Kur duhet t'i njoftojnë kompanitë aplikuesit për punë

20 Janar '21

Kur duhet t'i njoftojnë kompanitë aplikuesit për punë
	 	 

Kur aplikantët nuk marrin përgjigje nga punëdhënësit, mund të jetë shqetësuese. Kjo sidomos për faktin që gjithë procesi i aplikimit ju merr shumë kohë, që nga hulumtimi i kompanisë e deri te krijimi i CV-së dhe letrës motivuese. Prandaj, për shumë persona është shumë zhgënjyese kur nuk marrin ndonjë përgjigje. Por, është shumë e zakonshme që kompanitë të mos i njoftojnë aplikantët, kur refuzohen për ndonjë vend pune.

Nëse ju ka ndodhur shpesh, që nuk keni marrë asnjë përgjigje nga kompania ku keni aplikuar apo intervistuar dhe keni pyetur veten pse ka ndodhur kjo, atëherë është koha t’i merrni përgjigjet.

Kërkesat ligjore për njoftimin e aplikantëve për punë

Zakonisht punëdhënësve nuk u kërkohet ligjërisht t’i njoftojnë aplikantët që nuk janë pranuar në punë, apo për intervistën e radhës. Por, ekpertët e burimeve njeëzore mendojnë që punëdhënësit duhet t’i informojnë të gjithë aplikantët për gjendjen e tyre. Në të kundërtën, kjo mund t’i dekurajojë aplikantët për të aplikuar ndonjëherë tjetër, duke krijuar përshtypje negative për organizatën. Në shumë industri, aplikantët janë gjithashtu edhe klientë, kështu që punëdhënësit duhet ta shmangin ndikimin negativ.

Arsyet përse kompanitë nuk i njoftojnë aplikantët

Sipas “The balance careeres”, U.S. News & World Report, kanë intervistuar drejtuesit e ndërmarrjeve dhe menaxherët e punësimit, për t’i gjetur arsyet e shmangies së njoftimeve për refuzim. Sipas tyre këto janë arsyet:

Vëllimi: Kompanitë marrin mesatarisht 250 aplikime për një pozitë. Drejtuesit e kompanive thonë që është shumë e vështirë të merresh me to, e lëre më t’i përgjigjesh secilit individualisht, madje edhe për refuzim.

Frika nga ndonjë proces gjyqësor: Mund t’ju duket e çuditshme, por ekspertët kanë thënë që shpesh mungesa e përgjigjeve vjen edhe nga frika, që një letër refuzimi mund të sjellë padi ligjore, në varësi të mënyrës se si është shkruar. Prandaj, nga pikëpamja e tyre është më mirë të mos dërgojnë letër fare se sa të rrezikojnë.

Komunikimi i padëshiruar: Një letër refuzimi, mund të shkaktojë komunikim të padëshirueshëm nga ana e aplikantit të refuzuar, sepse ai do të vazhdojë të bëjë pyetje se ku ka shkuar intervista keq, apo ku kishte mungesa gjatë aplikimit. Po të shumëzohet kjo edhe me 250 refuzime të tjera është një kaos që menaxherët e burimeve njerëzore duan ta shmangin.

Përveç këtyre mund të ketë edhe arsye të tjera që kompanitë heqin dorë nga njoftimi i aplikantëve. Në disa raste kompania mund të vendosë të mos e plotësojë më pozicionin, duke hequr kështu njoftimin nga faqja e internetit dhe këtë nuk ua bën me dije aplikantëve , sepse e konsideron si punë të brendshme.

Çfarë të bëni pasi keni aplikuar?

Mund të jetë e vështirë për t'u ndjekur kur keni aplikuar për një punë. Shumë punëdhënës nuk rendisin informacionin e kontaktit, adresat e postës elektronike ose numrat e telefonit. Nëse keni aplikuar përmes faqes së korporatës ose një uebfaqe pune, mund të jeni të mbërthyer në pritje për të parë nëse merrni përgjigje.

Nëse doni të provoni të keni kontakt me kompaninë, ka disa mënyra për ta arritur këtë:

  • Shikoni në faqen e internetit të kompanisë për të parë nëse menaxheri i punësimit ose përfaqësuesi i burimeve njerëzore është i shënuar.
  • Nëse keni emrin e personit kontaktues, por jo adresën e tij të postës elektronike, mund të shikoni tek pjesa e emailave në faqen e kompanisë.
  • Nëse nuk keni një emër, mund të provoni të telefononi kompaninë për të kërkuar kontaktin më të mirë për burimet njerëzore.

Këshillë: Ndiqni aplikimin një ose dy herë në javë pas aplikimit. Pas kësaj, është më mirë ta lësh dhe të mos merresh më me të. Punëdhënësit duan kandidatë entuziastë, por ata nuk dëshirojnë të punojnë me dikë që iniston përtej arsyes.

Por, koha më e mirë për ta bërë këtë është gjatë intervitës, nëse jeni intervistuar. Gjithmonë, pyesni kur mund të prisni të merrni njoftimin nga kompania, pastaj merrni ndonjë shënim të emrit dhe kontaktit të rekruterëve. Ky informacion, sidomos do të jetë i dobishëm kur e dërgoni shënimin tuaj të falënderimit (më e mira do të ishte brenda 24 orëve).

Pastaj, pasi të kalojë afati, mund të dërgoni një email ose telefonatë për të zbuluar statusin. Ju mund të mos merrni një përgjigje, por të paktën jeni munduar. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC