8 PROFESIONET MË TË MIRA PËR NJERËZIT INTROVERTË

19 Shtator '19

8 PROFESIONET MË TË MIRA PËR NJERËZIT INTROVERTË
	 	 

Për dallim nga personat ekstrovertë të cilët përshkruhen si njerëz komunikativë dhe shumë të shoqërueshëm, introvertët kryesisht konsiderohen njerëz më të mbyllur në vete, më të turpshëm, më fjalëpak apo më përzgjedhës në shoqëri.  

Edhe në ambientet e punës, introvertët ka gjasa të paragjykohen sepse ndonjëherë mund të mos tregojnë shumë entuziazëm apo të mos bëjnë ndonjë përpjekje për të qenë më bashkëpunues - si të tillë cilësohen anti-social, e nganjëherë edhe të ngadalshëm.

Mirëpo, introvertët punën më të mirë e kryejnë duke qenë të pavarur dhe në qetësi, dhe pavarësisht teorive ata jo gjithmonë janë të turpshëm apo shumë të pashoqërueshëm. Personalitetet introverte kanë nevojë të mendojnë më shumë para se të flasin apo të nxjerrin ndonjë përfundim, kanë nevojë për më shumë përqëndrim dhe ndonjëherë edhe të rrinë vetëm për t’u mbushur me energji.

Introvertët mund të kenë karrierë të sukseshme në shumë profesione. KosovaJob ju sjellë disa nga punët më të mira që mund t’iu përshtaten njerëzve introvertë.

  • Kontabilistë. Ata janë të gatshëm të menaxhojnë shumë mirë të dhënat, raportet financiare, politikat e llogaritjes etj.
  • Psikologë. Introvertët janë gjithmonë të gatshëm për të dëgjuar pafund. Kësisoj, puna me njerëz të cilët mund të kenë probleme me depresion, me ankth, çrregullime në ushqim, autizëm apo në përgjithësi probleme mendore, është ideale për introvertët.
  • Krijues përmbajtjesh / shkrimtarë teknik. Introvertët konsiderohen shumë kreativë. Ata mund të jenë të aftë të krijojnë shkrime të stileve të ndryshme. Shkrimtarët teknik mund të përgatisin manuale, artikuj të ndryshëm, dokumente procedurale, etj.
  • Redaktorë. Të qenurit detajist, është një tjetër tipar i këtij personaliteti. Ata mund të jenë shumë të zotë në përmirësimin e gramatikës apo gabimeve në stilet e shkrimit dhe rregullimin e tyre para publikimit.
  • Dizajnerë grafik. Duke qenë më fjalëpak dhe kreativë, introvertët mund të arrijnë t’i komunikojnë shumë mirë idetë dhe të përcjellin mesazh nëpërmjet vizualizimeve, mjeteve të ndryshme digjitale si websiteve, aplikacioneve, posterëve etj.
  • Programerë dhe inxhinierë softuerësh. Introvertët e duan pavarësinë. Puna si programer i përshtatet një njeriu introvert. Ata mund menaxhojnë sigurinë dhe funksionimin e sistemeve të informacionit të një organizate. 
  • Bibliotekistë. Introvertët më se shpeshti përshkruhen edhe si libradashës. Kohën më cilësore e kalojnë duke lexuar libra të zhanreve të ndryshme. Prandaj, puna në bibliotekë do t’i përshtatej shumë mirë një introverti sepse ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë në gjetjen e librave dhe informacioneve si dhe të mbikqyrin më shumë kënaqësi aktivitetet apo ngjarjet në biblioteka.
  • Menaxherë të rrjeteve sociale. Një introvert mund të planifikojë, zhvillojë kampanja dhe të krijojë përmbajtje për rrjete sociale më mirë se të gjithë njerëzit e tjerë.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC