Si ta filloni karrierën në burime njerëzore?

23 Janar '21

Si ta filloni karrierën në burime njerëzore?
	 	 

Shumë njerëz gjithçka që duan është ta fillojnë një karrierë në burime njerëzore. Kohët e fundit kjo është një fushë me rritje të shpejtë, por edhe me mundësi fitimi. Kjo është një fushë më e gjerë dhe nëse e ndiqni ka disa tituj pune në të cilat mund të kualifikoheni. Analistët e karrierës, presin që numri i vendeve të punës ne burime njerëzore të rritet në të ardhmen dhe të ardhurat mesatare vjetore në këtë fushë të jenë mbi mesataren. Kështu që, në rast se jeni i gatshëm të filloni karrierën në këtë fushë, por nuk e dini se si, në vazhdim ju sjellim disa hapa të dobishëm.

1.                     Si të filloni karrierën në burime njerëzore?

Është e lehtë të hysh në fushën e burimeve njerëzore, për sa kohë që arsimohesh dhe kryen përvojat e punës në këtë fushë. BNJ është një fushë që kërkon integritet, konfidencialitet dhe një nivel të lartë të aftësive ndërvepruese dhe ndërperosnale nga praktikuesit e tij. Për të pasur sukses në të tilla vende, është po ashtu e rëndësishme përvoja në menaxhim biznesi, financa dhe edukim në kontabilitet, nëse është e mundur.

2.                    Si të përgatiteni për karrierën në burime njerëzore?

Të të pëlqejnë të merresh me njerëz, nuk mjafton, është e domosdoshme, por është e pamjaftueshme për sukses. Aftësia juaj për të kontribuar në zhvillimin e punonjësve, zhvillimin e organizatës, mbajtjen e punonjësve dhe një mjedis pune pozitiv dhe motivues është thelbësore për suksesin e biznesit. Pra, këto janë pritjet e kontributeve të stafit të BNj.

3.                   Kalimi në një karrierë në burimet njerëzore

Personat që bëhen pjesë e burimeve njerëzore marin rrugë të ndryshme gjatë menaxhimit. Shumica e atyre që merren me këtë fushë thonë që qëndrojnë për shkak se ju pëlqen puna që kanë të bëjnë me persona të ndryshëm.

4.             Pse udhëheqësit e Burimeve Njerëzore kanë nevojë për diplomë

Udhëheqësit e burimeve njerëzore kanë nevojë për diplomë. Nëse jeni duke menduar të filloni karrirën në kërë fushë apo të përparoni në aktualin, një diplomë në bachelor, madje dhe në master do t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja. Diplomat janë bërë të rëndësishme për shumicën e fushave, por askund nuk është bërë më e nevojshme se në burimet njerëzore. Në fillimet e saj, dikush mund të përparonte deri në nivelin e nënkryetarit pa asnjë diplomë, sot kjo është shumë e rrallë. Për më tepër shumë profesionistë të kësaj fushë kanë marrë diploma në juridik, sepse ligji i punësimit është shumë kompleks.

5.                       Kërkohen çertifikime?

Se sa të nevojshme janë çertifikimet, do të varet nga shumë faktorë siç janë rajoni juaj, perspektivat dhe pritjet tuaja për karrierë në BNJ. Certifikimet nuk kërkohen për të filluar një karrierë në burime njerëzore. Por, veçanërisht në qytetet e mëdha dhe në ndërmarrjte kryesore, certifikatat kërkohen vazhdimisht në njoftimet për punë. Profesionistët e certifikuar arrijnë të kenë më shumë përfitime financiare, se sa kolegët e tyre që nuk kanë certifikime, kështu që kjo është diçka që duhet ta keni parasysh.

6.                      A je gati?

A jeni i gatshëm për të filluar karrierën tuaj tash? Nëse i keni përmbushur të gjithë hapat e mëparshëm me sukses, kjo përgatite do t’ju rrisë që të keni karrierë të suksesshme. Por, mos harroni të mësoni rreth perspektivave që keni në vendet tuaja, nëse nuk dëshironi që të zhvendoseni dhe çfarë lloj pozitash keni në dispoziocion, kjo do ta përshpejtojë këtë process.

Ndërsa, pasi ta keni fillua karrierën tuaj në burime njerëzore, do t’i kuptoni më shumë bazat e punësimit, duke përfshirë të gjithë titujt e punës dhe atë që bëjnë njerëzit në secilën pozitë. Në këtë mënyrë do të mësoni edhe si të ngriteni në karrierë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC