Çka është lista me të dhëna të rëndësishme dhe si mund ta shkruani atë?

26 Janar '21

Çka është lista me të dhëna të rëndësishme dhe si mund ta shkruani atë?
	 	 

A keni dëgjuar më parë për listën me të dhëna të rëndëishme? Lista me të dhëna të rëndësishme është një letër që i informon njerëzit rreth biznesit, organizatës, produktit, shërbimit, kampanjave, eventeve, apo ndonjë çështje. Kjo letër me informacione të rëndësishme publikohet qoftë në formë digjitale apo në atë të printuar. Në përgjithësi, një letër e tillë duhet të jetë e përqëndruar rreth një çështjeje dhe të mos jetë më e gjatë se sa një faqe, me dizajn sa më të lehtë dhe të pastër për t’u lexuar.

Çfarë të përfshihet?

Informacioni që mund të përfshini një një letër faktesh, ndryshon në varësi të temës dhe audiencës së synuar. Por shumica duhet të përqëndrohen në pikat e mëposhtme.

  • Titulli
  • Përmbledhja e informacioneve më të rëndësishme në një paragraf.
  • Lista e fakteve mbështetëse (bullet points)
  • Burimet dhe atributet
  • Udhëzim për më shumë informacione

Një letër me të dhëna të rëndësishme duhet gjithashtu duhet të ketë edhe elemente të dizajnit, të cilat ndihmojnë në tërheqjen e audiencës dhe në prezantimin e pastër të informacionit. Në këto përfshihen edhe përdorimi i tabelave dhe grafikave me informacion të dobishëm, apo edhe ndonjë imazh, i cili arrinë që ta tërheqë vëmendjen e audiencës.

Struktura e letrës së fakteve

Kur shkruani një letër të tillë duhet ta keni parasysh që e keni vetëm një letër përpara që ta komunikoni të gjithë informacionin. Që ta kapni vëmendjen e audiencës dhe ta bëni më të kuptueshëm mesazhin, të dhënat duhet të jenë të radhitura dhe të treguara në renditje logjike.

Një strukturë e mirë për ta ndjekur është piramida e përmbysur e gazetarisë, e cila i renditë informacionet nga më i rëndësishmi te ai më pak i rëndësishmi. Në këtë mënyrë, edhe nëse lexuesi nuk arrinë ta lexojë gjithë tekstin, së paku ka marrë informacionet më të rëndësishme, të cilat janë synuar.

Filloni me një titull i cili përmbledhë faktet kryesore. Psh, ndonjë kompani që ofron zgjidhje, si shërbimi ndaj klientit me anë të Intelegjencës Artificiale, mund të përdorë titull tërheqës si:

Kompania X kurseu qindra mijëra euro në vit kur kaloi në Intelegjencë Artificiale për shërbime ndaj klientit.

Pasi titulli të ketë marrë vëmendjen e lexuesve, paragrafi i parë duhet të përmbledhë ma gjërat kryesore të fletës së fakteve.

Përdorimi i Intelegjncës Artificiale është në rritje si për kompanitë e mëdha ashtu edhe për bizneset që sapo kanë filluar. Më shume se X për qind e konsumatorëve raportojnë se nuk do të presin më shumë se X minuta, për ndihmë nga një përfaqësues i shërbimit ndaj klientit. Ndërsa, X për qind e konsumatorëve thonë se nuk do t’i japin një kompanie me shërbim të keq ndaj klientit edhe një mundësi të dytë. Kështu që, në vend që të shpenzojnë mijëra euro për të punësuar dhjetra punonjës të rinj, kompanitë mund të kursejnë X euro në vit, kur përdorin Intelegjencën Artificiale. Kjo e bën shërbimin ndaj klientit më të arritshëm dhe më të përballueshëm.

Pasi të keni kombinuar të gjithë elementët e nevojshëm, si grafikonë, fotografi, apo tabela pyesni vetën nëse ato u përgjigjen këtyre pyetjeve:

  • Si do të ndikojë kjo tek klientët e mi?
  • Çfarë problemesh janë duke pasur ata dhe çfarë zgjidhje jam duke u dhënë atyre?
  • Si mund t’i tërheq ata të mësojnë më shumë dh etë marrin masa?

Krahasimet janë gjithashtu shumë të rëndësishme në këto lloj tekstesh, sepse shtypi dhe publiku duan të masin produkte, kompani apo probleme me ato që deri tani i kanë njohur, në mënyrë që ta kuptojnë me të vërtetë vlerën e informacionit që po paraqisni. Në fund, përdorni fletën tuaj të fakteve me thirrje tërheqëse, si një shërbim falas, ofertë për zbritje, apo edhe ndonjë ftesë për të mësuar më shumë dhe për të qenë të përfshirë.

Gabimet që duhet shmangur

Font të vogël të shkrimit: Mos përdorni madhësi të vogël shkronjash, sepse kjo mund t’i bëjë lexuesit që të kenë probleme gjatë leximit, kështu që nuk do të vazhdojnë më tutje leximin!

Shumë informacion: Pra, ngushtoni fletën tuaj me vetëm informacion të nevojshëm për të shprehur pikëpamjen tuaj. Mund të jetë e lehtë që të tregoni shumë fakte dhe statistika në lidhje me një çështje, por informacioni i shumta do ta mbingarkojë audiencën. Synoni të keni ndikim të madh me një sasi të vogël informacioni.

Burimet i vrasin faktet: Është e rëndësishme t’i përshini burimet dhe atributet si fakte. Por, faktet e vërteta duhet të jenë ende në qendër të këtij shkrimi. Më e mira është t’i rënditni burimet dhe atributet si shënime në fund të faqes, në vend që t’i përfshini ato në përmbajtjen kryesore.

Informacione të vjetruara: Informacioni i përfshirë në fletën tuaj të fakteve duhet të jetë sa më aktual që të jetë e mundur. Mos citoni statistika nga studimet e bëra vite më parë kur ka më të disponueshme! Nëse do të përdorni të njëjtën fletë faktesh nga viti në vit, rishikojeni atë çdo vit për të përmbajtur informacionin më të azhurnuar të disponueshëm!

Përqëndrohuni në biznesin tuaj: Fleta e fakteve duhet të jetë pjesë e mjeteve tuaja të marketingut dhe duhet të ndiqen të njëjtët hapa që i përdorni për marketing. Shmangni renditjen e fakteve që kanë të bëjën vetëm me bzinesin apo me produktin! Në vend të kësaj lidhni ato fakte me audiencën dhe tregoni se për çfarë arsye ai informacion është i rëndësishëm për shqëtesimet, problemet dhe nevojat e tyre. /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC