Si të përgjigjeni “Cili është hobi juaj”, në intervistë pune?

14 Janar '21

Si të përgjigjeni “Cili është hobi juaj”, në intervistë pune?
	 	 

Jo të gjitha pyetjet në një intervistë pune bëhen në lidhje të drejtpërdrejtë më pozitën që synoni ta keni në një kompani dhe për të cilën po intervistoheni. Në rast se intervistuesit janë të interesuar të njohin çdo anë të kandidatit atëherë, ata do të bëjnë pyetje edhe më “personale”. Në kategorinë e këtyrë pyetjeve bën pjesë edhe pyetja në lidhje me hobet e kandidatit.

Ajo se çfarë duan të kuptojnë ata është nëse ai kanidanat i përshtatet kompanisë. Ata mund t’ju pyesin në lidhje më interesant dhe aktivitetet tuaja jashtë punës nëse vërtetë janë të interesuar për ju. Ata duan të dinë që ju keni një jetë jashtë punës, por që nuk do ta lini të ndërhyjë në aftësinë tuaj për të kryer detyrat, por jeni në gjendje të bëni një baraspeshim të punës dhe jetës personale.

Si të përgjigjeni?

Kur u përgjigjeni këtyre pyetjeve, si për çdo pyetje tjetër është mirë të jepni përgjigje të sinqerta, por detajet mund të ndikojnë negativisht në punë. Për shembull, nëse thoni që hobi juaj është të shkoni në çdo qytet që vajza juaj gjimnaziste interpreton, vetëm që ta përkrahni atë, atëherë kjo do të duket shqetësuese për shumë intervistues.

Përpara intervistës, bëni disa hulumtime në lidhje më atë kompani dhe shikoni se cilat nga interesat tuaja përputhen me kulturën e kompanisë. Shmangni përgjigjet që ju bëjnë të dukeni jo inetresante apo të papërshtatshme dhe mbani ato të shkurtëra!

Shembull: Një nga hobit e mia është palestra dhe e kam vërejtur që kompania juaj posedon edhe një palstër për punonjësit. Kjo është shumë tërheqëse për mua, jo vetëm që mund ta shfrytëzoj atë, por edhe të takoj dhe të njihem edhe me punonjës të tjerë atje.

Funksionon sepse: Ushtrimet dhe hobet që lidhen me fitnesin mund të demonstrojnë shëndetin, energjinë, gjallërinë dhe aftësinë për të menaxhuar stresin. Nëse një aplikant më i vjetër merret me palestër si një hobi, kjo mund të lehtësojë shqetësimin e një intervistuesi për moshën e aplikantit. Intervistuesi gjithashtu do të jetë i kënaqur të dëgjojë se jeni të interesuar të njihni kolegët tuaj, veçanërisht nëse organizata përqendrohet në ndërtimin e ekipit.

Po sikur të mos kem ndonjë hobi?

Nuk keni pse të shqetësoheni! Me shumë siguri që ka diçka në jetën tuaj që ju intereson dhe e bëni shpesh, edhe nëse nuk do ta quanit hobi. Në fakt në dsa raste kjo pyetjet mund edhe të formulohet ndryshe si “Çfarë bën për argëtim?”, apo “Çfarë bëni jashtë punës?” Pa e përdorur fare fjalën hobi.

Mos harroni që nuk keni pse të thoni me patjetër se hobi juaj është të bëni ndonjë kurs, apo të jeni pjesë e ndonjë trajnimi. Hobet mund të jenë aq të thjeshta sa leximi, ushtrimet fizike, shëtitjet për të eksploruar vende të reja apo edhe gatimi i ushqimeve.

Nëse kohëve të fundit nuk keni pasur kohë të lirë, është shumë në rregull që ta përmendni diçka që e keni bërë në të kaluarën, e që shpresoni që së shpejti do ta bëni. Apo ndoshta thjesht ju pëlqen të provoni gjëra të reja. Kurioziteti është një cilësi e vlerësuar nga intervistuesit.

Këshillat për përgjigje të mira

Parapërgatituni: Disa persona befasohen kur ju bëhen pyetje në lidhje me gjërat jashtë punës. Por mos lejoni më që kjo pyetje t’ju largojë nga “loja”. Mendoni pak dhe pastaj përgjigjuni siç do të përgjigjeshit në çdo pyetje tjetër të intervistës!

Mundohuni ta lidhni hobin me punën ose kompaninë: Nëse është e mundur, lidhni hobi tuaj me kompaninë ose punën. Kjo do të tregojë interesimin tuaj të thellë. Për shembull, nëse puna juaj kërkon që ju të bëni shumë shkrim dhe redaktim, ju mund të përmendni pasionin tuaj për leximin e romaneve ose shkrimin e tregimeve tuaja.

Shpjegoni se si e përshtatni hobin tuaj në jetën tuaj: Mos e emëroni vetëm një aktivitet si hobin tuaj dhe ta leni me kaq! Vazhdoni të shpejgoni se si e përfshini atë në jetën tuaj! Psh, nëse hobi juaj është kopshtaria, tregoni që keni një kopsht të vogël qoftë në shtëpi apo në lagjen tuaj dhe kaloni atje disa orë duke u kujdesur për të.

Shpjegoni pse e doni atë: Pas kësaj tregoni edhe pse e doni atë aktivitet. Ndoshta ju pëlqen kopshtaria sepse është shumë qetësuese, apo ju pëlqen të merreni me sporte ekipore sepse ju pëlqen të punoni edhe në ekipe. Duke shpjeguar pse ju pëlqen një aktivitet, do t'i jepni punëdhënësit tuaj një kuptim më të mirë se kush jeni dhe çfarë ju bën të veçoni diçka.

Mbajeni të shkurtër: Edhe pse është mirë ta zgjeroni përgjigjen, nuk është e nevojshme të mbani monolog prej 10 minutash, për bimën tuaj më të mirë dhe si jeni kujdesur për të, apo për pesë udhëtimet tuaja më të preferuara. Kjo pyetje nuk ka për qëllim të marrë gjithë kohën e intervistës.

Jini të sinqertë: Sigurohuni që hobi të cilin e përmendni të jetë ai që në të vërtetë e ndiqni! Nëse merrni vendin e punës, punëdhënësi mund ta mbajë mend se keni thënë që e doni futbollin dhe mund t'ju ftojë të bashkoheni në një ekip. Gjithashtu, jini të përgatitur për pyetjet vijuese! Nëse thoni se i doni filmat, intervistuesit mund t'ju pyesin se cili është filmi juaj i preferuar, ose filmi i fundit që keni parë në kinema.

Çfarë të mos thoni?

Mos flisni për hobi të diskutueshëm: Nëse hobi juaj tregon përkrahje për parti poltike apo zellshmëri fetare, mbajeni atë përvete! Kjo nuk përfshihet në interesimin e intervistuesit.

Jini të kujdesshëm rreth bisedave personale: Mos i nxirrni çështjet personale përveçse ato lidhen me hobet tuaja! Nuk është e nevojshme të flisni për çështje të vështira shëndetësore që shqetësojnë ju ose familjen tuaj gjatë intervistës tuaj. Mos i bëni pyetje personale intervistuesit! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC