Posedimi i një profili në LinkedIn është shumë i rëndësishëm për një karrierë të suksesshme. Një profil profesional jo vetëm që do t’ju jap mundësinë që të jeni në lidhje me persona profesional të së njëjtës fushë, por edhe të jeni në “sytë” e atyre që potencialisht mund t’ju japin mundësi punësimi.
Përmbledhja rreth jush në LinkedIn
Nuk do të mjaftojë nëse thjesht hapni një profil në LikedIn, i plotësoni disa të dhëna dhe më pas ta lini atë “të fjetur”.
Ju mund ta gjeni një vend pune që gjithmonë e keni dashur, nëse kujdeseni për profilin e këtij rrjeti social, duke e rifreskuar vazhdimisht atë, apo duke publikuar çdo ditë përmbajtje të reja. Sipas ekspertëve të karrierës në Zyrën e Univeristetit të Harvardit për avancim të karrierës, nga një sërë elementesh që ua bëjnë një profil të dëshirueshëm, dy janë më kryesoret: Titulli profesional dhe seksioni “about”.
Këto dy elemente së bashku e përbëjnë atë që njihet si “Përmbledhja e profilit në LinkedIn” dhe është një ndër gjërat e para që njerëzit ju shohin kur e vizitojnë faqen tuaj. Por, përse titulli profesional në LinkedIn është kaq i rëndësishëm? Titulli profesional është veçanërisht i rëndësishëm, sepse ky është teksti që shfaqet i pari në rezultatet e kërkimit në Google, po ashtu edhe në LinkedIn.
Ky është një shembull i një përmbledhjeje të një profili profesional në LikendIn.
EMRI:
Hana Gashi
TITULLI PROFESIONAL:
Shkenctare hulumtuese / Ph.D. Kandidate / Analizë e të dhënave, Bioteknologji, Farmaci
PJESA “ABOUT”:
Unë jam shkencëtare hulumtuese, punoj për ta kuptuar më mirë se si aktiviteti nervor motivon dhe formëson sjelljen njerëzore. Ekspertiza ime përfshinë hartimin dhe menaxhimin e projektit, analizimin dhe interpretimin e të dhënave, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e mjeteve kërkimore. Më pëlqen të krijoj ide dhe zgjidhje të mundshme për probleme të rëndësishme. Kolegët e mi, do të më përshkruanin si person që merr iniciativa, të shkathët që mban qëndrim pozitiv dhe proaktiv kur përballet me fatkeqësi. Aktualisht, jam duke kërkuar mundësi që të zhvilloj dhe promovoj teknologji që shëndeti i njeriut përfiton nga ato. Fushta specifike të interest përfshijnë analitikën e të dhënave, bioteknologjinë dhe farmaceutikën.
Çfarë e bën profesionale përmbledhjen e profilit në LinkedIn?
Këshilla të tjera
Bashkoni foton tuaj: Më e mira do të ishte që këto fotografi të jenë në mënyrë profesionale. Profilet me fotografi janë 14 herë më të pëlqyeshme që të shikohen, bazuar në këshillat e ekspertëve të karrierës.
Personalizoni URL-në e profilit tuaj publik: Adresa duhet të jetë diçka si: www.linkedin.com/emrijuaj. Kjo do të jetë më e lehtë për ju që ta përfshini në karta të biznesve, CV dhe nënshkrime.
Shtoni profilit tuaj seksione shtëse: Shtimi i informacioneve të tjera (si psh., arritjet, përvoja vullnetare, certifikimet, ekspertiza etj.), gjithashtu mund ta rrisin sasinë e herave që njerëzit e shohin profilit tuaj. Kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të ndërtoni rrjetin dhe të krijoni mundësi të reja.
Elaboroni historinë tuaj të punës në pjesën “experience”: Përdorni fjalë kyçe të synuara dhe përfshini informacione specifike në lidhje me atë që keni bërë më herët në pozita të kaluara, por që kanë dhënë shumë rezultate. Kujdes, të mos gënjeni për tituj apo detyra, mund të ndesheni më ndonjë kolegë të vjetër dhe do të jetë mjaft e turpshme.
Edukimi: Rënditni sipas kohës, shkollën në të cilën keni shkuar, apo ndonjë program që keni përcjellur.
Perosnalizoni seksionin “Skills & Endrosement”: Krijimi i një liste të aftësive në profilin tuaj lejon të tjerët që t’ju mbështesin më shumë. Sepse, aftësitë me më shumë miratime do të rënditen në fillim. Kjo gjithashtu, do t’ju jap të tjerëve një ide në lidhje me pikat tuaja të forta dhe mundësitë e përshtatjes.
Përfshini rekomandime: Këto duhet të jenë nga ish punëdhënësi, bashkëpunëtorët, klientët, profesorët apo shokët e studimeve.
Të qenurit aktiv dhe ndërtimi i lidhjeve
Sa më aktiv të jeni, aq më mirë për ju është. Kështu që, sa herë që kaloni në ndonjë punë të re apo krijoni aftësi të reja, shtojeni në profil!
Ndani përmbajtje interesante: Kjo përmbajtje mund të jetë në lidhje me arritjet e reja, njoftimet e reja rreth industrisë, apo ndonjë postim ose artikull që keni shkruar e që personat nga të cilët ndiqeni mund të kenë dëshirë ta lexojnë.
Ftoni bashkëpunëtorët, shoqërinë, apo familjen që të jeni në kontakt në këtë rrjet social: Ekspertët thonë që mund të dërgoni kërkesa apo të pranoni të tilla për të qenë në lidhje me persona që nuk jeni njohur kurrë. Por, ka prej atyre që e bëjnë këtë vetëm me persona të së njejtës fushë, apo në ato ku ka interesim.
Angazhohuni edhe më tutje: LinkedIn ua mundëson gjithashtu, të shihni se çfarë personat e tjerë po postojnë, pëlqejnë apo komentojnë. Në qoftë se dikush poston diçka që ju tërhekë vëmendjen për të mirë, atëherë mund ta pëlqeni apo edhe të komentoni.
Bashkohuni në grupe: Kjo do t’ju ndihmojë që t’i forconi lidhjet me persona që ndajnë aftësitë, përvojat dhe qëllimet dhe arritjet e industrive. /Akademi Pune