Tri strategji si të mbijetojnë bizneset sezonale

15 Janar '21

Tri strategji si të mbijetojnë bizneset sezonale
	 	 

Bizneset sezonale kanë uljet dhe ngritjet e veta, gjatë sezonave të ndryshme. Por, çfarë është shumë e rëndësishme, që binzeset sezonale janë duke u kujdesur për strategji, të cilat u ndihmojnë atyre për të qenë të “zënë” edhe gjatë sezonave që zakonisht nuk janë aktive. Janë tri këshilla të thjeshta që ju ndihmojnë ta rrisni biznesin tuaj edhe nëse ai është biznes sezonal. Sipas, Bruce Hakutizwit, drejtor i tregut global BusinessesForSale.com, këto janë parime themelore, që kanë rezultuar të suksesshme duke i ndihmuar bizneset në industritë sezoanle që ta zbusin rrjedhën vjetore të parave dhe të kenë rritje.

1.          MOS NDALONI SË BËRI MARKETING PËR BIZNESIN TUAJ SEZONAL

 Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë binzeset është ndalja e marketingut, apo edhe ngadalësimi i tij. Zakonisht kjo ndodhë, sepse pronarët e këtyre biznesve mendojnë që kjo nuk është e nevojshme kur ata e ngadalësojnë punën, apo nuk punojnë fare.

Ndalja e aktiviteteve të marketingut për bizneset sezonale është shumë e dëmshme, sepse përveç që ato më nuk funksionojnë si duhet, nuk janë as në “sytë” e klientëve as gjatë sezonave të tjera, gjë që bën që duken sikur ato nuk funksionojnë fare. Një klient do të jetë më i vetëdijshëm për ekzistencën e një biznesi, kur sheh rrotull kamionë me logo të tij, apo sheh ndonjë reklamë teksa po “lundron” nëpër rrjetet sociale. Në këto raste keni më shumë gjasa t’ju kërkohen shërbime, kur klientët kanë nevojë për to.

Madje, është një plus për këto biznese, sepse gjatë kohës sa nuk janë shumë të zënë me punë, kanë kohë të mendojnë dhe të realizojnë një plan të mirë në lidhje me marketingun. Kështu që, me kalimin e kohës, derisa marketing juaj bëhet i suksesshëm, atëherë edhe numri i klientëve të rinj bëhet më i qëndrueshëm.

2.           BËNI QË KLIENTËT TË KTHEHEN

Suksesi i një biznesi do të thotë më shumë se sa ardhje e klientëve të rinj. Është shumë e rëndësishme mbajtja e të vjetërve, e në rast të “humbjes” së disave edhe kthimin e tyre. Në kushte normale është më e lehtë dhe më e efektshme që biznesi të fitojë nga klientët ekzistues, se sa nga ata të rinjtë. Hakutizwit thotë se edhe studimet e mbështesin këtë hipotezë, pasi probabiliteti i shitjes tek një klient ekzistues është 60 deri në 70%, ndërsa ai në një prespektivë të re 5 deri në 20%.

Këtu janë disa këshilla se cfarë mund të bëni t’i mbani klientët ekzistues:

Vendosni një program besnikërie: Nxitni mbamendjen e biznesit duke u ofruar klientëve besnikë zbritje të vlefshme, apo edhe përfitime të tjera të veçanta!

Shitja e lartë dhe shitja e tërthortë (Upsell dhe cross-sell): Shitja e lartë është praktika e inkurajimit të klientëve për të blerë një produkt me kualitet më të lartë se produkti në fjalë, ndërsa shitja e tërthortë i fton klientët të blejnë produkt të ngjashëm, apo që ndërlidhet me produktin në fjalë. Sigurohuni që çdo klient të ekspozohet ndaj gamës tuaj të plotë të produkteve dhe shërbimeve në një mënyrë praktike dhe jo shtytëse! Ju madje mund ta ndërtoni atë në programin tuaj të besnikërisë dhe të merrni dyfishin e energjisë nga të dy strategjitë.

Referencat për shpërblim: Një referencë nga një klient i kënaqur është një nga llojet më të mira të marketingut. Madje, ky është marketing më i lirë që mund të bëjë biznesi juaj, për të fituar vëmendjen e klientëve të tjerë. Edhe më e mira është të ofroni një falënderim të sinqertë, apo të jepni një dhuratë që tregon vlerësimin tuaj ndaj tyre, si zbritje në shërbimet tuaja, apo ndonjë shansë për të fituar ndonjëshërim falas.

Qëndroni në kontakt: Gjërat që na drejtohen perosnalisht janë ato që i duam më së shumti, e që na bën të ndihemi ngrohtë, një email, tekst apo kartolinë, do t’ju bëjë të jeni në kujtesën e klientëve tuaj.

3.            NDRYSHONI GJËRAT

Binzeset sezonale duhet të kenë guximin që të bëjnë diçka ndryshe gjatë sezonave, kur nuk kanë mjaftueshëm punë, apo kur fluksi i punës bie komplet. Psh, mund të duket që po harxhoni buxhetin tuaj të ruajtur, por diçka ndryshe që do t’i ndihmonte komunitetit, do të t’i ndihmonte atyre që të mbaheshit mend, e të llogarisnin në ju kur është “koha të shkëlqeni”.

Një ndryshim tjetër mund të jetë edhe hapja e një biznesi tjetër, që do të ishte një biznes i sezonës, që gjithmonë keni pasur kohë. Psh, nëse keni pasur një biznes, kur flugu më i madh i punës ishte gjatë stinës së verës, atëherë hapni një biznes tjetër me të cilin mund të fitonit shumë gjatë stinës së dimrit. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC