Si t’i përgjigjeni pyetjes: Çfarë mund të bëni më mirë se kandidatët e tjerë?

28 Janar '21

Si t’i përgjigjeni pyetjes: Çfarë mund të bëni më mirë se kandidatët e tjerë?
	 	 

Disa pyetje në intervistat e punës duken më të ndërlikuara, këto pyetje janë pikërisht ato që kanë të bëjnë me kandidatët, jo në lidhje me aftësitë, përvojat tuaja, por në lidhje me atë se kush jeni ju në të vërtetë. Pyetjet më të vështira të këtij lloji janë “Çfarë mund të bësh më mirë se sa një kandidat tjetër?” apo “Pse duhet të të zgjedhim ty në vend t ë dikuj tjetër?”.

Për shumë kënd një pyetje e tillë, i bën të ndihen keq, sepse ata dëshirojnë të njihen për vlerën e tyre unike, e jo të krahasohen me dikë tjetër. Në të tilla raste kjo mund të jetë sfiduese, por duhet të përgatiteni edhe për pyetje të tilla, përpara se të shkoni në një intervistë pune. Kjo në disa raste mund të bëjë pjesë edhe në kategorinë e pyetjeve “me grackë”, sepse rekruterët mund ta përdorin për të parë nëse jeni person që keni pamje “të fryrë” për veten dhe të tentoni t’i ulni poshtë kolegët tuaj. Pra, në bazë të kësaj pyetje punëdhënësit e shohin nëse një kandidat përshtatet me kulturën e kompanisë.

Këshillë: Qasja më e mirë ndaj këtyre lloj pyetjesh është t’i theksoni pikat tuaja të forta, kjo nuk nënkupton se jeni më të mirë se të gjithë të tjerët.

Çfarë të mos thoni kur përgjigjeni në këto pyetje?

Përçmimi i kandidatëve të tjerë: Mos u mundoni që ta përçmoni gjithë procesin, apo duke dhënë deklarata për kanidatët e tjerë, që madje nuk e dini se sa të aftë janë. Edhe në qofshit pjesë edhe e intervistave në grup, nuk mund të siguroheni për paaftësinë e kolegëve të tjerë, sepse ajo intervistë është vetëm një pjesë e vogël e të gjithë tablos.

Të thoni diçka që shfaqë qëndrim negativ ndaj kompanisë: Duhet shmangur edhe qëndrimi negative ndaj produkteve, punonjësve apo intervistuesit të kompanisë.  

Ngurrimi gjatë përgjigjes: Përgatituni për këtë dhe pyetje ashtu si edhe për llojet e tjera, kështu që nuk do të keni më pse të shqetësoheni se si të përgjigjeni.

Filloni me një përgjegjësi

Mund të jetë e dobishme që të filloni duke u thënë intervistuesve që nuk jeni të vetëdijshëm për pikat e forta të kandidatëve të tjerë. Po ashtu, përmendni, që jeni të sigurtë që mund të ketë kandidatë mbresëlënës, që kanë kandiduar në të njëjtën pozitë. Pasi t’i keni thënë këto tregoni të gjitha aftësitë që mendoni se ju mundësojnë që të jepni kontribut të madh në atë kompani, nëse punësoheni.

Shembull:  "Edhe pse nuk jam njohur me të tjerët që po intervistoni për këtë pozitë, jam i sigurt se ka shumë njerëz të talentuar që aplikojnë për këtë punë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh përvojën aftësitë e mia, unë e konsideroj veten si një kandidat të fortë për këtë pozitë”.

Përcjelleni me pikat tuaja të forta

Pasi të keni treguar që nuk jeni shumë kritik, duhet të vazhdoni për t’i përshkruar në mënyrë specifike pikat tuaja të forta dhe unike. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të flisni për to në mënyrë të përgjithshme, por duhet të jeni të gatshëm t’i përmendni 6 deri në 8 aftësi, pika të forta, përvoja, fusha të njohurive, apo cilësi personale.

Mos harroni, ato duhet të jenë bindëse, kjo sidomos bëhet kur jepni shembuj konkretë! Në varësi të thellësisë së përvojës tuaj të punës, ju gjithashtu mund të përmendni edhe projekte shkollore dhe punë të tjera vullnetare. Sigurohuni që të përshkruani situatat ose sfidat, veprimet që keni ndërmarrë dhe rezultatet që i keni arritë, duke përdorur secilën prej pikave tuaja të forta unike! Kjo mund të duket si shumë punë, por ia vlen nëse arrinë ta bësh punëdhënësin përvete.

Para se të shkoni në një intervistë, rishikoni përshkrimin e punës dhe identifikoni cilat përgjegjësi duken më të rëndësishme për punëdhënësin! Mundohuni të ndani sa më shumë prej atributeve tuaja të lidhen me punën ku po aplikoni!/Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC