtorët do të jenë më të motivuar të shkojnë në punë çdo ditë. Disa këshilla se si të motivohen punëtorët: Punëdhënësi duhet të përkujdeset që punëtorët të ndjehen të vlefshëm. Të bëhet vlerësimi i punës ekipore dhe kontributi i personit në këtë punë, qoftë si lider i ekipit apo edhe si pjesëmarrës në një punë apo projekt specifik. Të investohet në zhvillimin e tyre akademik dhe praktik, duke ndjekur seminare, panaire e trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. T'iu jepet mundësia që të zhvillohen e ngriten në pozita. Të krijohet një ambient dhe atmosferë e këndshme pune. Në ambient të punës të ketë një kuzhinë, terrasë dhe hapësira të tjera relaksuese e meditimi. Do të ishte mirë edhe nëse jepet mundësia që në kosto të kompanisë të ofrohen pije joalkoolike si çaj dhe kafe. Me këtë punëtorët do të përfitojnë në aspektin material por në të njejtën kohë ata do të kalojnë më shumë kohë në zyre, në vend që te dalin për kafe. Ambienti i punës në Quipu Mundësisht të krijohet një bibliotekë e vogël dhe kënd leximi. Kjo bibliotekë do të furnizohej pjesërisht me kontributin e vet punëtorëve, e pjesa më e madhe të financohet nga vetë kompania. Të vendoset një tabelë, ku të gjithë punonjësit mund të vendosin magnete apo kartolina nga udhëtimet e tyre zyrtare apo pushimet e kaluara me familje jashtë vendit. Në hapësira të ndryshme në zyre e korridore, do të ishte mirë që të vendosen fotografi të bukura me motive nga natyra apo vende antike, duke përfshirë këtu edhe disa slogane motivuese. Të organizohen evente me qëllim të socializimit. Në këto raste kolegët kanë mundësi të njohin njeri-tjetrin edhe në baza personale dhe të krijojnë relacione miqësore. Kjo do të ndikojë shumë në efikasitetin dhe performancën e tyre të përditshme. “Pjesa dhe roli vendimtar është i menaxherit, i cili duhet të jetë person i cili dëgjon me kujdes çdo kërkesë, brengë apo problem të punëtorëve. Ai duhet të jetë një lider i vërtetë, me 'derë të hapur' të zyrës së tij dhe i gatshëm për t’i dhënë vëmendjen dhe kohën e duhur secilit punëtor”, përfundoi Behluli.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.